Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Mijëra qytetarë shqiptar po ekspozohen përballë një mashtrimi potencialisht të madh, teksa kompania Air Albania vazhdon të shesë bileta fluturimesh, ndonëse është zyrtarisht me liçencë të pezulluar.
Një ditë më parë Kapitali publikoi lajmin e pezullimit të liçencës, i cili ndonëse është vendosur zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil që në fillim të këtij muaji, nuk është njoftuar publikisht. Por për shkak se kompania po vazhdon të shesë bileta duke ekspozuar potencialisht mijëra qytetarë shqiptarë përballë një mashtrimi të madh, sot Kapitali publikon dokumentin zyrtar të pezullimit.

Pezullimi i Air Albania
Për të mos dekonspiruar burimi dokumenti nuk publikohet i plotë, por ai dëshmon qartë se kompanisë i është pezulluar licenca. Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë sanksionon tekstualisht se në momentin e pezullimit të liçencës së operimit një kompani ajrore është e detyruar të ndërpresë automatikisht shitjen e biletave.
Gjasat që Air Albania të rimarrë liçencën e saj janë thuajse inekzistente. Kapitali publikon një dokument që dëshmon se dega e Turkish Airlines në Kosovë, kompania aksionare e Air Albanias, e ka ndërprerë shitjen e biletave për fluturimet e operuara nga Air Albania.
Përmes një njoftimi zyrtar, Turkish në Kosovë ka vënë në dijeni të gjitha agjencitë e udhëtimeve se nuk do të shesë më asnjë biletë për fluturimet e Air Albanias, pas pezullimit të liçencës së saj.
"Për shkak të situatës së krijuar me fluturimet e Air Albania, kompania jonë është e detyruar t'i ndërpresë shitjet në sistem për fluturimet e operuara nga Air Albania" thuhet në njoftimin që Turkish ka shpërndarë në Kosovë.

Njoftimi zyrtar i Turkish Kosova per nderprerjen e shitjeve
Por ndërsa Turkish e ka ndërprerë shitjen e biletave, Air Albania po vazhdon të shesë bileta sikur nuk ka ndodhur asgjë. Akti bëhet edhe më i rëndë nga fakti se ky është një mashtrim potencial me bashkëautor shtetin. Kjo pasi shteti është aksioner me 10 për qind në kompaninë Air Albania, përmes Albcontrolit.
Teksa Air Albania vazhdon aventurat e saj, duke tërhequr edhe shtetin brenda, mijëra qytetarë mund të bien pre e një mashtrimi qeveritar, nëse vazhdojnë të rezervojnë fluturime me Air Albanian. Ndërkohë që asnjë institucion nuk i del zot situatës, për të mbrojtur qytetarët. /Kapitali/
Autoritetet italiane kanë zbuluar një skemë mashtrimi me vlerë 30 milionë euro, cila goditi institucionin historik “Opera di Sa...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. Reagimi i plotë: Urime Kreut të...
Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e ...
Policia italiane në Verona arrestoi një 36-vjeçar shqiptar, që ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me vendim gjykate....
Një 52-vjeçar nga lagja Konferenca e Pezës në qytetin e Fierit ka rënë nga kati i pestë i një pallati dhe ka pë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama përg...
Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, duke theksuar se presin të punojnë m...
Partia Demokratike feston sot 35 vjetorin e themelimit. Një ceremoni zyrtare do të organizohet sot në orën 18:00 pranë selisë qe...
GJKKO ka ndryshuar akuzën për Redian Doda alias Refik Doda, duke e dënuar atë me 8 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit t&...
Mediat greke shkruajnë sot se nga ana e policisë shqiptare është ushtruar kontroll në banesën e prindërve të 45-vjecarit...