Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Sipas SPAK, hetime janë kryer bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, dhe është regjistruar procedimin penal për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”.
Në njoftim thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.
Prokuroria e Posaçme shton se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe I. K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)
SPAK thotë se veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Në njoftim thuhet se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.
GJKKO ka caktuar ndaj Edmond Tërthorjas, Amarildo Llesht, Mehmet Qoshjas dhe Altin Murtos masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
Po ashtu GJKKO ka vendosur të caktojë ndaj Piro Zogas masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë (katër raste).
GJKKO ka caktuar ndaj: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
Gjithashtu GJKKO vendosur për Enkeleida Sallakun, Klara Jahollarin, Ilir Kapajn, Erjola Kopalin, Klea Lekocajn masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
GJKKO ka caktuar ndaj Bejo Bizhgas masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ai duhet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj Etleva Shores masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
Po ashtu GJKKO ka caktuar ndaj Rezearta Dervishit masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, katër raste). Ajo duhet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
KURBIN- Policia ka vënë në pranga Dashnor Totën i cili vrau me armë zjarri 67-vjeçarin, Dodë Mamlin në Kur...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të U...
Nuredin Dumani TIRANË - I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar këtë të martë gjatë seancës g...
Foto ilustruese SARANDË - Dy persona janë arretsuar këtë të martë nga policia në Sarandë, pasi akuzohen pë...
TIRANA- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani , tregoi sot gjatë seancës në GJKKO njohjen e tij me Enver Divën, i akuzuar ...
Foto ilustruese TIRANË - Inflacioni i brendshëm në ekonominë shqiptare u ngadalësua në tremujorin e fundit të kaluar, nd...
TIRANA- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kruj&e...
Foto ilustruese KOSOVË - Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës që lidh Kosovën me Serbinë Policia e Kosovës tha s...
Foto ilustruese KORÇË- Një aksident është regjistruar mesditën e somte në Korçë. Aksidenti i trefishtë...
Foto ilustruese TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancë...