Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...

Familja e ish-deputetit të LSI-së dhe PS-së, Agron Çela, do të rindërtojë “Kafen e Madhe” në Shkodër, pas një debati që zgjati disa vite, teksa godina e cila është një monument kulture u la në harresë dhe u shkatërrua. Dyshimet ishin se shkatërrimi u bë me dashje, kjo për t’i hapur rrugë rindërtimit dhe tjetërsimit të godinës ekzistuese.
Vox News ka siguruar ekskluzivisht dokumentet e lejes së KKTU-së, ku rezulton se ndërtesa ikonike do të shndërrohet në hotel, nga një prej familjeve më me ndikim në qytetin veri perëndimor të Shqipërisë, e cila vetëm para pak muajsh fitoi edhe ankandin e qeverisë për ndërtimin e një resorti në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Velipojës.
Ditët e fundit, qeveria ka firmosur lejen e ndërtimit për “Kafen e Madhe” në Shkodër, teksa dokumentet e siguruara ekskluzivisht nga redaksia jonë flasin se bëhet fjalë për “miratimin e lejes së ndërtimit për objektin, restaurimi, rindërtimi i Kafes së Madhe dhe ndërtim i objektit hoteleri 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Shkodër.
Rindërtimi erdhi me propozim të subjektit zhvillues, shoqërisë “Xhenis -Sh”, në pronësi të zonjës Belma Çela, bashkëshortja e ish-deputetit Agron Çela, i cili më parë ka qenë nën siglën e LSI-së dhe më vonë të Partisë Socialiste. Një tjetër “shpërblim” për këtë familje, pasi më parë edhe vajza e Agronit, kandidoi me PS-në në zgjedhjet e fundit parlamentare. Një rreshtim totalisht në favor të mazhorancës, teksa aktualisht për familjen janë dhënë edhe frytet.
Në dokumentin e lejes për “Kafen e Madhe” shkruhet se godina u projektua nga mjeshtri i madh Kolë Idromeno në fillim të shekullit të 20-së. Një nga veprat më të mira të tij, mbart në vete influencë të dukshme nga arkitektura Austro – Hungareze e asaj periudhe.
“Gjatë viteve të diktaturës është emërtuar ‘Kafe Park’ dhe kati i sipërm është shfrytëzuar si ‘Hotel Park’. Zonjat do të vishnin fustanet më të bukura dhe zotërinjtë kostumet më të mira për të vizituar Kafen e Madhe duke u bërë kështu qendër sociale shumë e rëndësishme”, thuhet në dokumente.
Sipas saj, gradualisht si pasojë e mos investimit dhe neglizhencës godina filloi të mos shfrytëzohej duke i dhënë fund kështu jetës plot gjallëri që reflektonte. “Në kohën aktuale megjithëse është klasifikuar si Monument kulture i kategorisë së parë ndodhet në gjendje mjaft të degraduar. Objekti nuk ka pësuar shndërrime në morfologjinë e tij duke ruajtur tiparet arkitektonike-volumetrike por në një gjendje të degraduar”, vijon dokumenti.
Në dokumente shkruhet se do të tentohet që të ruhet fasada e vjetër. “Punimet e sigurimit, konservimit dhe ndërhyrja restauruese duhet të realizohen konform normave dhe rregullave në fuqi si dhe duke iu referuar metodikave dhe praktikave më të mira”, thuhet në dokument.
Më tej vijon se për të garantuar një vazhdimësi të punimeve dhe sigurinë publike është parashikuar mbyllja ose kushtëzimi i kalimit në disa rrugë, gjithashtu aty ku është e mundur është parashikuar ndërtimi i mbrojtjeve, skela me rrjeta metalike, të objekteve ngjitur, nga rrëzimet aksidentale të materialeve nga lartësitë.
Në dokument shkruhet se përveç restaurimit, do të tentohet edhe dhënia e funksioneve të cilat do rikthenin lavdinë e dikurshme “Kafes së Madhe” si hotel, bar kafe dhe qendër sociale. Në të do të bëhet parkim, spa center, pishinë, bar, restorant, butik, sallë konferencash, zyra dhe dhoma hoteli.
“Objekti do përshtatet në mënyrë sa më të mirë funksionale duke përfshirë në të funksione që i përshtaten pozicionit dhe nevojave të komunitetit, duke qenë në afërsi të qendrës dhe zonave të banuara propozimi parashikon të përfshihen ambiente social – kulturore të cilat do të funksionojnë me akses direkt nga jashtë por edhe të brendshëm. Kati i fundit do të jetë pjesërisht i mbyllur dhe kryesisht verandë”, vijon dokumenti.
Nga të gjithë skenarët e bujshëm të arratisjeve të ndodhura në burgjet shqiptare, ai që duket më i organizuari dhe ...
Burime nga Kuvendi raportojnë se projektligji i amnistisë, parashikohet të përfshihet në kalendar për tu diskutuar në komisio...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shpallur sot vendimin unanim në çështjen “Manjani kundër Shqipërisë...
Rreth orës 18:30 në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, një aksident i rëndë la një person t&e...
Hakerimi i email-eve të disa deputetëve të Republikës së Shqipërisë nga grupi i njohur si HomeLandJustice ka nxjerrë n...
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dërguar në burg në qytetin Cento të Italisë, pasi dyshohet se ka kryer...
Flavia Zaka, shqiptarja nga Kanadaja, mund të marrë rolin e Zonjes së Parë të Baden-Württembergut pas zgjedhjes së bashkë...
Detaje të reja dalin në dritë nga dosja e SPAK për Inez Hajrullën, apo sic njihet “i forti” i Vlorës, i cili i shp&eum...
Nëntë kilogramë kokainë të fshehur në pjesën e poshtme në një hapësirë të posaçme të nj&...
Gazetari Basir Çollau, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV ka publikuar sot një foto të kryetarit t...