Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Provat", zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dhimo Mecit, 45 vjeç, 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; Andrea Brokeri 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi, 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor18:33
I dënuar për vjedhje dhe armë në Itali, shqiptari arrestohet pas 3 vitesh në arrati!
Policia italiane në Verona arrestoi një 36-vjeçar shqiptar, që ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me vendim gjykate....
AKTUALITET
11 Dhjetor18:15
Fier/ 52-vjeçari bie nga kati i 5-të i pallatit në ballkonin e katit të 2, dërgohet në spital
Një 52-vjeçar nga lagja Konferenca e Pezës në qytetin e Fierit ka rënë nga kati i pestë i një pallati dhe ka pë...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:51
Rama reagon për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut: Ka mbështetjen e qeverisë për të përmbushur misionin!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama përg...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:45
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon ambasada amerikane në Tiranë
Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, duke theksuar se presin të punojnë m...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:39
PD feston sot 35 vjetorin e themelimit/ Në 18:00 ceremonia zyrtare në selinë blu, i pranishëm dhe lideri historik Sali Berisha
Partia Demokratike feston sot 35 vjetorin e themelimit. Një ceremoni zyrtare do të organizohet sot në orën 18:00 pranë selisë qe...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:31
“Çdo klan ka një idiot”/ GJKKO dënon kreun e grupit që mbushi me drogë Lionin. Ja sa vite burg do vuaj Redian Doda
GJKKO ka ndryshuar akuzën për Redian Doda alias Refik Doda, duke e dënuar atë me 8 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit t&...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:16
Mediat greke: Kontrolle në shtëpinë e Dhimo Mecit në Shqipëri, gjenden armë
Mediat greke shkruajnë sot se nga ana e policisë shqiptare është ushtruar kontroll në banesën e prindërve të 45-vjecarit...
AKTUALITET
11 Dhjetor17:12
Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg (Emrat)
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikët. N&eu...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:55
Trafikun 2.4 ton marijuanë dhe heroinë, GJKKO vendos për Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pranojë kërkesën e SPAK për vazhdimin e ...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:53
Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit
Prokurori Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...