
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap teksa lëvizte i armatosur me pistoletë. I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri”, ndërsa bëhet e ditur se ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, 28-vjeçari Edrin Varaku ishte pasagjer në një automjet, ndërsa filloi procedimi penal edhe për shoferin e makinës, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë.
“Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, sqaron policia.
Edrin Varaku në vitin 2013, në atë kohë vetëm 15 vjeç vrau pas një konflikti një bashkëmoshatar, shtetasin Adriatik Tota.
Njoftimi:
Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
30 Mars09:16
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta t&eum...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
30 Mars08:18
“Rruga është mbushur me gropa”, banorët: Kamionët e Bankers e kanë shkatërruar!
Segmenti rrugor që lidh fshatrat Sheqishte, Beline dhe Marinzë është dëmtuar duke u mbushur me gropa e asfalt është gë...
AKTUALITET
30 Mars07:51
Integrimi europian dhe realiteti i kostos së lartë të jetesës në Shqipëri
Procesi i integrimit europian është paraqitur si një histori suksesi, me theks të veçantë në përshpejtimin e mbyllje...
AKTUALITET
30 Mars07:42
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen për disa sekonda!
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në territorin e Shqip&eum...
AKTUALITET
30 Mars07:37
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.8 lekë, në shitje me 83.8 lekë.
Euro do të blihet me 95...
AKTUALITET
30 Mars07:28
KATHIMERINI: “Lufta” mes Tiranës dhe Teheranit, kush janë të panjohurat e saj?
“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë...
AKTUALITET
30 Mars07:23
Emigrantët shqiptarë po bëhen qytetarë të BE, vetëm në dekadën e fundit kanë marrë shtetësi evropiane rreth 522 mijë persona
Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta të...
AKTUALITET
30 Mars07:20
Kushte atmosferike të qëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe pa reshje në të gjitha qarqet e vendit.
Instituti i Gjeoshkencave b&eu...
AKTUALITET
29 Mars22:34
Ku shkon audienca? Aldor Nini vs Besmir Semanaj
Një debat konstruktiv është zhvilluar së fundmi në rrjetet sociale mes drejtuesit të Acromax, Aldor Nini, dhe ekspertit të ...
AKTUALITET
29 Mars22:30
Shantazhet ndaj drejtuesit të MCN/ Meksi: Klanet e Agasit po më kërcënojnë, institucionet heshtin
Drejtori i MCN Tv Endri Meksi tha në studion e lajmeve se nuk ka asnjë informacion nga policia për kërcënimet që janë bë...