Drejtori i MCN Tv Endri Meksi tha në studion e lajmeve se nuk ka asnjë informacion nga policia për kërcënimet që janë bërë ndaj tij dhe biznesve që zotëron në më shumë se një rast. Duke vijuar Meksi tha se ka një tentativë heshtjeje dhe se askush nuk ka interes ta ndjekë këtë çështje. "Nuk kemi informacion deri më sot për ndonjë zhvillim nga ana e policisë. Është referuar në prokurori dosja në ditët në vijim pas denoncimit tim në 10 mars dhe që nga ai moment unë jam paraqitur për të bërë një ankimim në prokurori më 18 mars dhe nuk kam asnjë lloj informacioni për ndonjë zhvillim të mëtejshëm.
Mendoj se do kishte pasur nevoja për hetime duke qenë se ka shumë elementë të lidhur me bizneset që unë ndjek që kanë të bëjnë me median. Jam i surprizuar për mosreagimet apo mospyetjet. Një nga detajet që gazetarët e kronikës që kanë arritur të gjejnë teksa investigonin këtë çështje ka të bëjë me faktin që kamerat nuk janë përcjellë nga policia në prokurori.
Kjo është e dyshimtë, e kam parë si tentativë heshtjeje. Një këndvështrim i të parit, që askush nuk ka interes të ndjekë këtë çështje. Pyetjet që më janë bërë mua është se pse e denoncove. Unë e denoncova se dua transparencë. Nëse nuk do të denoncoja që atë darkë të gjithë do të ishin me dyshimet që ose është një sajesë siç kanë pasur, ime shoqe ka pasur dyshime të tilla dhe më ka thënë që e kam sajuar unë vetë për vëmendje publike. Unë isha i detyruar të paraqitesha në postën e Komisariatit të Lundrës që i përket komisariatit nr.1 të Tiranës për të bërë denoncimin mbi ngjarjes që pashë atë natë".
Më tej, Meksi i lidh sulmet me bizneset që ai zotëron, duke qenë se operon në sektorë problematikë si lojërat e fatit, AKSHI dhe ARRSH.
"Ka ardhur relativisht e papritur. Duke qenë se jemi në një biznes që shpesh kallëzojmë afera, duke qenë se unë jam i përfshirë në shumë sektorë të njohura si problematike: lojërat e fatit, interneti AKSHI dhe ARRSH. Nuk them që prisja diçka, por ka pasur indicie, si dhe kuptohet jeta private. Gjatët vitet të kaluara një nga bizneset më të përfolura të miat ka qenë monitorimi i lojërave të fatit ka qenë gjithë kohës në këqyrje duke qenë se pritet kjo hapja e basteve sportive. Është biznes edukativ, por e vendosin fokusin për të denigruar. Denigrohen qoftë aktorët pretendentë të tregut, qoftë ata që janë në kushte që në Shqipëri quhen “ilegalë”, pra nuk janë aq keq sa duken. Nuk flasim për drogë, për vrasje. Flasim për një treg provat që duhet të ishte i rregulluar dhe i ligjshëm. Është i paligjshëm për momentin por po zbardhet".
Ditën e mërkurë apo të enjten ka kaluar më në fund VKM që pritej.
Sipas Meksit, në grupin e auditimit të biznesve të tij ka pasur njerëz të porositur nga Agasi dhe Beqiri.
"Gjatë vitit të kaluar Ministria e Financave ka nisur një auditim ndaj biznesit tim që zgjat tashmë prej 1 viti e 1 muaj e gjysmë. Nuk mbaron, duhet të kishte mabruar me kohë. Ka pasur dy urdhra të Ministrit të Financave me afat 1 mujor. Së fundmi, të enjten personat që kanë ardhur të enjten, thonë: do ta zgjasim sa të duam. Në muajt nëntor-dhjetor paralel me situatën e aferave të AKSHI-t dhe ARRSH kanë ndodhur disa ngjarje për të cilat unë kam referuar në SPAK në rrugë shkresore në ditët e para të muajit janar. Atë moment që me kapacitet hetuese investigative të MCN Tv arritëm të gjenim detajet që mungonin. Jam kujdesur që detajet të jenë të sakta. Në grupin e auditimit është përfshirë direk një person i porositur direkt nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. Këta persona që dalin kudo, dilnin dhe tek auditimet e Ministrisë së Fiancave. Unë kam bërë shkresë për këtë gjë, vetë Ministrisë së Financave dhe SPAK-ut. Nuk kam asnjë reagim. Ministria hesht.
Prokurorja e çështjes të kallëzimit ndoshta ka nevojë për ndihmë, nuk arrin të hapë Google për të parë se për çfarë akuzohem. Gent Progni më akuzonte mbrëmë se jam një ‘burbuqe’ në terma folklorikë. Akuzohem e për gjëra të tjera, më ka akuzuar për marrëdhënie intime sekrete në chat me një njerëz të caktuar. Thotë kam foto. Ka elementë që shkojnë përtej gjurmës klasike. Nuk mund t’i quaj shantazhe, nuk jam ndjerë i tillë.
Arsyeja që kam zgjedhur t’i shkruaj SPAK ka qenë për të treguar vendosmëri dhe besim tek ligji, tek funksionimi i shtetit të së drejtës dhe për të garantuar një farë pavarësie të medies".
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
29 Mars22:05
Sherr masiv në ndeshjen Teuta–Besëlidhja, ndërhyn policia në pallatin e sportit “Ramazan Njala”
Ndeshja e basketbollit Teuta-Besëlidhja ka përfunduar me një sherr masiv mbrëmjen e sotme, në pallatin e sportit “Ramazan Njala&r...
AKTUALITET
29 Mars19:56
“Burim aksidenti”/ Perfektura e Korçës aksion kundër shitësve ambulantë përgjatë rrugës
Prefektura e qytetit të Korçës në bashkëpunim me institucionet e tjera vendore,prej dy ditësh tashmë ka nisur një aksi...
AKTUALITET
29 Mars19:32
Historia e Ruben Saraivës/ Nxënës shkolle në Londër, vrasës me pagesë në Shqipëri
Në një drekë pranvere në vitin 2023, një burrë i veshur si shpërndarës hyri në një hotel me 5 yje në nj&e...
AKTUALITET
29 Mars19:20
SHBA rrit monitorimin, avioni spiun “P-8A Poseidon” patrullon pranë Shqipërisë
Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm monitorimin ushtarak në rajonin e Mesdheut dhe Adriatikut, duke përdorur mjete ajrore të ava...
AKTUALITET
29 Mars18:53
Banorët e TID në protestë, Spahivogli: Qeveria po grabit pronat publike nën petkun e 'interesit publik'
Dhjetëra komunitete nga i gjithë vendi, nga veriu në jug, pritet të mblidhen në një protestë masive përpara Parlamenti...
AKTUALITET
29 Mars18:25
Berisha: Rama mashtroi qytetarët lidhur me çmimin e naftës
Kryetari i Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim ndaj qytetarëve lidhur me çmimet e naftës dhe për fshehjen e d&e...
AKTUALITET
29 Mars18:01
Plas sherri në Lungomare/ 3 persona rrahin pronarin e restorantit në sy të turistëve
Dhunë në Lungomare të Vlorës: pronari i një lokali përfundon në spital. Një ngjarje e rëndë është re...
AKTUALITET
29 Mars17:56
Pamje skandaloze/ Rruga drejt Kalasë dhe Spitalit në Lezhë e mbushur me mbeturina! (VIDEO)
Një qytetar ka denoncuar gjendjen shqetësuese të ndotjes në qytetin e Lezhës, konkretisht në rrugën që të ç...
AKTUALITET
29 Mars17:35
U fut i armatosur në një lokal, kanosi klientët, arrestohet 28-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Kavajë, ku një 28-vjeçar i armatosur ka hyrë n&eu...
AKTUALITET
29 Mars17:10
Fshati Verbas në Patos zhytet në errësirë, rrjeti energjetik i amortizuar prej vitesh
Fshati Verbas në Patos po zhytet çdo ditë në errësirë dhe ndotje, mes rrjetit energjetik të amortizuar dhe kanalizimeve t...