
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë sot për mediat një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan presion politik, persekutim personal dhe familjar në lidhje me çështjen “Buka Sh.a”. Ahmetaj akuzon prokurorinë se ka ndryshuar akuzat, ka fshehur prova dhe ka ndarë dosjen në mënyrë të njëanshme për të devijuar të vërtetën.
Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të sajuara dhe se me rivlerësimin e aseteve ka mbrojtur interesat e shtetit po aq sa të privatit.
“Të nderuar Gazetarë,
Këto dokumente që po ndaj me ju, do t’i ndaj edhe me media të tjera për t’i treguar kujtdo që është i interesuar se çfarë presioni politik, persekucioni personal, familjar po mbaj mbi supe.
Dokumentet që gjeni të atashuar në këtë email kanë të bëjnë me çështjen “Buka Sh.a” ku akuzohem për shpërdorim detyre.
Do të lutesha të lexonit me kujdes se si prokurori i cili në fillim më akuzonte që kam dëmtuar shtetin, e tërheq këtë akuzë për dëmtim të shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat përpara gjykatës për të mbrojtur personat e përfshirë në dosje, që nga telefona të caktuar t’i janë rikthyer, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten.
Që nga korriku i vitit 2022 kur kjo çështje u mor nga SPAK, në media dhe gjithandej përflitej që unë akuzohesha që kisha dëmtuar shtetin, kjo gjë u shkrua dhe në akuzë.
Ndërkohë në seancën e gjykimit paraprak prokurori tërheq akuzën e bërë nga vetë dora e tij e shkruar e zeza në të bardhë, se unë kam dëmtuar shtetin. “Është lapsus i imi…” deklaron. Është kjo qesharake Qesharake?? Është tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. “Ta ngarkojmë këtij se e ka kthyer i madhi në target”.
E dyta po ta shikoni në dokumentin e atashuar, ka një moment ku debati Prokuror-Avokat ka të bëjë mes ndarjes së kësaj çështje në dy pjesë, stil tashmë i konsoliduar në shumë herë i organit të akuzës për të devijuar të vërtetën. Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo çështje, prokurori e ka ndarë çështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dali panorama e të vërtetës e plotë duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me përgjegjësi ata që janë pjesë?
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Shtator17:06
Në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Kapshticë, dy të tjerë hetohen për kontrabandë dhe dokumente false
Tre persona janë ndaluar nga Policia Kufitare në Kapshticë për 3 vepra të ndryshme penale. Policia njofton se një 37-vjeç...
AKTUALITET
19 Shtator16:41
Aksidentet në minierat e Bulqizës nuk kanë të sosur, plagoset një 50 vjeçar
Një minator 50-vjeçar u aksidentua ditën e djeshme gjatë punës në një nga galeritë e kompanisë Albchrome në ...
AKTUALITET
19 Shtator16:38
Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ Air Albanias i humbet "vula", përfundon me avionë pa logo
Ismaili, Migjeni, Naimi, avionët të cilët dikur mbanin flamurin shqiptar të stampuar në trupin e tyre, janë zhdukur pa nam e nis...
AKTUALITET
19 Shtator16:31
Altin Dumani rendit problematikat e SPAK: Mungesë të theksuar stafi dhe infrastrukture
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani vuri theksin e llogaridhënia p&...
AKTUALITET
19 Shtator16:03
Abuzoi seksualisht prej 4 muajsh me vajzën e mitur të partneres, ndalohet 37-vjeçari në Elbasan
Një 37-vjeçar banues në Elbasan është ndaluar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeç...
AKTUALITET
19 Shtator15:59
Një vit pa Gerti Bogdanin, emocionon bashkëshortja Edlira Çepani
Bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani, ka publikuar një mesazh prekës në rrjete sociale teksa sot shënohet 1 vit nga nda...
AKTUALITET
19 Shtator15:48
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada jep njoftimin me rëndësi për tarifat
Ambasada Amerikane në vendin tonë ka publikuar një njoftim me rëndësi për qytetarët të cilët kanë aplikuar p...
AKTUALITET
19 Shtator15:18
Pa të gjithë atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, flet dëshmitari: Kur hymë në autostradë filluan të na qëllojnë
Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit ndaj Plerent Dervishajt dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit ndaj Arjan Ndojit d...
AKTUALITET
19 Shtator14:39
Edi Rama, si pronar i shtëpisë së budallenjve!
Nga Kim MehmetiProblemi i Shqipërisë nuk është tallja që Kryeministri ia bëri me ministren ‘Diella’, por pse atje...
AKTUALITET
19 Shtator13:59
Shkodër/ Gjendet pa jetë në banesë një shtetase amerikane, dyshimet e para
Një shtetase amerikane, 63 vjeçe, është gjetur pa shenja jete në banesë, mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
...