Komenti pikant i Dea Mishel në postimin e Ramës
Influencerja e njohur Dea Mishel ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama përmes një komenti të bërë në një postim të k...
Influencerja e njohur Dea Mishel ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama përmes një komenti të bërë në një postim të k...
Trajneri i Japonisë, vlerëson mesfushorin Kamada pas fitores ndaj Tunizisë në Botëror.Japonia e shkatërroi Tunizinë 4-0 t&e...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas një postimi të një qytetareje nga Tetova lidhur me protestat kundë...
Nën vapën e fortë të Kansas City-t, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, po udhëheq me intensitet maksimal përgatitjet e...
Paratë në këtë vendin tonë nuk mjaftojnë asnjëherë, gjithmonë kur bëhet fjalë për ndërtime, i...
Protestës masive që po zhvillohet në kryeqytet po i bashkohen edhe shumë qytetarë nga rrethet. Një protestues i ardhur nga Vlor...
Protestës së zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Rama i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Kosova, të cilët ka...
Artikull i publikuar nga “Follow the Money”, përkthyer nga origjinali. Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, po zhvillon një resort ek...
Daja i aktorit Florian Binaj ka krijuar një poezi për shqiptarët e diasporës që i janë bashkuar protestës nga dita e djeshm...
Prej tre javësh, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash kundër projekteve për ndërtimin e re...
Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të shkurtit seancën e caktuar për të martën, ku do të shqyrtohej në themel padia e tyre kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e platformës sociale Tik-Tok në territorin e Shqipërisë.
“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në datën 15.12.2025, pasi mori në shqyrtim kërkesën për shtyrjen e seancës plenare publike, të paraqitur nga subjekti i interesuara Këshilli i Ministrave, ka vendosur pranimin e kërkesës, si dhe shtyrjen e seancës plenare publike për në datën 05.02.2026”- njoftoi kjo gjykatë.
Por data e seancës e caktuar nga GJK është shumë afër afatit të caktuar nga qeveria për pezullimin për një vit të përdorimit të kësaj platforme sociale, duke e bërë vendimmarrje, sipas organizatave, pothuaj të pavlefshëm
“Është tërësisht praktikë e paprecedentë nga ana e Këshillit të Ministrave një kërkesë e tillë. Kjo gjë në vetvete synon të “fusë në kurthë” Gjykatën në mënyrë që të afrohet sa më shumë afati zyrtar për rihapjen e TikTok”- i tha BIRN-it, Isa Myzyraj, kryetar I Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Myzyraj e quan vendimin e GJK-së “të çuditshëm” dhe të ngjashëm me mënyrën e funksionimit të gjykata të shkallës së parë, ku seancat shtyhen pafundësisht për “tekat” e palëve.
“Gjykata duhet ta shqyrtonte me përparësi sepse pretendimet kryesore janë pikërisht që është duke u shkelur e drejta e lirisë së shprehjes, por qartazi Gjykata po jep shembull negativ duke mos e shqyrtuar jo vetëm me përparësi, por edhe duke e shtyrë sepse ‘kërkon’ Këshillit i Ministrave”- thekson ai.
Edhe avokati i palës paditëse, Franc Terihati, e quan të paprecedentë shtyrjen aq të gjatë të seancës së shqyrtimit të çështjes, ndërkohë që sipas ligjit kjo gjykatë duhej të shprehej për çështjen brenda 3 muajsh.
“Padia jonë është bërë që në mars dhe nga momenti kur Kolegji i Gjyqtarëve vendosi të mos pranojë kërkesën për pezullimin e VKM-së nuk kemi asnjë veprim nga gjykata”.
Sipas tij, pavarësisht se kërkesa e Këshillit të Ministrave për shtyrje është juridikisht në rregull duket se ka një tentativë për zvarritje të procesit prej tyre.
Organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë duke e parë si precedent për akte të tjera të censurës në një vend me një qeveri autokratike.
Qeveria vendosi në 6 mars, 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Vendimi u pasua me një kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP) për kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend që të bllokojnë qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.
TikTok është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm.
Një arrestim është bërë për vrasjen e Fatos Cenajt 58-vjeçarit të vrarë me një plumb në kokë...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku n...
Grupi dyshohet për tre raste trafiku droge, me komunikime të koduara dhe pseudonime. Pako me drogë shënoheshin me kode të veça...
Nga Klodian Tomorri: Ndertuesi dhe maskoti Nje nga keta ndertuesit qe nderton kasolle larte e poshte neper Tirane, coi nje here nje reklame te vogel tek porta...
Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u godit&...
Ditën e nesërme më datë 16 dhjetor, ora 12:00 do të mbahet seanca gjyqësore për 16 personat, të cilët u arre...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku...
Eurodeputetët janë shqetësuar nga situata me mosmenaxhimin si duhet të mbetjeve. Rasti i transferimit në rrugë detare drejt Kroa...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsh&e...
Personi që shihni në foton e mësipërme është Gazmir Rraja, kushëri i Rrahman Rrajës dhe i dyshuar si pjesë e grup...