Protesta për largimin e Ramës, New York Times: Shqiptarët në revoltë kundër kastës politike, jo kundër Trump
Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën...
Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën...
Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e du...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Për herë të parë ata ecën në këmbë mbrëmje...
Protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Turma e madhe e ...
Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror. Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka ...
Nga Lutfi Dervishi Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:“Kur dolën nga burgu, Ma...
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të t&e...
Një protestuese deklaroi nga protesta kundër Ramës se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe nga premtimet boshe. Ajo ...
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të for...

Për shtatë vjet, linja ajrore kombëtare shqiptare u përpoq të mbijetonte – me ndihmën e Turqisë. Tani Air Albania është detyruar të ndërpresë operacionet. Ajo që mbetet janë pagat e papaguara, pagesat e papaguara të qirasë dhe pasagjerët e frustruar.
Kushdo që themelon një linjë ajrore në Shqipëri, duket se nuk e ka të lehtë. Gjatë 20 viteve të fundit, gjithsej gjashtë kompani ajrore kanë ndërprerë aktivitetin e tyre: Ada Air, Belle Air, Albawings, Albatros Air, Albanian Airlines dhe tani edhe një tjetër. Air Albania-s i është hequr licenca e operimit vetëm pak ditë më parë. Si edhe herët e tjera, pas saj mbeten pasagjerë të zhgënjyer, fatura të papaguara dhe punonjës të dëshpëruar.
Në maj të vitit 2017, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpallën së bashku themelimin e një linje të re ajrore kombëtare shqiptare. Kjo kompani publike-private e dy shteteve mike duhej, me mbështetjen e Turkish Airlines, të ofronte fluturime ndërkombëtare nga aeroporti i kryeqytetit në Tiranë dhe të nxiste më tej sektorin turistik të Shqipërisë, i cili ishte në rritje.
Fillimi me një Airbus A319 të Turkish Airlines
Megjithatë, Air Albania ishte që në fillim një projekt shumë i diskutueshëm. Turkish Airlines (49 për qind), ndërmarrja shtetërore e kontrollit ajror Albcontrol (10 për qind) dhe kompania e sapokrijuar shqiptare e investimeve MDN (41 për qind) blenë aksionet e linjës ajrore pa asnjë tender publik. Në korrik 2018, ajo kreu fluturimin e saj të parë mes Tiranës dhe Stambollit me një Airbus A319 të marrë me qira nga Turkish Airlines. Fillimisht, projekti i përbashkët ajror eci shumë mirë.
Por kriza nisi më së voni me bum-in e aviacionit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, kur fillimisht Wizz Air dhe më pas Ryanair tronditën tregun shqiptar me biletat e tyre të lira. Në pranverën e vitit 2025, pas një pauze reflektimi, Air Albania tentoi një rifillim me hapjen e 11 destinacioneve të reja nga Tirana dhe me avionë shtesë të marrë me qira nga Fly 2 Sky dhe Sky Up. Por as kjo përpjekje nuk pati sukses.
Air Albania fluturoi drejt Vjenës me vetëm dhjetë pasagjerë
Kështu, më 20 shkurt 2025, Air Albania realizoi fluturimin e parë nga Tirana drejt Vjenës me një Airbus A320 të marrë me qira nga kompania bullgare Fly 2 Sky – me vetëm dhjetë pasagjerë në bord. Ndërkohë, Ryanair, Wizz Air dhe Austrian Airlines po konkurronin prej kohësh ashpër mes tyre në këtë linjë shumë të frekuentuar. Pas vetëm tre fluturimesh, kjo linjë, si shumë të tjera të shpallura, u anulua.
Nga rifillimi dhe lidhjet e reja të paralajmëruara nuk mbeti asgjë. Së fundmi, vetëm me një avion të vetëm të marrë me qira ofroheshin fluturime pak a shumë të rregullta drejt Milanos dhe Stambollit, ndërsa njëkohësisht në Shqipëri dilnin gjithnjë e më shumë raportime për gjendjen katastrofike të kompanisë.
Padi, borxhe dhe tërheqja e Turkish Airlines
Gjatë muajve të fundit, Air Albania u përball me një sërë padish në gjykata ndërkombëtare për mosshlyerje të tarifave të leasing-ut dhe shërbimeve të kateringut. Kur Turkish Airlines njoftoi në mesin e nëntorit se do të shiste pjesëmarrjen e saj në Air Albania dhe do të ndërpriste bashkëpunimin në linjën drejt Stambollit, për shumëkënd u bë e qartë se fundi i kompanisë ajrore, borxhet e së cilës vlerësohen mbi 100 milionë euro, ishte vetëm çështje kohe.
Me uljen e fluturimit ZB1003 që vinte nga Stambolli pak para mesnatës së 2 dhjetorit, përfundoi historia e Air Albania-s./AERO TELEGRAPH
Udhëtimi i radhës i Piranjave drejt Burrelit vjen pas shpërthimit të një skandali institucional që ka tronditur opinionin publik...
Policia ka arrestuar dy shtetase nga Kolumbia morën një apartament me qira dhe e shfrytëzonin për ushtrim prostitucion. Në pranga dy...
Shumica e njerëzve nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron çmenduri, dikush tjetër bën shaka me rrëfenj...
Lëvizja e fermerëve grekë ka hyrë në ditën e saj të disatë, duke shkaktuar përsëri bllokime në rru...
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj dhe ka proceduar pesë të mitur, pas një sherri me thika që ndodhi në lagjen &ldq...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një supermarket në zonën e Kryebushatit, në...
Sllovenia ka një popullsi prej rreth 2.1 milionë banorësh, pra shumë afër Shqipërisë së vitit 2025 me 2.37 milionë...
Pas më shumë se 50 ditësh grevë, minatorët e Spaçit kanë mbetur pa punë, pasi kompania “Tete Albania” re...
Një tubim protestues do të mbahet sot në Shkup, në shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Ko...
Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim ...