Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta të plota. Në vitin 2024, rreth 48.2 mijë shtetas shqiptarë morën shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.
Marrja e shtetësisë është procesi përmes të cilit një person bëhet ligjërisht qytetar i një shteti, duke fituar të drejta dhe detyrime ndaj tij, që më pas mundëson dhe marrjen e pasaportës së vendit përkatës.
Në krahasim me 2023-n, shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga një vend i BE-së janë rritur me 8.1%. në tre vitet e fundit, BE ka dhënë mesatarisht 44-45 mijë shtetësi në vit për shqiptarët, ritmet më të larta që nga 2018-a, duke treguar për një valë të re emigracioni në vend.
Që nga viti 2010, rreth 632 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë në një nga vendet e BE-së, ndërsa vetëm dekadën e fundit janë dhënë 522 mijë shtetësi. (shiko grafikun: Shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga BE). Niveli më i lartë ishte në 2016 dhe 2016, me rreth 60-67 mijë në vit.
Shifra prej 522 mijë shqiptarësh që kanë marrë një shtetësi të BE-së në dekadën e fundit përkon pak a shumë dhe me tkurrjen e popullsisë në vend që në periudhën gjatë dy censeve 2011-2023 u ul me rreth 420 mijë persona, e ndikuar në pjesën më të madhe nga emigracioni, por dhe nga rënia e shtesës natyrore të popullsisë, si rrjedhojë e lindjeve më të pakta.
Kryeson Italia, Greqia më dorështrënguar
Italia është shteti kryesor që u mundëson shqiptarëve që të marrin një pasaportë italiane. Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat e para, ky shtet ka dhënë 375 mijë shtetësi për shqiptarët.
Greqia, ndonëse ka një numër të ngjashëm emigrantësh me Italinë, të paktën rreth 500 mijë secili, a është më dorështrënguar për shtetësitë, duke dhënë 264 mijë të tilla, që nga viti 2007.
Edhe Gjermania po e lëshon dorën
Në Gjermani, për të marrë pasaportë duhet fillimisht të marrësh shtetësinë, zakonisht pas rreth 5 vitesh qëndrimi, me gjuhë gjermane (B1), të ardhura të mjaftueshme, pa probleme ligjore dhe me njohuri bazë për vendin. Edhe pse rregullat janë lehtësuar (nga 8 në rreth 5 vite), ajo mbetet më strikte se shumë vende të tjera të BE-së me kërkesa të qarta për gjuhën, të ardhurat dhe integrimin.
Ky shtet ka qenë i preferuar në valën e fundit të emigracionit dhe duket se shumë shqiptarë po i plotësojnë kushtet, teksa në vitin 2024 Gjermania lëshoi numrin më të lartë të shtetësive të dhënave ndonjëherë për shqiptarët, me 310 të tilla. Për krahasim, që nga 2002-shi deri në 2023-n, pra në 21 vjet, ky shtet kishte dhënë vetëm rreth 8100 shtetësi.
Në vend të katërt është Belgjika, që ka dhënë gjithsej rreth 8.7 mijë shtetësi për shqiptarët nga viti 2022, e ndjekur nga Franca (6480), Suedia (4,219), Irlanda (1,197), Spanja (1,157), Holanda (1,137)./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
30 Mars07:20
Kushte atmosferike të qëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe pa reshje në të gjitha qarqet e vendit.
Instituti i Gjeoshkencave b&eu...
AKTUALITET
29 Mars22:34
Ku shkon audienca? Aldor Nini vs Besmir Semanaj
Një debat konstruktiv është zhvilluar së fundmi në rrjetet sociale mes drejtuesit të Acromax, Aldor Nini, dhe ekspertit të ...
AKTUALITET
29 Mars22:30
Shantazhet ndaj drejtuesit të MCN/ Meksi: Klanet e Agasit po më kërcënojnë, institucionet heshtin
Drejtori i MCN Tv Endri Meksi tha në studion e lajmeve se nuk ka asnjë informacion nga policia për kërcënimet që janë bë...
AKTUALITET
29 Mars22:05
Sherr masiv në ndeshjen Teuta–Besëlidhja, ndërhyn policia në pallatin e sportit “Ramazan Njala”
Ndeshja e basketbollit Teuta-Besëlidhja ka përfunduar me një sherr masiv mbrëmjen e sotme, në pallatin e sportit “Ramazan Njala&r...
AKTUALITET
29 Mars19:56
“Burim aksidenti”/ Perfektura e Korçës aksion kundër shitësve ambulantë përgjatë rrugës
Prefektura e qytetit të Korçës në bashkëpunim me institucionet e tjera vendore,prej dy ditësh tashmë ka nisur një aksi...
AKTUALITET
29 Mars19:32
Historia e Ruben Saraivës/ Nxënës shkolle në Londër, vrasës me pagesë në Shqipëri
Në një drekë pranvere në vitin 2023, një burrë i veshur si shpërndarës hyri në një hotel me 5 yje në nj&e...
AKTUALITET
29 Mars19:20
SHBA rrit monitorimin, avioni spiun “P-8A Poseidon” patrullon pranë Shqipërisë
Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm monitorimin ushtarak në rajonin e Mesdheut dhe Adriatikut, duke përdorur mjete ajrore të ava...
AKTUALITET
29 Mars18:53
Banorët e TID në protestë, Spahivogli: Qeveria po grabit pronat publike nën petkun e 'interesit publik'
Dhjetëra komunitete nga i gjithë vendi, nga veriu në jug, pritet të mblidhen në një protestë masive përpara Parlamenti...
AKTUALITET
29 Mars18:25
Berisha: Rama mashtroi qytetarët lidhur me çmimin e naftës
Kryetari i Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim ndaj qytetarëve lidhur me çmimet e naftës dhe për fshehjen e d&e...
AKTUALITET
29 Mars18:01
Plas sherri në Lungomare/ 3 persona rrahin pronarin e restorantit në sy të turistëve
Dhunë në Lungomare të Vlorës: pronari i një lokali përfundon në spital. Një ngjarje e rëndë është re...