“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Ish drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, u shfaq të enjten në prime-time në televizionin kombëtar Top-Channel ndërsa përballet me akuzat e prokurorisë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj në manipulimin e tenderave të kësaj agjencie.
Hetimi i thelluar i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, tregon se si fondet e AKSHI-it devijoheshin drejt xhepave të Karçanajt dhe biznesmenit kontravers Ergys Agasi përmes kontratave fiktive, zhvatjes, kutive të verës të mbushura me cash dhe personave anonimë për të mbuluar pronësinë.
Por, Karçanaj përdori 45 minutata e saj live në platformën mediatike për të bërë një apologji pa u përballur realisht me gjithë akuzat penale që ndodhen në dosjen hetimore të prokurorisë.
Asaj iu dha mundësia të bëjë një rrëfim personal dhe emocional se si i kishte përjetuar akuzat e drejtësisë sesa ballafaqimi me këto akuza, duke e zhvendosur narrativën publike nga pyetja se çfarë ka ndodhur me fondet publike nën drejtimin e saj në agjenci tek tentativa për të provokuar keqardhje në publik.
Ky nuk është një rast i veçuar kur mediat shqiptare përdoren nga të akuzuarit e drejtësisë për të bërë lavazh publik ndaj akuzave që janë ngritur ndaj tyre ose dhe për udhëhequr fushata PR-i në mbrojtje të tyre, aspekt që konsiderohet si cënim i lirisë së medias.
Që prej arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza penale për korrupsion e pastrim parash, janë ndërmarrë një sërë operacionesh mediatike për paraqitur atë si viktimë e një sistemi drejtësie apo një komploti politik dhe deri tek aktet teatrale në sallën e gjyqit.
Fenomeni i përdorimit të mediave për ‘pastrim imazhi’ nga të akuzuarit e drejtësisë, konsiderohet nga gazetarët dhe ekspertët e komunikimit, pasojë e marrëdhënies që grupet mediatike në vend kanë me politikën dhe kryesisht me qeverinë dhe rastet e tilla rrëzojnë propagandën e Kryeministrit për lirinë e medias në vend.
“Pothuajse të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare, po ashtu të DASH dhe BE-së flasin për një sistem mediatik ku pronarët e TV kryesore që ushqehen me para publike ushtrojnë trysni dhe censurë mbi gazetarët”, tha për BIRN, Andi Bushati, botues i medias online Lapsi.al.
Pavarësisht se Kryeministri Rama e ka kundërshtuar këtë duke servirur statistika të dyshimta për ndarjen e kohës televizive mes tij dhe opozitës për të argumentuar se Shqipëria është një vend me media të lira, sipas Bushatit, “në fakt liria e medias nuk është çështje përqindjesh, por mundësi për të ushtruar i pavarur profesionin, për të bërë investigime dhe për të kërkuar të vërtetën”.
Në këtë këndvështrim, shton ai, “flakja tej e parimeve bazike të gazetarisë, për t’i shërbyer bashkëpunëtorëve të kryeministrit që dyshohen nga drejtësia si të korruptuar është rasti më flagrant që hedh poshtë propagandën për lirinë e mediave në Shqipëri”.
Duke komentuar intervistën e Karçanajt, Bushati vlerëson se “ajo ftohet në ekranin më të madh të vendit, i bëhet një orë intervistë për t’u shplarë, duke mos iu bërë asnjë nga pyetjet për të cilat akuzohet realisht”.
Në të njëjtën model, shton ai, “janë krijuar qindra kronika dhe artikuj për çështje krejtësisht pa lidhje me thelbin e dosjes korruptive kundër Erion Veliajt, që tentojnë një mbrojte të tërthortë të tij, pa folur për akuzat konkrete. E njëjta strategji mediatike e komanduar dallohet edhe për rastin e Belinda Ballukut”.
E njëjta strategji shërben, sipas Bushatit, edhe kur organizohen emisione teorike nëse drejtësia ka tagrin për të pezulluar një ministër, nëse kemi të bëjmë me ndërhyrje të kompetencave të pushtetit gjyqësor tek ai ekzekutiv, por pothuajse asnjë emision nuk diskuton për mënyrën se si paracaktoheshin tenderat dhe dhuroheshin qindra miliona euro në infrastrukturë.
“Pra teknologjia është e njëjtë: që mediat ti shërbejnë sa më mirë pushtetit duhet prodhuar shumë zhurmë e kotë, për të mbuluar të vërteta të thjeshta, që kanë dalë nga hetimet”, thekson ai.
Edhe për Erlis Çelën, pedagog i Komunikimit, përdorimi i mediave si platforma për mbrojtjen publike të personave të akuzuar nga SPAK është një fenomen që cenon misionin e medias për të raportuar ngjarjet në interes të publikut dhe tregon një problem më të gjerë të marrëdhënies mes politikës, medias dhe drejtësisë në Shqipëri, ku beteja për perceptimin publik po bëhet pothuajse po aq e rëndësishme sa vetë beteja ligjore në institucionet e drejtësisë.
Çela beson se kjo dukuri lidhet me një problem kronik të medias shqiptare, i cili ka të bëjë me strukturën e pronësisë së medias dhe mungesën e transparencës.
“Për sa kohë që jetojmë në një realitet ku grupet mediatike kanë marrëdhënie jo transparente me politikën, dhe veçanërisht me qeverinë, ndërkohë që angazhohen në tendera me para publike, do të jetë e vështirë të kërkojmë integritet profesional dhe vëmendje të vërtetë ndaj interesit publik”, i tha ai BIRN-it.
Sipas Çelës, në një shoqëri demokratike, çdo individ ka të drejtën e prezumimit të pafajësisë dhe të drejtën për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve, por “problemi lind kur hapësira mediatike shndërrohet nga një instrument informimi publik në një mekanizëm presioni, ndikimi apo relativizimi të proceseve hetimore dhe gjyqësore”.
Në këtë kontekst ai thotë se në shumë raste vihet re se komunikimi publik i personave nën hetim apo i përfaqësuesve të tyre nuk synon vetëm sqarimin e opinionit publik, por edhe ndërtimin e narrativave që delegjitimojnë veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë, sulmojnë prokurorët apo krijojnë perceptimin se procesi penal është politik, selektiv ose i manipuluar.
“Kjo krijon një sfidë serioze për etikën mediatike, sepse media rrezikon të përdoret si instrument i strategjive të komunikimit të krizës nga persona apo grupe të ndryshme”, përfundon ai. /Reportera.al
Publikohen emrat e të fortëve në burgje, që bëjnë takime “speciale” me vajzat e showbiz-it. Gazetari Flamur Vezaj ka ...
Tre makina janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiran&eu...
Një shqiptar i dënuar për tre vrasje, i cili kishte arritur të siguronte azil dhe më pas shtetësi britanike duke përdorur ide...
Një aksion blic po zhvillohet këtë të diel në burgun e sigurisë së ulët në Kosovë të Madhe, në Lushn...
Nuk kanë të sosur “bishat” e dehur në rrugët e Durrësit. Një 44-vjeçar në gjendje të dehur në p...
Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas! Ndiqeni emisionin e plotë, në videon e mëposhtme ...
Rrëshqitje gurësh është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën nacionale Burrel-Skuraj. Reshjet e shiut k...
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një adoleshenti shqiptar në Itali mbrëmjen e së premtes. Viktima është identi...
Një funksionar i lartë i Tatimeve të Tiranës ka rënë në rrjetën e Prokurisë së Posaçme si person ky&c...
Gjykata e Durrësit vijon të funksionojë në kushte alarmante infrastrukture dhe sigurie, pavarësisht rritjes së volumit të &cc...