U vra gjatë një operacioni policor në Korçë, mbahen sot homazhe në nderim të “Dëshmorit të Atdheut”, Enea Mekolli
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye t&e...
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye t&e...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajonal dhe nismave për lëvizjen e lirë, qytetarët e ...
Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për përfitimin e ko...
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izr...
Në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë nga T...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, s...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alter...
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Më 27 nëntor 2020, pak para orës 18:00, Ardit Spahiu gjendet pa shenja jete, i shtrirë me fytyrë nga toka, në një hapësirë të gjelbër në qoshen e një lagjeje rezidenciale në Molenbeek-Saint-Jean. Disa nga plagët nga armët e zjarrit i kanë shpuar pjesën e pasme të trupit, duke dëshmuar për një përpjekje të kotë për t’u larguar.
Në vendngjarje gjenden 18 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Të paktën gjysma e plumbave kanë goditur viktimën, e cila sipas hetimeve është marrë në shënjestër nga dy qitës, të pajisur me armë automatike.
Skena e krimit ndodhet pranë disa pikave nevralgjike të trafikut të drogës në Bruksel, tashmë të cilësuara si “hotspots” nga autoritetet lokale, ku prej vitesh banda rivale përplasen dhunshëm për kontrollin e pikave fitimprurëse të shitjes së drogës.
Megjithatë, motivi i kësaj vrasjeje nuk lidhet me kontrollin e pikave të shitjes në Bruksel.
Eliminimi i Ardit Spahiut në fund të vitit 2020 nuk përbën një paralajmërim për luftë territoriale mes kriminelëve në Bruksel. Origjina e saj është në një nivel tjetër: narkotrafiku ndërkombëtar.
“Arjani i vogël”
Me kombësi shqiptare, Ardit Spahiu, i lindur në vitin 1982, njihej me nofkën “Arjani i vogël”, për shkak të shtatit të tij. Ai dyshohet se ka ardhur në Belgjikë gjatë vitit 2019 për t’u fshehur, nga frika për jetën e tij pas disa likuidimeve të ndodhura në Shqipëri.
Në Bruksel, pa një punë zyrtare, ai ishte aktiv në laboratorë klandestinë për përpunimin dhe prerjen e kokainës, pra në zemër të tregut të shumicës.
Hetimet për vdekjen e tij iu besuan DR6, njësisë së hetimit të vrasjeve të policisë federale gjyqësore të Brukselit. Ekipi veproi nën drejtimin e një gjyqtareje hetuese dhe çështja u mor në dorëzim nga Prokuroria Federale.
Një “mik” e tradhtoi
Ditën e vrasjes, më 27 nëntor, Ardit Spahiu kishte një takim në Bois de la Cambre me E. C., një mik dhe fqinj i fëmijërisë. Ata takoheshin herë pas here për shëtitje – të paktën kështu dukej.
Por sipas elementeve të mbledhura gjatë hetimit, ky shok dyshohet se u ka dhënë informacione vrasësve mbi lëvizjet e “mikut” të tij, duke u mundësuar ta lokalizonin dhe ta ndiqnin. I marrë në pyetje, E. C. dha versione kontradiktore, duke pretenduar në një seancë se kishte vepruar nën kërcënime të vazhdueshme ndaj tij dhe familjes së tij.
Si në shumë çështje të tjera të lidhura me botën jashtëzakonisht të dhunshme të narko-trafikut, të dyshuarit u treguan pak bashkëpunues me policinë, shpesh duke përmendur frikën për sigurinë e tyre.
Omerta dhe frika nga hakmarrja
Vetëm një i akuzuar përfundimisht dha deklarata të detajuara. Për shkak të rrezikut të hakmarrjes, autoritetet belge i dhanë atij statusin e dëshmitarit të kërcënuar, duke i garantuar masa mbrojtjeje atij dhe familjes së tij.
Këto deklarata, të mbledhura nga viti 2023, nuk përbëjnë megjithatë provën kryesore të dosjes penale. Ato shërbejnë kryesisht për të konfirmuar pjesërisht analizën e mijëra mesazheve dhe imazheve të shkëmbyera mes kriminelëve përmes platformës së koduar SKY ECC.
Këto biseda, të rikuperuara nga policia rreth një vit pas eliminimit të Ardit Spahiut, përbëjnë bazën kryesore të hetimeve që do të paraqiten dhe debatohen para Gjykatës së Brukselit.
Dhe arsyeja është e qartë: krahasimi dhe lidhja e komunikimeve të shumta SKY ECC tregojnë qartë organigramën e një organizate kriminale, të përbërë nga informatorë, punëtorë, ekzekutorë dhe porositës, të gatshëm të paguajnë qindra mijëra euro për të eliminuar një rival.
“Punë m…, na iku për tre minuta”
Mesazhet zbulojnë gjithashtu muaj vëzhgimesh, planifikimesh dhe disa tentativa vrasjeje të dështuara.
“Punë m…, u nervozova sot, na iku për tre minuta”, shkruhet në një mesazh SKY ECC, dërguar gjashtë ditë para ekzekutimit të Ardit Spahiut. Sipas hetuesve, ky mesazh vjen nga një prej vrasësve, F. M., dhe i drejtohet Franc Gergely, i njohur edhe si Franc Çopja, i konsideruar si porositësi kryesor.
Në mbrëmjen e 27 nëntorit 2020, pak minuta pas vdekjes së “Arjanit”, toni i bisedave ndryshon rrënjësisht. Dy bashkëbisedues duken se festojnë vrasjen:
“E vranë!”
“Ohhh, ku je, po vij!”
“Eja te unë!”
Këto mesazhe, të shoqëruara me emoji force, u atribuohen Franc Gergelyt dhe M. Q., bashkëpunëtor i ngushtë i tij.
Nga rezidencat e tyre në Dubai, dyshohet se të dy kanë porositur dhe planifikuar vrasjen e kryer në Molenbeek. Pse? Ky likuidim në territorin belg lidhet me një konflikt të përgjakshëm mes dy grupeve kriminale nga i njëjti qytet: Elbasani, në Shqipërinë qendrore.
Zanafilla e konfliktit: 50 kg kokainë
Nga njëra anë, familjet Alibej dhe Spahiu; nga ana tjetër, klani Çopja, i përfaqësuar nga vëllezërit Çopja. Më i riu, Franc Çopja (Franc Gergely), përshkruhet si më ambiciozi. Fillimisht ata vepronin në Itali, përpara se të zgjeronin rrjetin në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Një nga shkaktarët kryesorë të rivalitetit të ashpër mes dy klaneve është vjedhja e një ngarkese rreth 50 kg kokainë në Londër, në vitet 2017 ose 2018. Droga, që i përkiste klanit Çopja, dyshohet se përfundoi te Alibej–Spahiu.
Në momentin e vrasjes së Ardit Spahiut, klani Çopja ishte në krye të një perandorie të vërtetë kriminale, e dyshuar për trafikimin e dhjetëra tonëve droge nga Amerika Latine drejt Europës.
Sipas SPAK-ut shqiptar, kjo organizatë mund të konsiderohet “një nga organizatat shqiptare më të fuqishme aktive në trafikun ndërkombëtar të kokainës”.
Para çmontimit të saj në gusht 2025, ajo kishte aftësinë “të ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet europiane dhe të menaxhonte sasi shumë të mëdha droge në kohë shumë të shkurtër”.
Belgjika, teatër operacionesh
Belgjika shërbeu si teatër i vërtetë operacionesh për klanin Çopja:
– hyrja e drogës në Europë përmes portit të Antverpës,
– qendër logjistike në Bruksel për ripaketim dhe rishpërndarje,
– dhe terren për larje hesapesh.
Nga nëntë të akuzuarit e lidhur me klanin Çopja që do të gjykohen para Gjykatës së Brukselit, disa janë ende në arrati. M. Q. dhe F. M. do të gjykohen në mungesë. Në bankën e të akuzuarve do të jetë i pranishëm Franc Gergely (Çopja).
Mohim dhe sfidë ligjore
Në fund të vitit 2023, ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Belgjikë – ekstradimi i parë ndonjëherë mes dy vendeve. Në atë kohë, shumë trafikantë gjenin strehë në Dubai për t’iu shmangur drejtësisë dhe për të pastruar miliona euro.
“Ky ekstradim është sinjal i fortë: edhe kur je ulur mbi një mal dollarësh, nuk i shpëton drejtësisë!”, deklaroi atëherë prokurori federal Frédéric Van Leeuw.
I konsideruar si i akuzuari kryesor bazuar në mesazhet SKY ECC, Franc Gergely mohon çdo përfshirje në vrasjen e Ardit Spahiut.
Avokati i tij, Gilles Vanderbeck, synon të kundërshtojë ligjshmërinë e mbledhjes së mesazheve të koduara, identifikimin e autorëve dhe interpretimin e përmbajtjes nga hetuesit.
Një precedent historik
Për herë të parë, një juri popullore do të vendosë mbi bazën e provave SKY ECC. “Ndryshe nga një gjykatë penale, këtu hetuesit do të pyeten drejtpërdrejt në sallë mbi metodologjinë e tyre. Parimi i dëshmisë me gojë do t’u lejojë juristëve të vlerësojnë më drejt peshën e provave”, shprehet avokati.
Pavarësisht rezultatit të këtij procesi, çështje të tjera gjyqësore i presin disa nga protagonistët. Në tetor, SPAK kërkoi dërgimin në gjyq të 33 personave, mes tyre Franc Gergely, M. Q. dhe F. M., për një organizatë kriminale të përfshirë në vrasje me pagesë dhe tentativa eliminimi, të financuara nga fitimet e kokainës.
Shqipëria po përballet me një fenomen të paregjistruar më parë, paralizimin e shpenzimeve publike. Ndonëse buxheti i shtetit...
Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm prurjet e lumit Valbonë, duke ndikuar në rritjen e nivelit të...
Dhjetëra denoncime nga banorët e zonave Orikum, Tragjas dhe Dukat, të cilët shprehin shqetësimin dhe revoltën e tyre për nd...
Një shqiptar 38-vjeçar është dënuar të hënën nga gjykata e Tongerenit me një dënim shtesë prej gjasht&e...
Gjyshi i 12-vjeçares së përdhunuar nga i moshuari në Pogradec kërkon zgjidhje nga drejtësia për rastin e mbesës së...
Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho firmos strukturën e re. Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marr&...
Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për administrimin e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara. Në dokumentin e publiku...
Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dorian Puka, i dëbuar dy herë nga Britania, ka sfiduar drejtësinë britanike duk...
Gara për kreun e ri të Gardës së Republikës ka hyrë në një fazë të rëndësishme, me tre kandidatura...
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka zbarkuar sot në Vlorë, nw Pyllin e Sodës, ku prej javësh janë ngritur shqetësime lidh...