"Shqipëria nuk shitet"/ Nis protesta e pestë për Zvërnecin, qytetarët: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...

10 vjet reformë në drejtësi në Shqipëri – Vrasja e një gjyqtari më 2025 nxjerr në pah një sistem në të cilin drejtësia mund të zvarritet me dekada.
Është ora 15:40 e datës 6 tetor 2025. Në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, një gjyqtar po lexon vendimin e radhës. Disa sekonda më pas, në sallë dëgjohen tri të shtëna. Plumbat godasin gjyqtarin. Njerëzit largohen me vrap, mes panikut dhe kaosit.
Astrit Kalaja, 62 vjeç, humb jetën pak më vonë nga plagët e marra.
Vendimi që po lexohej lidhej me një konflikt pronësie prej vitit 1992 — një çështje që kishte kaluar për më shumë se tri dekada nëpër dyert e gjykatave shqiptare, pa gjetur kurrë një zgjidhje përfundimtare.
Autori i të shtënave ishte 30-vjeçari Elvis Shkambi. Sipas policisë, ai hapi zjarr pasi vendimi i gjykatës nuk ishte në favor të familjes së tij. Vetë Shkambi e përshkroi vendimin si “skandaloz” dhe veprimin e tij si rezultat të padrejtësisë së lidhur me pronën e tij familjare.
Vrasja ndodhi në prag të 10 -vjetorit të reformës në drejtësi, një proces i shpallur si historik, me synimin për të rindërtuar besimin e publikut dhe për të luftuar korrupsionin në sistemin gjyqësor.
Në korrik të vitit 2016, Shqipëria nisi reformën juridike më radikale në historinë e saj. Më 22 korrik, të 140 deputetët e Kuvendit votuan njëzëri ndryshimet kushtetuese që do të formësonin reformën në drejtësi — një konsensus i rrallë politik, i mbështetur fuqishëm nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në zemër të reformës qëndronte “procesi i vettingut”, pra një rivlerësim i thelluar i pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale të çdo gjyqtari dhe prokurori në vend.
“Orët për gjykatësit e prokurorët e korruptuar janë të numëruara. Ata do t’i fshijë nga sistemi i drejtësisë fshesa e vettingut” – deklaronte në atë kohë kryeministri Edi Rama.
“Kjo reformë ishte e para e këtij lloji në botë” – thotë Alban Koçi, pedagog i së drejtës në Universitetin e Tiranës. “Ajo u konceptua që t’i shërbente qytetarit, për ta mbrojtur nga korrupsioni, për t’i rikthyer dinjitetin gjyqtarit dhe për të rindërtuar besimin në sistemin e drejtësisë” – i tha ai DW.
Por shtrirja dhe shpejtësia e reformës zbuluan shpejt kufijtë e një sistemi që nuk mund ta përballonte një ndryshim kaq rrënjësor.
Nga pastrimi – në kolaps
Reforma në drejtësi e ndryshoi rrënjësisht strukturën e sistemit gjyqësor. Procesi i vettingut i largoi gjyqtarët dhe prokurorët me një ritëm më të shpejtë sesa sistemi ishte në gjendje t’i zëvendësonte: rreth 65% e tyre u përjashtuan në vetëm pesë vjet.
Ndërsa vettingu u ngjit në hierarkinë e drejtësisë, reforma paralizoi institucionet më të larta të vendit, duke e lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë për gati dy vjet. Paralelisht, miratimi i hartës së re gjyqësore çoi në mbylljen ose bashkimin e 20 gjykatave në të gjithë vendin.
Efekti që krijoi ishte një sistem që funksiononte me kapacitete ndjeshëm të reduktuara. Sipas raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2024, Shqipëria ka vetëm 9.8 gjyqtarë për 100 mijë banorë, afërsisht gjysma e mesatares evropiane.
Sipas Alban Koçit, standardet evropiane u aplikuan mbi një sistem drejtësie që nuk ishte i përgatitur t’i përballonte ato.
Ndërsa stoku i çështjeve të pazgjidhura rritej, pasojat e reformës u bënë gjithnjë e më të dukshme.
Vetëm në Gjykatën e Apelit, mbi 45,800 çështje janë bartur që prej vitit 2017. Aktualisht, kjo gjykatë funksionon me rreth 40 gjyqtarë — pak më shumë se gjysma e 78 vendeve të parashikuara në strukturën e saj zyrtare.
Për qytetarët, kjo përkthehet në vite pritjeje. “Harta e re gjyqësore ia transferoi barrën qytetarit”- shton Koçi. “Nëse dikur një çështje zgjidhej për tre vjet, sot mesatarja ka shkuar në 15 vjet.”
Drejtësia përtej syrit të medias
Prej vitesh, kamerat e televizioneve qëndrojnë përpara SPAK-ut — Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Hetimet ndaj figurave të larta politike janë shndërruar në simbol të premtimit të reformës në drejtësi për llogaridhënie në majat e pushtetit.
Por realiteti i sistemit shtrihet përtej këtij fokusi mediatik. SPAK trajton rreth 3% të të gjitha çështjeve penale, të përqendruara te korrupsioni i nivelit të lartë dhe krimi i organizuar.
97% e mbetura, si konfliktet civile, çështjet familjare, ankimet administrative dhe veprat penale të përditshme, mbeten në duart e gjykatave të zakonshme, aty ku vonesat, mungesa e burimeve dhe mbingarkesa janë bërë normë.
“Qëllimi i reformës duhet të jetë drejtësia e dhënë te qytetari” – thekson pedagogu Koçi.
Presion i vazhdueshëm në gjykatat shqiptare
Vetëm pak metra larg selisë moderne të SPAK-ut, shfaqet një tjetër realitet.
Seksioni Penal i Gjykatës së Tiranës ndodhet në një godinë që dikur shërbente si fjetore për forcat speciale të policisë. E përshtatur për përdorim gjyqësor në vitin 2010, ajo nuk u projektua për të përballuar ngarkesën e gjykatës penale më të frekuentuar në vend.
Gerd Hoxha, i cili ka shërbyer për 23 vjet në këtë gjykatë dhe aktualisht është zëvendëskryetar i saj, si edhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve, e përshkruan sistemin si një strukturë që funksionon nën presion të vazhdueshëm.
“Gjykata ku unë punoj ka sot mungesë të personelit të sigurisë dhe të sekretarëve gjyqësorë”- i tha Hoxha DW-së. “Kam kërkuar vazhdimisht shtimin e stafit, përfshirë të paktën 80 ndihmës ligjorë për të mbështetur punën e gjykatës”.
Kushtet e punës janë shndërruar gjithashtu në një çështje ligjore dhe politike. Gjyqtarët i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se vendimet për pagat dhe kushtet e punësimit nuk janë zbatuar siç duhet.
Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë publikisht kërkesat e tyre, me deklaratën, se paga e gjyqtarëve tashmë e tejkalon atë të homologëve në disa vende fqinje.
Sipas gjyqtarëve, kjo retorikë publike e rëndon edhe më tej një klimë tashmë të tensionuar.
“Një gjyqtar që nuk ndihet i sigurt nuk mund të punojë i qetë” – shton Gerd Hoxha. “Dhe një gjyqtar që nuk mund të punojë i qetë, nuk mund të japë drejtësi cilësore.”
Qytetarët në fund të zinxhirit të drejtësisë
Për shumicën e qytetarëve, reforma në drejtësi nuk përjetohet përmes rasteve të mëdha të korrupsionit, por në sallat e gjykatave të zakonshme, ku zgjidhen konfliktet e përditshme.
Sipas Gerd Hoxhës, një gjyqtar mund të përballet me deri në 1,000 vendime në vit, një ngarkesë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë së drejtësisë.
“Nën një presion të tillë, gjyqtarët detyrohen të vendosin prioritete, duke u dhënë përparësi atyre çështjeve që konsiderohen më urgjente për komunitetin” – thotë Hoxha.
Reforma në drejtësi përbën prej më shumë se një dekade një shtyllë qendrore në ambicien e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Ndërsa ajo është vlerësuar për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Brukseli thekson se besueshmëria e saj varet nga zbatimi efektiv, siguria juridike dhe një sistem gjyqësor që funksionon plotësisht dhe në mënyrë të pavarur.
Për të lehtësuar barrën mbi gjykatat, pedagogu Koçi propozon dy masa. “Së pari, mendoj se duhet rikthyer harta e vjetër gjyqësore” – i tha ai DW-së. “Së dyti, duhet të krijohen trupa të përkohshme gjyqësore për të përballuar stokun e dosjeve.”
Hoxha sugjeron një qasje tjetër. “Procesi i rekrutimit të magjistratëve ka probleme serioze dhe duhet ndryshuar,” thotë ai. “Një zgjidhje do të ishte që magjistratët e vitit të tretë të fillojnë ushtrimin e funksioneve gjyqësore nën mbikëqyrjen e një gjyqtari me përvojë”.
Për Alban Koçin, reforma e nisur një dekadë më parë ngriti pritshmëri të mëdha, por pa arritur të garantojë siguri juridike.
“Ajo u ka dhënë qytetarëve shpresë, por jo garanci,” thotë ai. “Kur një zgjidhje ligjore kërkon trefishin e kohës krahasuar me përpara, atëherë drejtësia e djeshme ishte, në praktikë, më efikase.”
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nxori në pah një sistem në të cilin drejtësia mund të zvarritet me dekada.
“Në këto kushte” – thotë Koçi, “kuptimi i një parimi të vjetër juridik bëhet i pashmangshëm: drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.”/ DW
Prokurorët e dosjes “Veliaj”, Altin Dumani dhe Olsi Dado kanë pranuar zyrtarisht se në hetimet për çështjen e krye...
Dy persona, të afërm me njëri tjetrin janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishin përshtatur ambientet e banesës s&eu...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Shqipëria renditet mes vendeve ku shumica e qytetarëve kanë ekonominë si problemin kryesor kombëtar. Sipas një studimi të f...
Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos heqë pezullimin për procedurën “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit t&eum...
Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po jep gjithnjë e më shumë karta blu, që është një leje pune d...
Një gabim në adresë dhe një rrjedhje e padukshme monoksidi karboni (gaz helmues) çuan në tragjedinë e rëndë q&e...
Petro Poga u lind në vitin 1850, në Erind të Gjirokastrës, ku edhe ndoqi mësimet e para. Më pas shkollohet në gjimnazin &ld...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Një 41-vjeçar shqiptar nga Antwerp u dënua për kultivim kanabisi në një shtëpi në Herentals. Dy të tjerë jan...