Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Eksperti i sigurisë ushqimore, Granit Sokoli, në intervistë në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, e cilësoi çështjen e arsenikut në bukë si problemin më të rëndë dhe më shqetësues, duke kërkuar hetim të thellë institucional dhe gjurmueshmëri të plotë të burimit të ndotjes.
Sipas tij, ende nuk dihet nëse arseniku vjen nga gruri, drithërat e tjera apo nga uji i përdorur në procesin e prodhimit, por në çdo rast Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhej të ishte në alarm maksimal që në orët e para, me kontrolle intensive dhe marrje mostrash në furrat e bukës.
Sokoli theksoi se, ndryshe nga arseniku, debatet për ngjyruesit në bukë shpesh keqinterpretohen, pasi ndryshimi i ngjyrës lidhet kryesisht me procesin e pjekjes dhe përpunimin e miellit, ndërsa industria e përpunimit të miellit në Shqipëri, në përgjithësi, funksionon mirë. Megjithatë, ai ngriti shqetësime për nivelin e proteinave, duke e konsideruar këtë një tjetër problem real që kërkon vëmendje serioze.
GRANIT SOKOLI: "Shiko, duhen ndarë dy gjëra. E para e rëndë dhe e frikshme është çështja e arsenikut, e cila patjetër që e do një hetim të thellë nga institucionet tona, për të ndjekur një gjurmueshmëri të të gjithë problemit, për të arritur në problem. Sepse siç e tha dhe doktori, duhet, nuk e di nëse ka ardhur nga gruri, nëse ka ardhur nga, ku di unë, theka, elbi, nëse ka ardhur nga uji, që përdor edhe furra e bukës. Dhe këto në fakt, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që dje duhet të ishte në një alert. Tani unë kam dyshimet e mia për shumëçka, sepse kur ti do të nxjerrësh diçka, një lajm, duhet të, është si puna e të verifikuarit të të shumë burimeve. Unë kur kam analizuar bukën para disa vitesh, unë e kam analizuar vetëm për proteina në fakt. Kam marrë edhe bukën produkt, edhe miellin. Pra për të treguar se ku qëndron problemi, është në miell apo tek përpunimi pastaj në furrë.
Se miellin mund ta kesh shumë të mirë, ta prish furra. Por unë kam analizuar dhe çështja e mostrave përfaqësuese është absolutisht shumë e rëndësishme.
Megjithatë, shqetësim është çështja e arsenikut, shqetësimi më i madh, kuptohet, është çështja e arsenikut dhe patjetër AKU do të ishte në këmbë që dje në orën 8:00 të mëngjesit apo mos kishte ndaluar as natën me një kontroll të paktën të madh në furrat e bukës, me marrje mostrash, kampionesh, pra analiza e të tjera. Çështja e proteinave pastaj dhe e fibrave dhe e ngjyruesve është diçka që unë e shoh pak ndryshe.
Së pari, me sa e njoh unë këtë fushë dhe këtë industrinë e përpunimit të të miellit apo prodhimin e bukës, gjykoj që përveç rasteve që mund të jenë patjetër sporadike, që mund të përdorin ngjyrues, gjykoj që nuk përdoret ngjyrues në bukë. Sepse e para nuk ka arsye. Kryesisht prodhuesit tanë të të miellit, miellin integral e bëjnë ose me një përpunim shumë të ulët të grurit, pra që ngelet mielli i zi, që e themi i zi, ose me me elb ushqimor. Me elb ushqimor i cili jep ngjyrën.
Por, në të gjitha, në qoftë se i referohemi mënyrës se si analizohen çështjet e ngjyruesve, unë nuk kam, nuk jam i prirur të gjykoj emisionet e kolegëve, absolutisht janë të nderuara, të respektuara, por edhe bukën e bardhë, më të bardhën e mundshme, që do ta fusësh në ujë, për sa kohë rri në 220 gradë pjekje, për disa minuta, nuk e di se sa rri, të paktën gjysmë ore, ne e shohim që ajo merr një ngjyrë, koret e saj marrin një ngjyrë si të verdhë, kafe, herë më të errët, herë më të hapur. Dhe të gjitha këto lëshojnë, në qoftë se i fusim në ujë lëshojnë, lëshojnë pra një ngjyrë.
Kjo nuk është e thënë që është me patjetër ngjyrues. Dhe ne përgjithësisht prodhimin, industrinë e përpunimit të të miellit e kemi absolutisht mirë. Kemi shumë furra të mira siç kemi edhe jo, jo cilësore, jo të mira, jo me standarde. Por kemi një problem tjetër, me proteinat të paktën, me proteinat."
Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme në Portin e Durrësit. Mëso...
Një tragjedi e përmasave të mëdha ka ndodhur në Itali, ku një familje shqiptare është shuar për shkak të rrj...
Avioni privat i Jeffrey Epstein para 8 viteve kishte ateruar në Aeroportin e Tiranës. Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në emisionin ...
10 vjet reformë në drejtësi në Shqipëri – Vrasja e një gjyqtari më 2025 nxjerr në pah një sistem n&eu...
Prokurorët e dosjes “Veliaj”, Altin Dumani dhe Olsi Dado kanë pranuar zyrtarisht se në hetimet për çështjen e krye...
Dy persona, të afërm me njëri tjetrin janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishin përshtatur ambientet e banesës s&eu...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Shqipëria renditet mes vendeve ku shumica e qytetarëve kanë ekonominë si problemin kryesor kombëtar. Sipas një studimi të f...
Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos heqë pezullimin për procedurën “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit t&eum...
Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po jep gjithnjë e më shumë karta blu, që është një leje pune d...