Uljan Kolgjegja, dyshohet të jetë taksisti 47-vjeçar që u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, pasditen e së shtunës në Tiranës, në zonën e Oxhakut. Sipas raportimeve, dyshohet se Kolgjegja ka pësuar atak kardiak teksa ishte në timon, rreth orës 16:00–17:00.
Mësohet se pak para ngjarjes, ai kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe vijonte punën normalisht. Ai kishte transportuar një klient drejt Spitalit Pediatrik dhe, gjatë kthimit, pasi kishte ndaluar pranë zonës së Oxhakut, dyshohet se ka pësuar infarkt fatal.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka përforcon pistën e një vdekjeje nga shkaqe natyrale.
Kush është Uljan Kolgjegja?
Kujtojmë se vite më parë, saktësisht në 2020, Kolgjegja ka qenë protagonist i një incidenti para Kryeministrisë, ku tentoi të vetëdigjej me benzinë pasi i ishte hequr patenta nga policia për shkelje rrugore.
Ndërkohë ai ishte bërë i njohur edhe për deklaratat e tij publike dhe lidhjet shoqërore me persona të njohur, mes tyre edhe me Ervis Martinajn, të cilin e konsideronte si idhull.
Këtë dashuri dhe respekt që kishte për Vis Martinajn dhe nipin e tij të vrarë, Brilant Martinaj, ai e kishte gdhendur me tatuazhe në trup duke theksuar lidhjen e fortë që kishte me ta. Po ashtu Kolgjegja bëri bujë në rrjet vite më parë për mbështetjen e treguar ndaj Presidentit të Amerikës, Donald Trump.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Maj17:29
Seanca plenare në Kuvend nis me 1 minutë heshtje për dy fëmijët e mitur që humbën jetën në Durrës
Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve të mitur q&e...
AKTUALITET
4 Maj17:04
Iu pezullua një muaj patenta dhe i gjobitur për parakalim të gabuar, kush është autori i dyshuar
Pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve ditën e djeshme në Durrës, ka ardhur reagimi nga Policia. Në njoftimi...
AKTUALITET
4 Maj17:00
Politikanët në paraburgim/ Vendimi unifikues: Gjykatat duhet të vlerësojnë personalitetin dhe sjelljen e të akuzuarit
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë vendosur ditën e sotme të kufizojnë praktikën e deritanishme të...
AKTUALITET
4 Maj16:14
Mashtrimet kompjuterike dhe tregu online me “Rydox”, GJKKO dënon të pandehurin Shpend Sokoli
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Shpend Sokolin, i akuzuar për k...
AKTUALITET
4 Maj14:59
Instituti Shqiptar i Medias boton manualin për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në redaksitë shqiptare
Instituti Shqiptar i Medias ka botuar së fundmi manualin “Inteligjenca Artificiale në Gazetari”, një udhëzues praktik i dedikuar...
AKTUALITET
4 Maj14:55
Besimi në ekonomi u përkeqësua në prill, ndikuar nga konsumatorët dhe sektorët e shërbimeve
Treguesi që mat besimin e bizneseve dhe konsumatorëve pësoi rënie në muajin prill. Sipas Bankës së Shqipërisë, treg...
AKTUALITET
4 Maj14:52
Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon në vendosjen e qëllimeve
Menaxhimi i ndërmarrjeve në Shqipëri vuan nga mungesa e planifikimit strategjik, por rezulton i aftë për të vepruar ndaj situatave...
AKTUALITET
4 Maj14:50
Makinat elektrike, draftligji hap tregun e pikave të karikimit, rastet kur mund të hyjë edhe OSSH
Rritja e përdorimit të mjeteve elektrike që në peshë mbetet ende modeste në raport me totalin duket se po ndikon në përf...
AKTUALITET
4 Maj14:25
Aksidenti tragjik në Durrës, Këshilli i Medias: Raportimi i ngjarjes cënoi rëndë etikën
Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar lidhur me mënyrën se si disa media raportuan aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jet&eum...
AKTUALITET
4 Maj14:23
Rishikimi i paraburgimit, Gjykata e Lartë shpall vendimin për njehsimin e praktikës gjyqësore
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të ndryshojnë pjesërisht praktikën unifikuese për cak...