Durrës/ Qarkullonte me pistoletë, arrestohet Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka
Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar në Durrës gjatë operacionit policor “Informacioni”, pasi dys...
Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar në Durrës gjatë operacionit policor “Informacioni”, pasi dys...
Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, 15-vjeçari që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të ...
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot në Gjirokastër, në orën 12:00, një takim me banorët për reformën territoriale. Taki...
Gazeta e rëndësishme britanike ‘Observer’, publikoi një reportazh të gjatë për protestat që kanë kapluar S...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-s...
Një shpërthim shkaktoi zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, raportuan...
Mariglen Lalës që iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rezulton person me precedente kriminale, i akuzuar dhe burgosur për grabitje. A...

Pas më shumë se 50 ditësh grevë, minatorët e Spaçit kanë mbetur pa punë, pasi kompania “Tete Albania” refuzoi kërkesat e tyre dhe pjesën më të madhe i pushoi nga puna. ‘Piranjat’ rikthehen sërish në minierën e bakrit, këtë herë për të folur me aksionerin e kompanisë, Bertan Berkpinar, i cili akuzon vëllezërit Ilbak për mashtrim, keqmenaxhim dhe veprime të paligjshme që e kanë çuar kompaninë drejt kolapsit. Ai thekson se ndaj minatorëve shqiptar është bërë padrejtësi, ndërsa kërkon ndërhyrjen urgjente të qeverisë shqiptare dhe hetimin e plotë të aktivitetit të firmës
Prej më shumë se 50 ditësh, minatorët e Spaçit qëndruan në grevë, duke kërkuar paga dhe kushte më të mira pune. Por beteja e tyre u mbyll pa fitore, pasi jo vetëm që nuk u morën parasysh kërkesat e tyre, por dhjetëra punëtorë u pushuan nga kompania “Tete Albania”, e kontrolluar 51% nga vëllezërit turq Murat dhe Mustafa Ilbak, ndërsa punimet në minierë vijuan pa u ndalur. Disa minator vendosën të rikthehen në punë, për shkak të kushteve ekonomike, ndërsa atyre iu ofruan kontrata që i detyronin të pranonin se nuk kishin marrë pjesë në grevë dhe se ishin të kënaqur me kushtet, ndërsa greva etiketohej e paligjshme. Aksioneri me 49% i kompanisë, Bertan Berkpinar, i cili më herët ka qenë pronari i vetëm, deklaron se minatorët dhe vetë ai po trajtohen padrejtësisht.
“Mirditën e kanë braktisur… I kanë detyruar t’i pranojnë kushtet me dhunë, duke i lënë pa bukë. Por kjo gjë nuk do u sjelli hajër.”
Berkpinar rrëfen historinë e ortakërisë me vëllezërit Ilbak, që nisi në vitin 2016, kur ai u detyrua t’u shiste 50% të aksioneve. Më vonë ai transferoi edhe 1% të pjesës së tij tek Ilbak, në mënyrë që këta të fundit të siguronin konsolidimin e nevojshëm financiar për funksionimin e kompanisë, mirëpo paratë nuk u shpenzuan për këtë gjë, por kaluan direkt në llogarinë e Ilbak Holding, dhe kështu banka BKT turke i gjobiti me 100 mijë dollarë. Berkpinar pohon se në vitin 2021, Ilbak i ka faturuar vetes 4 milionë euro “konsulencë”, duke synuar ta largonin nga kompania.
“Më hoqën nga bordi drejtues pa të drejtë ligjore. Të gjitha veprimet që kanë kryer janë ilegale.”
Berkpinar thotë se aktualisht kompania po shkon drejt kolapsit për shkak të keqmenaxhimit.
“Tani kapacitetet janë shumë të ulëta. Ilbak nuk ka eksperiencë në nxjerrjen e mineraleve. Punonjësit shqiptarë janë vënë në pozita të vështira.”
Ai kujton se dikur kushtet në minierë ishin të standardizuara, me ambiente të rregulluara dhe marrëdhënie të mira mes punonjësve; sot, sipas tij, punëtorët ndahen në “të nënës dhe të njerkës”. Në fund, ai i bën thirrje qeverisë shqiptare të ndërhyjë.
“Zyra tatimore duhet t’i kontrollojë llogaritë më me detaje. Kryeministri Edi Rama duhet të kontrollojë çfarë po ndodh në këtë kompani.”
Ndërkohë, minatorët e Spaçit mbeten pa punë dhe pa zgjidhje, ndërsa beteja për të drejtat e tyre pritet të vijojë në dyert e gjykatave turke dhe shqiptare.
Një tubim protestues do të mbahet sot në Shkup, në shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Ko...
Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim ...
Buni i Jezercës, cirk glacial me liqene akullnajore dhe arna dëbore shumëvjeçare (firn), peizazh ikonë i Alpeve Shqiptare që s...
Disa analistë janë të mendimit se një nga faktorët kryesorë që nxisin rritjen e çmimeve për konsumatorët n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do të shitet me 82.9 lekë. Nd...
Javën e kaluar ju folëm në lidhje me dentisten “profesioniste”, Genta Elezi Shaholli, e cila kishte një klinikë stomatolo...
Në Durrës, kur një marinar nuk kthehet në shtëpi në darkë, zakonisht ka dy arsye: ose është ende në det, ose...
Prishtina shtrihet në mes të përroit të vegjël Prishtinës, Vellushës dhe Matiqanit, që rrjedhin nga kodrinat xehetarie...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojn&e...
Një aksident u regjistrua rreth një orë më par në hyrje të tunelit të Pogradecit. Policia tha se ngjarja ndodhi kur një...