AKTUALITET

EMRAT/ Masat ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, SPAK: Kryen veprime korruptive në përgatitjen dhe zhvillimin e procedurave të prokurimeve publike

M.B. Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 16:25

EMRAT/ Masat ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, SPAK:

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Sipas SPAK, hetime janë kryer bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, dhe është regjistruar procedimin penal për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”. 

Në njoftim thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Prokuroria e Posaçme shton se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, R.K., dhe I. K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, E.T., me detyrë Administrator i UBT-së.)

SPAK thotë se veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Në njoftim thuhet se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

"Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”", thuhet në njoftimin e SPAK.

Pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur:

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja,

Amarildo Lleshi,

Mehmet Qoshja,

Altin Murto,

Piro Zoga,

Arrest shtëpi:

Agim Sefa,

Arjan Buliqi,

Serafin Skënderi,

Ilir Kusi,

Dritan Laçi,

Azem Parllaku,

Artur Koleci,

Radion Dhromi,

Blenard Spaho,

Tedi Proda,

Detyrim paraqitje:

Enkeleida Sallaku,

Klara Jahollari,

Ilir Kapaj,

Erjola Kopali,

Klea Lekocaj

Romina Koto

Bejo Bizhga,

Etleva Shore,

Rezearta Dervishi

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, regjistroi procedimin penal nr.13 më 21.10.2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”, parashikuara nga nenet 258, 259 dhe 244 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara rezulton se Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Njësisë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencitë Ligjzbatuese të tjera në vend, janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike.

Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; R.K., dhe I.K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., me detyrë Administrator i UBT-së.

Veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre).

Pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.9, datë 24.02.2025, ka vendosur:

Të caktojë ndaj shtetasve: E.T.,* A.Ll.,* M.Q.,* A.M.,* masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
Të caktojë ndaj shtetasit P.Z., masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

Të caktojë ndaj shtetasve: A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A.P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi A.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në Kashar, Yzberisht, Rr. “Ismail Qemali”, Nd. 18, H.67, Ap.7, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.B., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në Njësia Administrative nr. 3, Rr. “Bardhyl”, Nd. 4, H.5, Ap.17, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi S.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “Teodor Keko”, Nd. 305, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi I.K., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “E Dibrës”, Nd. 196, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi D.L., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Njësia Administrative nr. 7, Rr. “Frederik Shiroka”, Nd. 18, H.19, Ap. 11, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.P., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “Bajram Curri”, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.K., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Kashar, Yzberisht, Rr. “Faik Konica”, Nd. 32, H.56, Ap.10, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi R.Dh., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Njësia Administrative Nr. 1, Nd. 133/1, H.1, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi B.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Poliçan, Rr. “22 Gushti”, Nd. 9, H.1, Ap. 14, Skrapar.

-Urdhërohet shtetasi T.P., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Gjirokastër, Rr. “18 Shtatori”, Nd. 117.

Të caktojë ndaj shtetasve E.S.,* K.J.,*, I.K., E.K., K.L., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim E.S., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim K.J., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim I.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim E.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim K.L., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases R.K., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim R.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetasit B.B., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim B.B., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases E.Sh., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim E.Sh., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases R.D., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).
-Urdhërohet personi nën hetim R.D., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimit e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” dhe t’i dërgojë në ambientet e paraburgimit si dhe të komunikojë dhe ekzekutojë masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, masa këto të caktuara me këtë vendim.

Në datën 25.02.2025, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.9 datë 24.02.2025, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë për fakte penale dhe veprime të kundraligjëshme të personave të tjerë. Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për hetimet paraprake të zhvilluara dhe ekzekutimin e masave të sigurimit.

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan