Berisha: Rama e sheh protestën e qytetarëve si Vaterlonë e tij, të largohet dhe të përballet me drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet ti...
Pas paralajmërimeve të shumta, dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome dhe emigr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
Edhe media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës më masive të qytetarëve dje, në ditën e 21-të të sa...
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...

Një rast i rrezikshëm për sigurinë rrugore është parandaluar në kohë nga Policia, pas një denoncimi të ardhur nga një qytetar në sallën operative të Cërrikut.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur sot, më 5 maj 2026, kur një qytetar ka sinjalizuar se shtetasi Sazan Gjolena, drejtues i një mjeti tip “Benz Sprinter” me targa AA198FR, i angazhuar në transportin e pasagjerëve dhe nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Belsh, po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, strukturat e Policisë kanë reaguar duke organizuar ndërhyrjen në bashkëpunim me patrullën e Postës së Policisë Belsh, në varësi të Komisariatit të Cërrikut. Si rezultat, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i mjetit në aksin rrugor Belsh–Gjolene.
Gjatë kontrollit, në mjet ndodheshin 13 nxënës të gjimnazit, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi Sazan Jashar Gjolena, i datëlindjes 20 korrik 1972, banues në fshatin Gjolene, bashkia Belsh, iu nënshtrua testit të alkoolit. Sipas Policisë, testi u krye në dy prova, ku e para rezultoi në nivelin 0.68 mg/l dhe e dyta 0.67 mg/l, duke konfirmuar se ai ishte në gjendje të dehur gjatë drejtimit të mjetit.
Në këto kushte, drejtuesi i mjetit u shoqërua menjëherë në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, Policia bëri të mundur që nxënësit të transportoheshin në mënyrë të sigurt me një mjet tjetër të transportit publik, duke shmangur çdo rrezik të mundshëm për jetën dhe shëndetin e tyre.
Autoritetet policore theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe bëjnë apel për denoncimin e çdo rasti që cenon sigurinë rrugore, veçanërisht kur bëhet fjalë për transportin e fëmijëve.
View this post on Instagram
Një reagim ka ardhur nga fëmijët e Nikoll Radaçit, të cilët kanë folur për Shqipëria Live pas tragjedisë s&e...
Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e sotme (5 maj) të pafajshëm Aulon Kalanë i cili ishte paditur për shpifje nga Kryetari i Ba...
Një ditë pas aksidentit tragjik mëngjesi i së hënës në lagjen nr. 15 të Durrësit ishte i heshtur. N&eum...
Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet në lokale dhe subjekte të ndryshme, duke zbuluar dy ambiente ku dyshohej se organizoheshin lojëra f...
Në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, u zhvilluan homazhe në nder të efektivëve të rënë në k...
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, si rezultat i kontrolleve finalizuan operacionin e koduar “Parandalimi 2&r...
Nikoll Radaçi ka përshkruar gjatë deklaratës së tij veprimet përpara se të aksidentonte për vdekje dy fëmij&eum...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Elbasan në afërsi të një banese private pran&eum...
Pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një tjetër u plagos, Agjencia e Mbikëqyr...
Arta Gecaj, avokatja kryesisht e shoferit që shkaktoi vdekjen e 2 të miturve dhe plagosjen e një tjetri, ka treguar detaje nga procesi gjyq&eum...