Alarm në Fier! Puseta e hapur pranë shkollës rrezikon jetën e fëmijëve
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat nga qyteti i Fierit, ku qytetarët ngrenë shqetësimin për puseta t&eu...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat nga qyteti i Fierit, ku qytetarët ngrenë shqetësimin për puseta t&eu...
Venezuela Veriore ka një histori të gjatë tërmetesh të forta. Ajo ndodhet në një zonë gjeologjikisht aktive,...
Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë ku në pranga ka rënë 35-vjeçari Erald Tafani. 35-vjeçarit i...
Shkon në 64 numri i studentëve që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej m...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent De...
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konfli...
Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 po hyn në momentet vendimtare dhe kanë nisur të marrin formë edhe përballjet e pa...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për mungesën e rrugës që lidh komunën e Parisit me...
Bill Gates shton një profesion të katërt që, sipas tij, do t’i mbijetojë Inteligjencës Artificiale Rritja e shpejtë ...
Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ku shpreh mbështetjen e tij për p...

Rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik pësoi rënie të mëtejshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik për vitin 2025 zbriti në 40%, nga 41.9% që ishte një vit më parë.
Ulja e këtij rreziku në vitet e fundit është mbështetur kryesisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e borxhit në valutë të huaj dhe peshën e tij specifike, pavarësisht se qeveria shqiptare ka zgjeruar huamarrjen në valutë, sidomos përmes emetimit periodik të Eurobondeve në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, një zhvlerësim i mundshëm i Lekut në kursin e këmbimit me Euron do të sillte automatikisht një rritje të peshës së borxhit në valutë.
Ndërkohë, vitin e kaluar u shënua një rritje e lehtë në treguesin e rrezikut të rifinancimit të borxhit publik. Vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti ishte 39.2%, nga 39% që kishte qenë në fund të vitit 2024. Sidoqoftë, ky tregues ngelet shumë afër niveleve më të ulëta historike.
Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.
Në fundin e vitit 2025, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 2.8 vjet, nga 2.6 vjet që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Kjo rritje dëshmon pikërisht përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë edhe gjatë vitit të kaluar.
Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave vlerëson si të nevojshëm vazhdimin e masave të ndërmarra për reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm.
Sipas vlerësimeve të këtij institucioni, kushtet ekzistuese në tregjet financiare vlerësohet se vijojnë të ofrojnë mundësinë e zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit dhe balancimit të profilit të maturitetit, së bashku me uljen e peshës së borxhit afatshkurtër në totalin e portofolit të borxhit të brendshëm.
Edhe rreziku i normave të interesit, i shprehur si përqindja e borxhit që rifiksohet brenda një viti kundrejt totalit të borxhit publik zbriti në 39.2%, nga 39.3% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi, duke ngritur shqetësim për sigurinë n...
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dalë me një deklaratë publike lidhur me r...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings” ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kr...
Hava Delibashi është thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje. Delibashi është në hetim për dosjen e AKSHI-t ...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Hajrin, i shpallur...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve t&eum...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave nga banorë të fshatit Tudan, në zonën e Elbasanit, të cilë...
Ilir Meta ka ofruar 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, por kjo është rrëzuar nga GJKKO. Kujtojmë q&eu...
Përballë një bote të trazuar për shkak të luftërave, të cilat kanë sjellë pasoja ekonomike edhe në vend...
Një nga koncesionet më të debatuara në shëndetësi ka qenë sterilizimi i pajisjeve mjekësore, shërbim që iu d...