Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...

Kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin Jan Braathu, Përfaqësues i OSBE-së për Lirinë e Medias, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.
Në fokus të takimit ishte situata e medias në vend, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, pavarësia editoriale dhe politike e medias, si dhe roli i medias publike në luftën kundër dezinformimit.
Tabaku theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kritik për lirinë e medias dhe se besimi i publikut ndaj medias dhe gazetarëve po bie për shkak të presioneve, mungesës së transparencës dhe kapjes politike.
Ajo nënvizoi angazhimin e saj për ligjin e ri për median dhe AMA-n, si edhe për reformimin e bordeve të RTSH dhe AMA në bashkëpunim me Këshillin e Europës. Tabaku u ndal edhe te propozimi i saj për heqjen e shpifjes nga Kodi Penal, duke theksuar se ndryshimet nuk u pranuan nga mazhoranca.
“Ligjet nuk mund të shkruhen vetëm për t’u rrëzuar politikisht. Liria e medias nuk është formalitet burokratik, por kusht themelor për demokracinë,” mësohet të jetë shprehur Tabaku.
Në takim u diskutua edhe puna për ligjet kundër padive SLAPP, të cilat pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, si një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e gazetarëve nga paditë abuzive.
Tabaku kritikoi gjithashtu praktikën e qeverisë për të përdorur procesin e integrimit europian si justifikim për miratimin e ligjeve me shpejtësi dhe pa debat real.
Ajo theksoi se Shqipëria është sot në një pozicion më të vështirë se disa vite më parë dhe se çështjet e medias, lirisë së shprehjes dhe të drejtave themelore nuk mund të mbeten vetëm në letër.
“Ky proces duhet të jetë real, i prekshëm dhe i ndërtuar mbi standarde europiane. Jo një proces burokratik i mbajtur peng nga qeveria,” tha Tabaku.
Nënkontraktorët e firmës “Mabco”, që punojnë në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, k...
Rektori i Universiteti i Tiranës, Artan Hoxha ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanes së Fakultetit të Drejt&e...
Rreth 30 skafistë të Ksamilit kanë protestuar mëngjesin e sotëm (22 maj) përpara Bashkisë së Sarandës. Qëll...
Shoqata “Sebastia” kërkoi në fillim të muajit maj auditim dhe transparencë për ndërhyrjen emergjente mbi “Ur&eum...
Një vatër zjarri ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një repart të përpunimit të baterive n&e...
Autori i emisionit investigativ “Piranjat”, Taulant Koplikaj, thotë se mbi 20 mijë të rinj vetëm në Tiranë janë...
Policia ka zhvilluar një operacion në Laç për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të shitjes së drogës d...
Finalizohet operacioni i koduar “Perimetri 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike...
Baki Goxhaj Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka njoftuar se aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, pjesëmarrës n&eu...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro do të blihet me 95...