AKTUALITET

Dumani kërkoi shkarkimin, KPA lë në detyrë gjyqtarin e Tiranës

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 19:18
Dumani kërkoi shkarkimin, KPA lë në detyrë gjyqtarin e

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 15 dhjetor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Ashtu si Komisionerja Publike, Irena Nino, edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkoi shkarkimin e Pollozhanit, me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm për pasurisë pasi ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në këtë kriter. Ndërsa subjekti i kundërshtoi shkaqet, që sipas tij, janë ngritur për burimet e burimeve të pasurisë, të krijuara para martesës nga bashkëshortja e familja e saj. Po ashtu, pretendoi se kishte arritur të provonte burimet e ligjshme dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.

Gjatë shpalljes së vendimit, Kolegji paraqiti në mënyrë të përmbledhur argumentet, mbi të cilat u bazua konkluzioni për lënien në fuqi të konfirmimit të subjektit.

Lidhur me burimet e apartamentit të porositur nga bashkëshortja e prindërit e saj në vitin 2007 e të blerë nga ajo e subjekti në vitin 2012, Kolegji çmon se një pjesë e burimeve mbetën në nivel deklarativ dhe se nuk u vërtetua ligjshmëria e tyre. Për rrjedhojë, ka rezultuar pamundësi financiare për krijimin e asaj pasurie. Për të ardhurat nga shitja e bimëve medicinale, Kolegji vëren se Komisionerja Publike nuk ka ngritur shkak ankimi. Për këtë arsye, janë përfshirë në analizë pjesë e këtyre të ardhurave, që janë vërtetuar me dokumentacion të ligjshëm.

Trupi gjykues i Kolegjit ka konsideruar në vendimarrje faktin se prindërit kanë ushtruar aktivitetin tregtar, që vlerësohet se sygjerojnë për të ardhura më të larta se ato të provuara ligjërisht, duke afektuar analizën financiare e bërë të mundur pagesën e çmimit të apartamentit.

KPA konstaton se pavarësisht problemit të pamundësisë financiare, gjatë hetimit administrativ në Komision e gjykimit në Kolegj, nuk u ngritën dyshime për krijimin e këtyre të ardhurave nga aktivitete të kundërligjshme.

Në lidhje me gjendjen cash në vlerën 1 milion lekë të pasqyruar në deklaratën veting, Kolegji analizon shumën 4.4 milion lekë të kthyer bashkëshortëve Pollozhani nga shoqëria ndërtuese, si diferencë mes çmimit të paguar në kontratën e porosisë në 2007 dhe atij të shënuar në kontratën e shitblerjes në vitin 2012. KPA konstaton se Komisionerja Publike nuk e ka vendosur në dyshim përfitimin e kësaj shume, por vetëm ka kundërshtuar ekzistencën e saj si likujditet cash për shkak të mungesës së deklarimeve të subjektit në fund të vitit 2012.

Përderisa në ankim nuk është ngritur shkak për besueshmërinë e kthimit të shumës, Kolegji çmon se ankuesi ka humbur mundësinë për ngritjen e këtij shkaku, e nuk mund ti nënshtrohet gjykimit.

Subjekti e ka deklaruar kthimin e kësaj shumë në vitin 2011, si likujditet. Sipas Kolegjit, nuk rezulton që kjo vlerë të ishte depzituar në bankë, e për rrjedhojë çmohet se ka qenë cash. KPA vlerëson se edhe pse subjekti nuk e deklaruar sipas ligjit pakësimin e cash-it, ai ka bërë deklarim vetëm për atë pjesë që është ndryshuar forma e disponimit, nga likujditet cash, në bankar.

Sipas KPA, në kushtet kur subjekti nuk ka deklaruar shtesë të cash-it, trupi gjykues vlerëson se kjo shumë është disponuar dhe në fund të vitit 2012. Kolegji ka konsideruar se subjhekti nuk ka deklaruar në vite pakësimet e gjendjeve cash, por ka deklaruar përdorimin e tyre si burim për krijimin e pasurive apo shpenzimeve të kryera për tij. Përsa i përket deklarimit të burimit të krijimit, trupi gjykues vlerësoi se shuma prej 4.4 milionë lekësh, plotëson kushtet për t’u konsideruar si e ardhur e ligjshme. Për rrjedhojë, çmohet e ligjshme dhe vlera 1.4 milionë lekë, e mbetur cash.

Kjo shumë së bashku me likujditetet nga pagat, disponohen si cash në fund të vitit 2015, e për rrjedhojë konsiderohen të mjaftueshme për shpenzimet e mobilimit.

Mospërputhja në deklarimet në deklaratën veting për shpenzimet e mobilimit gjattë hetimit në KPK, në raport me deklarimet e subjektit në ILDKPKI në 2014, çmohet nga Kolegji se nuk kanë sjellë ndonjë pasojë. Për rrjedhojë, konstatohet se subjekti e bashkëshortja kanë pasur burime të ligjshme.

Në përfundim, KPA konstaton se problem mbetet vetëm psmundësia financiare për apartamentin e blerë nga bashkëshortja e prindërit e saj para martese, por kjo rrethanë çmohet e pamjaftueshme për të sjellë penalizim.

Në përfundim, Kolegji vendosi lënien në fuqi të konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ervin Pollozhani./BIRN 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan