“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
AKTUALITET
FOTO- Zgjerohet skandali/ Pas tharjes së vaskave te Banjat e Bënjës në Përmet punimet e strukturës jashtë çdo standardi
PiranjatPërditësimi i fundit 27 Qershor 2026, 10:38
Prej disa ditësh, opinioni publik është përballur me skandalin e tharjes së vaskave në Banjat Termale të Bënjës, në Përmet për shkak të punimeve.
Ndërsa qeveria, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, gjen vazhdimisht justifikime, duke fajësuar madje edhe algoritmin e rrjeteve sociale, fotot e mëposhtme dëshmojnë se punimet janë bërë jashtë çdo lloj standardi.
Ka qenë kompania “Fusha”, e biznesmenit Shkëlqim Fusha, i afërt me kryeministrin Edi Rama, ai që fitoi tenderin për punimet në një nga perlat turistike dhe jo vetëm të vendit.
Fotot e siguruara nga “Piranjat News” tregojnë punime me cilësi të dobët në të gjitha drejtimet, duke bërë që projekti, i cili gllabëroi rreth 2 milionë euro, të duket se kishte për qëllim të vetëm përfitimin e fondeve, duke sjellë më pas shkatërrimin, me para publike, të një prej pasurive natyrore më të çmuara të Shqipërisë.
Nga fotot shihet qartë se shtyllat prej hekuri janë montuar pa asnjë standard, të cilat mund të kthehen në rrezik për qytetarët./Piranjat News/