AKTUALITET

Durana ‘parajsa’ për sipërmarrës që kanë përfituar nga paratë publike

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 22:54
Durana ‘parajsa’ për sipërmarrës që kanë

Deri këtu, treguam sesi vetëm katër persona, që pjesë e dosjes së SPAK të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, pasi zhvatën afro 100 milionë euro para, kryesisht nga tenderat sekret të AKSHIT, u regjistruan tek DURANA me qëllimin e qartë, pastrimin e parave duke shmangur pagesën e taksave dhe detyrimete  tjera ndaj shtetit. Te DURANA janë regjistruar edhe kompani të tjera të themeluara rishtazi, por që pronarët e tyre janë gjithashtu klientë të qeverisë nga tendera publik apo grante për start upe.

SITS është kompania e fundit e regjistruar në parkun virtual DURANA. Kjo kompani është themeluar pak ditë më parë, në datën 20 janar 2026, me ortak shtetasin Alban Isteri dhe një shoqëri, e qaujtur ANALEMMA. Kapitali i kësaj shoqëri është gjiashtu 100 mijë lek, ndërsa objekt veprimtarie është fusha e teknologjisë së informacionit. Një prej ortakëve të kësaj kompanie, shtetasi Alban Isteri, rezulton ortak edhe në disa kompani të tjera, një prej tyre INFISSI IMPEX SERVICE. Kjo shoqëri midis vitit 2022 dhe 2023 ka përfituar rreth 220 mijë euro pagesa nga drejtoria e Doganave për likujdim TVSH-je. Gentian Zotaj, ka regjistruar tek DURANA kompaninë AIGENTICS, ecila ka gjithshtu si objekt fushën e Teknologjisë së Informacionit. Gentian Zotaj rezulton gjithashtu se është Ortak dhe në kompani të tjera. Një prej tyre është shoqëria E-FRUTZA e cila ka përfituar 93 mijë euro pagesa nga thesari, konkretisht nga Agjnecia Shtetërore për Mbështetjen e Startupeve.

Ndërsa Fludian Çuka rezulton pronar i kompanisë Mineral Plus, e para e themeluar në vitin 2016 dhe Quality And Care e themeluar në vitin 2021. Fludian Çuka dhe Rrezart Fshazi, rezultojnë gjithashtu se kanë punuar të paktën deri në vitin 2021 edhe si specialistë të lartë në Ministrinë e Mjedisit dhe të Turizmit. MAINTEX është një tjetër kompani e regjsitruar te DURANA në 12 dhjetor 2025. Pronar të saj janë shtetasit Marionel Ferrollari dhe Hans-Gert Ëittenschläger. Këta dy shtetas zotërojnë gjithashtu edhe një tjetër kompani në fushën e IT, RealCore Albania e cila ka përfituar likujdim faturash TVSH-je në masën e rreth 20 mijë eurove gajtë vitit 2025.

Arc Lab Sh.p.k    në pronësi të shtetasve Andi Haviari; Ermir dhe Thoma Papadhimitri është gjithshtu pjesë e DURANA. Vëllezërit Papadhimitr, zotërojnë edhe një kompani e quajtur ATIS, e cila gjishtu ka përfituar rreth 60 mijë euro rimbursim TVSH-je nga shteti.

Kumonetic shpk është një tjetër shoqëri, e regjistruar në DURANA TECH Park.   Kumonetic shpk është në pronësi të sthetases Jona Bojdani. Kjo e fundit rezulton se është gjithashtu pronare e kompanisë B Solutions. Sipas të dhënave nga thesari kjo shoqëri ka përfituar mbi 1.4 milionë euro pagesa nga tehsari në fushën e IT, nga istitucionet publike, ku përshihet Shkolla e Admiistratës Publike, Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Komisioni i Prokurimit Publik, etj. Ndërkohë, kjo shoqëri ka përfituar dhe rreth 400 mijë euro pagesa nga thesari gjatë periudhës 2015-2019, nga institucione të ndryshme në vend.

Prisma Pro shpk në pronësi të    Sokol Qeraxhiu dhe Xheni Kobuzi është një tjetër kompani e regjistruar në datën 2 tetor 2025 në DURANA. Ortakët e kësaj kompanie, rezultojnë gjithashtu se kanë në pronësi edhe kompani të tjera. Sokol Qeraxhiu rezulton se është aksioner edhe në të paktën 5 kompani. Një prej tyre është TETRA SOLUTIONS, ku ai zotëron 49% të aksioneve. Sipas të dhënave, kjo shoqëri ka përfituar rreth 37 mijë euro pagesa gjatë viteve të fundit nga thesari. Kineton LAB shpk në pronësi të shoqërisë Kineton S.r.l. - Societa Benefit dhe shtetasve Mario Kazazi dhe Xhino Kazazi është një tjetër kompani e regjistruar tek Durana. Shtetasit, që zotërojnë Kineto Lap, kanë gjithashtu në zotërim një tjetër kompani e quajtur Kineton Albania, e cila objekt veprimtarie ka fushën e teknologjisë së informacionit. Edhe kjo shoqëri ka përfituar rimbursim TVSH-je në vlerën e 67 mijë eurove nga institucionet shqiptare..

Sapience AI shpk është në pronësi të shoqërisë DigitSapiens e cila është themeluar nga Ariol Sollaku, ndërsa sot zotërohet nga një kompani e huaj LUTECH S.P.A. Kjo shoqëri ka përfituar plotë 100 mijë euro pagesa nga thesari, nga Agjencia Shtetërore për Mbështetjen e Start upve.  Kjo kompani ka kapital vetëm 100 mijë lekë.

Tride AI shpk është në pronësi të shtetases Lindjana Xhumari. Kjo e fundit zotëron edhe dy kompani të tjera, TEGERIA dhe OUTERLYNX. Nëpërmjet kompanisë së parë, TEGERIA, ajo ka përfituar 35 mijë euro grant për start up si shumë kompani të tjera. Dhe nëpërmjet kompanisë OUTERLYNX ka përfituar plotë 30 mijë euro grant gjithashtu për start up. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin objekt, fushën e teknologjisë së informacionit. Madje, kompania TEGERIA e themeluar në vitin 2018, rezulton me një aktivitet ekonomik të suksesshëm, që shkojnë në rreth 1 milionë euro vetëm në vitet 2019, 2020, dhe 2021. Pra një kompani kaq e sukseshme, duket se ka pasur nevojnë të pëfitojë grante nga Start upet e qeverisë, të cilat mund të shkonin për të rinj të tjerë që duan të ndërtojnë biznes në fushën e teknologjisë së informacionit.

ABINTECH shpk ka si aksioner kryesor BLESSED INVESTMENT, e cila zotërohet nga shtetasi  Besnik Leskaj. Kompania Blessed Investment, zotëron 70% të aksioneve të shoqërisë ABKONS, e cila ka përfituar rreth 3 milionë euro pagesa nga thesari nga viti 2019 e deri më sot. Kjo kompani është aksionere edhe në shoqëri të tjera si SPV Blue 1 dhe SPV BLUE 2, kompani të cilat nga qeveria kanë përfituar edhe licensa për ndërtim parqesh fotovolatike në fshatin TOpojë të Fierit, aty ku qeveria ka dhënë me dhjetëra licensa për ndërtim parqesh fotovoltaike edhe për njerëz të afërt të ministrave apo deputetëve socialistë.

Pra është e qartë deri këtu, se jo vetëm kompani që kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga AKSHI, por edhe kompani që kanë përfituar tendera me vlera më të vogla, grante apo që kanë biznese të lidhura që kanë marrë leje e koncensione, janë bërë pjesë e parkut teknologjik Durana për të shmangur pagesën e taksave dhe tatimin ndaj punonjësve. Ndërkohë, një pjesë e kompanive të regjistruara në DURANA, janë kompani të huaja, pa asnjë aktivitet në Shqipëri, që duket se do të përdorin këtë “parajsë” të vogël fiskale për të shmangur taksat dhe tatimet.

Është e qartë tashmë se qeveria, me preteksin e krijimit të një parku teknologjik për të krijuar lehtësia për kompanitë në fushën e IT, në fakt ka krijuar një parajsë fiskale për kompani që ushqehen me qindra milionë euro tendera publik. Vetëm 4 personazhet e Grupit të Strukturuar kriminal që kanë marrë afro 100 milionë euro tendera nga AKSHI, janë banorët e parë të Parkut Fantazmë, por lista e personave të lidhur me ta është edhe më e gjatë. E këta të fundit, publikisht garantojnë se janë ura lidhëse mes bizneseve të kësaj fushe dhe qeverisë, e këtë e përforcojnë me vlerësime nga Edi Rama dhe foto me Emanuel Macron, si dëshmia që skandali nuk ndalet vetëm në paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 28 Janar21:35

Aksident me vdekje në Tepelenë

Një aksident me një të vdekur është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, në aksin rural Tepelenë–Lo...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan