AKTUALITET

Ermal Beqiri nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, KLGJ i jep 2 MLN Euro me procedurë të dyshimtë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 21:51

Ermal Beqiri nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, KLGJ i jep 2

Kompanitë e Ermal Beqirit janë nën hetim nga SPAK për tenderat dhe abuzimet në bashkëpunim me drejtoren e AKSH-it, Linda Karçanaj, ndërsa KLGJ i jep tenderin 2 milion euro. Duket sikur ky institucion jeton në botë paralele. Në fakt, veprimi nuk është një mëkat i bërë padashje, sepse faktet flasin se tenderi është fiktiv me fitues të paracaktuar.

Pse u anulua tenderi në gusht 2025?

Në maj 2025, u njoftua tenderi i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) me objekt: “Blerje soft/ hardware për rritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike”. Fondi limit i procedurës ka qenë plot 171 399 667 lekë pa TVSH.

Kur pritej të shpallej fituesi, procedura u anulua papritur në 11 gusht 2025. Nga dokumentet e dorëzuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, mësojmë se anulimi u bë për shkak se  “u konstatua se dokumentet e tenderit përmbanin gabime ose mangësi të rëndësishme”.

Nuk bëhet e ditur se çfarë mangësish kishte tenderi, por në rishpalljen e tij nuk dallohet asnjë ndryshim shifrash apo kriteresh.

Konkurrentë fiktivë në tenderin e KLGJ-së

Ermal Beqiri nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, KLGJ i jep 2

Ermal Beqiri nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, KLGJ i jep 2

Ermal Beqiri nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, KLGJ i jep 2

Tenderi i KLGJ-së është hapur sërish në tetor 2025, ndërsa fituesi është shpallur më 18 nëntor 2025.

Nga verifikimi që bëmë, FIRST shpk i përmbush të gjitha kriteret e kërkuara në këtë tender, por me sa duket është tërhequr qysh në fillim duke mos dorëzuar dokumentet e kërkuara. Nëse këta operatorë ishin në një marrëveshje me fituesin apo me komisionin e tenderit, këtë mund ta hetojë SPAK, por me shkresat që janë bërë publike, i vetmi vendim i ndershëm që mund të merrej, ishte anulimi.

Ermal Beqiri, hinka që mbledh paratë e AKSHI-t

Koincidenca tjetër ka të bëjë me faktin e tenderi është shtyrë në momentin që u mor vesh se BKH e urdhëruar nga SPAK, po kontrollonte zyrat e kompanisë së Ermal Beqirit.

Më 15 Shtator 2025, biznesmeni Ermal Beqiri është thirrur në zyrat e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ndërsa disa javë më parë ishin kontrolluar zyrat e kompanisë së tij kryesore. Beqiri dyshohet për korrupsion në tenderat e AKSHI-t.


Në lidhje me këtë, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj u paraqit në 3 dhjetor 2025, në Prokurorinë e Posaçme.  SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. Disa kohë më parë një prej ish-zyrtarëve të AKSHI-t Daniel Shima u zhduk për të paktën 10 orë dhe familja e tij bëri denoncim në polici për rrëmbim. Daniel Shima sapo kishte dhënë dëshminë në SPAK për tenderat korruptivë.

Hetimet kanë nisur pas denoncimit që bëri nga arratia Arben Ahmetaj dhe nga presioni i opozitës. PD ka denoncuar më herët një procedurë prokurimi të kryer nga AKSHI. Sipas PD, objekti i prokurimit ishte ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 milionë euro e cila u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

Sipas PD, në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro, ndërsa u skualifikuan dy kompani te tjera.

Në Qershor 2024, AKSHI shpalli procedurën e prokurimit me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 mil euro e cila u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

E njëjta rishpallet në Shtator me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për Ministrinë e Brendshme’ dhe fondi ndryshon nga 3.8 mil euro në 3.6 mil euro nga këto: 2.5 mil euro implementimi afati 12 muaj, 1.1 mil euro mirëmbajtja afati 24 muaj.

Morën pjesë 3 kompani me oferta:

XION IT SYSTEMS GMBH  vlera 2.7 mil euro

SOFT Solution vlera 3.1 mil euro

ATOM vlera 3.4 mil euro

U skualifikuan dy, ndër to oferta më e ulët XION IT SYSTEMS GMBH, me arsyetimin se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion të vlefshëm të kërkuar në DT. Në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro.

1 muaj më pas AKSHI shpall një procedurë tjetër mirëmbajtjeje për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, konkretisht me objekt: ‘Mirëmbajtje e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për DPGJC’, fondi 1.9 mil euro dhe shpallet fitues ofertuesi i vetëm pjesëmarrës XION IT SYSTEMS GMBH  me vlerë të ofertës 1.9 mil euro.Në regjistrin e parashikimeve për 2024 AKSHI ka cilësuar se fondi që do përdorej  për regjistrin kombëtar të gjendjes civile do ishte 3.8 mil euro, ndërsa me dy procedurat e mësipërme për të cilat është njoftuar fituesi fondi tejkalon 5 mil euro.

Në procedurën e anuluar fondi ishte 3.8 milionë në procedurën e rishpallur 3.6 milionë. Pse ndryshoi fondi dhe cili ishte justifikimi ligjor?! Procedura e rishpallur në Shtator përmbante implementimin 12 muaj dhe mirëmbajtjen 24 muaj ndërkohë pas një muaji shpallet tender tjetër vetëm për mirëmbajtje me fond tjetër 1.9 mil euro duke mbivendosur jo vetëm afatin, por edhe  fondet e buxhetit të shtetit.

Ermal Beqiri pronar i 6 bizneseve aktive, me kompaninë Soft & Solution ka marrë nga AKSHI mbi 30 milionë euro nga të cilat 22.7 milionë euro vetëm në 2024.

Referuar deklaratave të ish nr.2 të qeverisë  Arben Ahmetajt, kompania Soft Solutions, në pronësi të Ermal Beqirit faturon rreth 80% të tenderave të AKSHI-t, e nëse investigohet rrjedha e parave tek tenderat e AKSHI-t do mbërrihet tek familja e kryeministrit.

Në këtë hetim të parë, krahas procedurave të tenderave që janë sekuestruar, prokurorët kanë analizuar dhe çdo transaksion të bërë nga Beqiri dhe kompanitë e tij.

Nga hetimet e SPAK, sipas burimeve, rezulton se Ermal Beqiri, një ish-punonjës i administratës shqiptare dhe më pas biznesmen me tendera shtetërore, ka blerë një jaht luksoz me vlerë 930 mijë euro në emër të një shtetaseje rumune 24-vjeçare. Ky transaksion me vlerë të lartë, bashkë dhe me shpenzime të tjera, janë duke u kaluar në filtrin e prokurorëve, ndërsa shtetasja nga Rumania ndërkohë po verifikohet.

Kush është Ermal Beqiri?

Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2011. Në atë kohë, inxhinjeri elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra dhe drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një prej ekspertëve të thirrur në procesin për “korrupsion” që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish.zv.kryeministrit, Ilir Meta.

Roli i Beqirit dhe kolegëve të tij ishin të ekspertonin videon e njohur në publik si “Meta-Prifti”, në të cilën aludohej se Ilir Meta dhe miku e bashkëpunëtori i tij i hershëm, Dritan Prifti, të dy pjesë e qeverisë, diskutonin për “ndarje parash, në shumën 700 mijë euro”.

Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspertët e tjerë konkludoi se “videoja ishte e përpunuar” dhe se teksti ishte nxjerrë nga konteksti. Bazuar në këtë ekspertizë, trupa prej 5 gjyqtarësh e Gjykatës së Lartë shpalli të pafajshëm Ilir Metën.

Paralelisht me këtë proces, Beqiri, i cili krahas punës në Rektorat, ishte edhe pedagog në universitetin “Kristal”, krijon një kompani private, “Al-Forensic”, së bashku me kolegun e tij, Ardian Pollo, një tjetër ekspert i thirrur për videon “Meta-Prifti”.

Kjo shoqëri nuk pati sukses të dukshëm. Dy aksionerët e pezullojnë aktivitetin e shoqërisë në vitin 2015, ndërkohë që fitimi për vitin e fundit ishte vetëm 300 mijë lekë të reja.

Më herët, Ermal Beqiri nuk kishte pasur sukses as me një kompani tjetër, “Al-Soft”, të cilën e krijoi dhe e mbylli brenda vitit 2010. Beqiri rishfaqet në publik në fund të vitit 2013, në atë që konsiderohet si “skandali i serverit të Tatimeve”.

Në nëntor të atij viti pati dyshime të forta se kishte ndërhyrje të paligjshme në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për verifikimin e situatës, pranë Tatimeve shkuan deputeti i Komisionit të Sigurisë në atë kohë, Spartak Braho, i shoqëruar nga eksperti Ermal Beqiri. Në atë kohë u mësua se Beqiri shërbente si këshilltar informatik pranë kabinetit të kryeministrit Edi Rama.

Ermal Beqiri dhe Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit Damian Gjiknuri, kryen auditimin administrativ të këtij rasti, sipas dëshmive të bëra publike gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar për “serverin e Tatimeve”, të zhvilluar në vitin 2016.

Një hetim penal i mëvonshëm konstatoi se nuk kishte pasur ndërhyrje të paligjshme në serverin e Tatimeve, por situata problematike ishte krijuar për shkak të një anomalie elektronike. Të dhënat tregojnë se lidhja mes Spartak Brahos dhe Ermal Beqirit nuk ishte vetëm në kuadrin e raporteve zyrtare.

Në qershor të vitit 2012 regjistrohet shoqëria “Alb Red Stone”, me aksioner themelues Ramazan Domi, Ermal Beqiri dhe Arbër Braho, ky i fundit djali i Spartak Brahos. Kompania vijon të jetë active dhe ka objekt “Aktivitete në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit nxjerrjes, shfrytëzimit dhe përpunimit të burimeve minerale, mermereve, graniteve, etj.”

Në vitin 2015, emri i Ermal Beqirit emërohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekës, në pozicionin e drejtorit të Teknologjisë së Informacionit.

Gjatë periudhës që ai mbante këtë post, një kompani private pa shumë histori deri në atë kohë, “Soft & Solution”, nisi të fitonte radhazi tendera për pajisje informatike pranë Hipotekës.

Gjatë vitit 2016 pati raportime mediatike që hidhnin dyshime se Ermal Beqiri fshihej pas kompanisë “Soft & Solution”, e cila zyrtarisht ishte në pronësi të Arjola Koromani.

Në vitin 2021, Ermal Beqiri merr në kontroll kompaninë “Soft & Solution”. Arjola Koromani e shet kompaninë tek Ermal Beqiri për shumën 1 milionë lekë të reja dhe pas këtij transaksioni, vijon të mbajë postin e administratores së shoqërisë.

Gjatë vitit 2024, Ermal Beqiri shton portofolin e tij të biznese me tre kompani të tjera. Në Mars të këtij viti ai themelon shoqërinë “R&D Solution”, me objekt “Kërkim shkencor dhe teknologjik..etj,”. Administratore e shoqërisë është sërish Arjola Koromani, ish-pronarja e “Soft & Solution”.

Në Prill të vitit 2024, Ermal Beqiri blen 100 përqind të aksioneve të shoqërisë ‘IT Tirana”, për një shumë prej 144 mijë euro. Pas blerjes, emri i shoqërisë ndryshohet në “NSolution”. Dhe, në Maj 2024, Ermal Beqiri bën një tjetër “goditje” të rëndësishme, duke blerë për 380 mijë euro të gjithë aksionet e kompanisë “Horizon”.

Beqiri e bleu kompaninë nga “Comscope Limited”, një shoqëri e regjistruar në zonën off-shore të Qipros dhe me përfaqësues Vasileios Stachos. Pas kryerjes së këtij transaksioni, Stachos vijon të mbajë ende postin e administratorit të shoqërisë “Horizon”.

Si arrin Ermal Beqiri të marrë tender 2 milion euro nga Pallati i Drejtësisë, ndërkohë që po hetohet intensivisht nga SPAK?! Me sa duket virusi i korrupsionit qarkullon edhe tek Drejtësia e re.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë