Nga Ola Xama
Durrës Yacht Marina u prezantua fillimisht si një nga investimet më të mëdha të huaja që do të realizoheshin në Shqipëri dhe se do të transformonte qytetin e Durrësit në epiqendër të turizimit të jahteve në Europë.
Kur kontrata me kompaninë private të familjes së Mohamed Alabbar u miratua në Kuvend, u kuptua qartë se ajo që ishte thënë nuk kishte lidhje me projektin që miratohej. Më shumë se sa marinë turistike (që planfikohet të ndërtohet në fund), portin më të rëndësishëm tregtar të vendit do e zëvendësonte një projekt masiv ndërtimi me pallate dhe hotele.
Me një ndryshim: financimi nuk do të ishte i kompanisë me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, por i blerësve.
Në planin e biznesit, kompania merrte përsipër të investonte vetëm 6.8% të projektit (3.4% kredi nga banka) dhe pjesa dërrmuese e parave do të sigurohej nga lidhja e kontratave të parashitjes. Toka ku ndërtohej dhe taksa në infrastrukturë ishin kontribut i shtetit shqiptar që ka 33% në kompaninë Durrës Marina.
Në fund, pasi investonte 80 milion euro para të saj, Eagle Hills Real Estate Development planfikonte të fitonte 572 milion euro, me një normë kthimi investimi 615%! Pasi propaganda se paratë që do të financonin Durrës Marina ishin investime të huaja ra, në publik u shit fabula se projekti do të ishte ndër më të mirët sa i takon punimeve inxhinierike dhe arkitekturës, pasi vinte të ndërtonte firma e një prej drejtuesve të Emaar Group, kompani që kishte ndërtuar Burj Kalifa, Marina Dubai, Dubai Mall etj. Tashmë dhe kjo fasadë ra.
Projektimi është bërë nga kompani shqiptare dhe ndërtimin po e bëjnë po ato. Nga 5 godina që po ngrihen, dy janë fundosur me disa centimetra dhe rrezikojnë prishjen. Nëse sheh bilancet e kompanisë Durrës Marina, mund të konstatosh shumë lehtë se vlera e punimeve për vitin 2023 dhe 2024 është 41 milion euro, nga të cilat investimi i kompanisë Eagle Hills është 7.4 milion euro. Shumica e punimeve janë financuar me paratë e kontratave të shitjes përmes të cilave janë mbledhur 36 milion euro.
Me këtë që ka ndodhur, investitori ka luajtuar bixhoz me lekët e klientëve (pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë)! Ky rrezik ka ardhur për shkak të modelit të financimit që kanë miratuar në kontratën e projektit deputetët e Kuvendit dhe që ndodh si fenomen në të gjithë tregun e ndërtimit në Shqipëri. Mbrojtja për konsumatorin është zero: ai jep paratë e financimit, merr përsipër çdo risk – ndërsa investitori që ka siguruar lejen e ndërtimit vjel fitimin! Por përveç kësaj, shifrat tregojnë se historia e projektit Durrës Marina nxjerr të humbur jo vetëm ata që kanë blerë apartamente, por të gjithë qytetarët shqiptarë.
Po prishet një pasuri që vlen qindra milion euro siç është Porti i Durrësit, me paratë e taksave të shqiptarëve po financohet një projekt tjetër që kushton 390 milion euro vetëm për Fazën e Parë, që t’i hapim rrugën investimit 13.3 milion euro (bashkë me kapitalin që ka shtuar në 2025-n) të kompanisë nga Dubai, Eagle Hills Real Estate! /Shteg.org
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Maj12:23
Reshje intensive edhe në orët në vijim. Tre qytetet që rrezikojnë përmbytje
Era e fortë dhe reshjet intensive kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit të Durrësit, duke krijuar vështirësi...
AKTUALITET
17 Maj12:03
Detaje të reja nga grabitja në Kamëz. Autorët u rrëzuan me motor gjatë arratisë. Zbardhet itinerari
Kamerat e sigurisë kanë zbuluar itenerarin e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz mesditën e së shtu...
AKTUALITET
17 Maj11:56
Alarm për eksploziv në Korçë, policia i afrohet makinës së dyshimtë. Detajet e para
Lagjja 18 në Korçë është rrethuar nga forcat e rendit pas dyshimeve për një mjet të dyshimtë të parkuar n&eu...
AKTUALITET
17 Maj11:23
EMRI-VIDEO/ Dalin pamjet nga momenti kur 44-vjeçari i dehur përplas me makinë patrullën e policisë në Durrës
Këto janë pamjet nga momenti kur 44-vjeçari i dehur në Durrës përplas me makinë mjetin e patrullës së policis&eum...
AKTUALITET
17 Maj11:22
Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në aksin rrugor Gramsh-Kukur, një segment problematik prej vitesh p...
AKTUALITET
17 Maj10:41
Nga SPAK-u në ekran: si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion
Ish drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, u shfaq të enjten në prime...
AKTUALITET
17 Maj10:12
Nga Safet Bajri, ‘Princi Damian', Tur Burrelsi deri te Gaxhai/ Dalin emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’ në takime intime në burgje!
Publikohen emrat e të fortëve në burgje, që bëjnë takime “speciale” me vajzat e showbiz-it.
Gazetari Flamur Vezaj ka ...
AKTUALITET
17 Maj09:51
Digjen 3 makina në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Tre makina janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiran&eu...
AKTUALITET
17 Maj09:42
U kap pas 30 viteve! Detaje nga arrestimi i Sokol Hoxhës, i akuzuar për tri vrasje. Si arriti të fshihej në Britani e SHBA
Një shqiptar i dënuar për tre vrasje, i cili kishte arritur të siguronte azil dhe më pas shtetësi britanike duke përdorur ide...
AKTUALITET
17 Maj09:22
Aksion blic në burgun e Lushnjes
Një aksion blic po zhvillohet këtë të diel në burgun e sigurisë së ulët në Kosovë të Madhe, në Lushn...