
TIRANË- Dy persona janë në arrati nga grupi i Edmond Haxhisë, i formuar për të vrarë biznesmenin Ardian Nikulajn. Autori i krimit (Ruben Saraiva) dhe personi që ka luajtur rolin e informatorit ende nuk janë lokalizuar e madje as nuk dihet vendndodhja e tyre. Edmond Haxhia, i konsideruar si porositësi për ta kryer atë krim të rëndë dhe tre britanikë, mes tyre një vajzë, janë në pritje të përkthimit të dokumentacionit që është përpiluar kundër tyre nga autoritetet tona. Afati është deri me 5 maj, ndërkohë që në lidhje me shtetasin portugez po punohet edhe me palën greke për ta sjellë në pranga.
Nga grupi hetimor kanë dalë të dhëna se Edmond Haxhia, edhe më herët ai kishte tentuar me oferta vrasësish edhe në Fushë-Krujë, madje thotë policia se ai iu kishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur futboll me të afërm të familjes Nikulaj.
Autoritetet shqiptare po plotësojnë dosjen në ngarkim të këtyre personave për të bërë të mundur sjelljen e tyre para drejtësisë sonë, pasi ata akuzohen për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë kohëve të fundit. Sipas të dhënave Prokuroria ka një mori pamjesh filmike, që janë edhe arma më e fortë e pranisë së tyre në skenën e krimit, prova shkencore, fakte dhe një sërë shkresash të identifikimit të momenteve kur kanë hyrë dhe dalë nga vendi jonë të gjithë protagonistët, përfshirë edhe dy të kërkuarit, që sipas policisë janë autori i vrasjes dhe informatori që është gjendur në hotelin e viktimës.
Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin. /Dosja.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
30 Prill22:37
Prisnin të deportoheshin, shqiptarët arratisen nga kampi në Angli
13 kriminelë të huaj, mes tyre 7 shqiptarë janë arratisur nga një kamp emigracioni në Angli.
Mediat angleze bëjnë me ...
AKTUALITET
30 Prill19:41
Arrestimi i shqiptarit bën “bujë” në mediat e huaja! Dailymail: Shqiptarët, kontingjenti më i madh i të burgosurve të huaj në Britani
BRITANI E MADHE- Arrestimi i Fatmir Limanit ështe bërë sërisht kryefjalë në mediat britanike. Ashtu si Dosja.al raportoi, L...
AKTUALITET
30 Prill16:00
VIDEO- Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në lokal, dy të plagosur
VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në nj&...
AKTUALITET
30 Prill10:00
Shqiptarja “e pafuqishme” përballë ligjeve britanike, 45-vjeçarja: Fëmijët nuk hanë ushqimin që na ofrohet, s'na lejohet të hapim dritaret
BRITANI E MADHE- Shqiptarja e quajtur Hyrje, që jeton në hotel thotë se dy fëmijët e saj nuk duan të hanë, sepse ushqimi nu...
AKTUALITET
30 Prill08:00
Prodhimi vendas në rrezik nga rritja e kostove, pagave, konkurrencës nga importi dhe emigracionit
Prodhuesit përsërisin shqetësimin se nga rritja e kostove, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para, që ...
AKTUALITET
29 Prill22:00
Detajet, e shkuara kriminale e Harry Simpson. Vëzhgoi Ardian Nikulajn
Vijon të mbetet në arrati Harry Simpson, një prej pesë anglezëve të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt. Simpson kis...
AKTUALITET
29 Prill18:13
U kapën në “shtëpi bari”, vihen në pranga 4 shqiptarë në Gjermani
4 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi u kapën në një ‘shtëpi bari’. Mediat shkruajnë se shqipt...
AKTUALITET
29 Prill17:00
Ishte duke hapur lokalin e tij, plagoset me thikë 42-vjeçari shqiptar në Itali. Rëndë në spital
Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi në Monteçhio Maggiore këtë t&eum...
AKTUALITET
29 Prill16:20
Aksident afër Pyllit të Sodës në Vlorë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, një i plagosur
Një aksident është regjistruar sot në afërsi të Pyllit të Sodës në qytetin e Vlorës. Mësohet se një...
AKTUALITET
29 Prill15:58
Arrestohet në Angli vajza e përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt
Policia e Shtetit njoftoi se në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ...