
Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ditën e djeshme kishte vjedhur një automjet në rrugën “Niko Avrami” po në kryeqytet me qëllim shitjen për skrap. Pas marrjes së njoftimit të ditës së djeshme se një automjet në pronësi të E. A., ishte vjedhur në Tiranë, policia nisi menjëherë hetimet dhe vendosi në pranga Armando Alushin.
Alushi pasi e kishte vjedhur automjetin, e kishte dërguar në një pikë skrapi ku e kishte shitur. Sakaq, nën hetim është vënë dhe 38-vjeçari B. Gj., pronar i pikës së skrapit, ku u gjet automjeti i vjedhur.
“Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari. Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit. Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Niko Avrami” ishte vjedhur një automjet, menjëherë organizuan punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Shtator14:02
VIDEO/ Tentoj të korruptonte policinë, arrestohet 36-vjeçari në Durrës
Policia ka arrestuar sot një 36-vjeçar pasi drejtonte automjetin e tij tip BWV nën efektin e alkoolit. Ai tentoi të korruptonte efe...
AKTUALITET
21 Shtator13:52
Aksident në Otllak të Beratit, motori përplaset me automjetin, përfundon në spital shoferi
Një aksident raportohet të ketë ndodhur në fshatin Otllak të Beratit.
Në aksident është përfshirë një ...
AKTUALITET
21 Shtator13:36
Trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në Angli, dy të arrestuar në Tiranë! Pistoleta ishte fshehur brenda televizorit
Policia e Tiranës ka organizuar një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Gjat...
AKTUALITET
21 Shtator13:07
Makina del nga rruga në Lumin e Vlorës, plagoset shoferi
Një automjet i tipit fuoristradë ka dalë nga rruga në aksin e njohur si “Rruga e Lumit të Vlorës”, në afër...
AKTUALITET
21 Shtator13:03
E pazakontë në Vlorë! Adoleshenti godet me gërshërë 40-vjeçarin
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një adoleshent 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me një mjet...
AKTUALITET
21 Shtator12:59
Sot në Tiranë, përkujtimore në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk
Të dielën, më 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk.
P&eu...
AKTUALITET
21 Shtator12:43
‘Diella’ kthehet në hit parodik: Vëllezërit Lleshi sfidojnë ministren e Ramës
Ministrja digjitale e Ramës, ‘Diella’, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të mediave ndërkombëtare, por edhe të ...
AKTUALITET
21 Shtator12:46
U arrestua për trafik armësh drejt Britanisë, kush është shkodrani i dënuar për plagosje dhe çiklist me ekipin e Vllaznisë
Njëri prej personave të arrestuar për trafikun e armëve drejt Britanisë së Madhe të fshehura brenda televizorëve rezul...
AKTUALITET
21 Shtator12:23
Ish-kryenegociatori Zef Mazi nxjerr zbuluar Ramën: E pamundur hyrja në BE deri në 2030!
Zef Mazi kundër shkrirjes së Komisionit të Integrimit: një sinjal negativ për prioritetin europianIsh-kryenegociatori i Shqipëris&...
AKTUALITET
21 Shtator12:19
Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash nga SPAK. Roli i biznesmenit në dosjen “Buka”
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj thotë se Prokuroria e Posaçme ka ndërtuar një proces politik ndaj tij në rastin e hetimit të...