AKTUALITET

Gaz Paja tërhiqet nga statusi i “investitorit strategjik”/ Ngrihen dyshime se u përdor si prestanome për projektin 14 milionë euro në Dhërmi

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 10:25

Gaz Paja tërhiqet nga statusi i “investitorit strategjik”/

Aktori i ''Portokallisë'', Gazmend Paja ka vendosur të pezullojë aktivitetin e kompanisë, me të cilin fitoi statusin e “investitorit strategjik”, për ndërtimin e një kompeksi turistik në Dhërmi, për një vlerë prej rreth 14 milionë euro.

Në 19 janar të këtij viti, mësohet se ai njoftoi Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) se ka vendosur të pezullojë për një afat të pacaktuar veprimtarinë tregtare të shoqërisë “Echotec Energy Service”.

Gaz Paja tërhiqet nga statusi i “investitorit strategjik”/

Në dokumentin e siguruar nga mediat nuk jepen arsyet e këtij vendimi, megjithatë lëvizja e Gaz Pajës ngre pikëpyetje mbi të gjithë historinë e shpalljes së tij si “investitor strategjik”

Shpesh janë përfolur dhe lidhjet e tij të forta me kryebashkiakun Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në burg. 

Gaz Paja, nga aktor në ''investitor strategjik''

Gazmend Paja, një aktor prej vitesh në skenën e Portokallisë, në mënyrë paralele ka ushtruar edhe aktivitetin privat në fushën e beach-barit, në zonën e Dhërmiut, në bregdetin jugor të Shqipërisë.

Gjithashtu, ai është i njohur për raportet e ngushta dhe publike me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gaz Paja tërhiqet nga statusi i “investitorit strategjik”/

Aktori Gazmend Paja nuk e ka fshehur asnjëherë miqësinë me Veliaj.

Ai është përfshirë rregullisht në fushatat elektorale për Partinë Socialiste në Tiranë.

Gjithashtu, emri i Pajës rezulton edhe në dosjen hetimore që ka hartuar Prokuroria e Posaçme ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

SPAK-u thotë se ka zbuluar një apartament të fshehur të Veliajt tek zona rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë, një pronë e cili më parë ishte përdorur nga Gazmend Paja. Për këtë episod, Prokuroria e Posaçme akuzon Veliajn për “fshehje pasurie” dhe ndërtuesin Gentian Sula se është përpjekur të fshehë gjurmët e veprës penale. Ndërkohë, pas deklarimeve të dhëna në Prokurori, aktori Gazmend Paja e ka përjashtuar veten nga çdo dyshim të mundshëm.

Në vitin 2019, Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), një strukturë që drejtohet nga Rama, miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin “Dhërmi Resort”.

Sipas vendimit, projekti do të realizohej nga kompanitë “Startek” dhe “Echotec Energy Service” dhe vlera e tij përllogaritej në rreth 14 milionë euro.

Gaz Paja tërhiqet nga statusi i “investitorit strategjik”/

Dokumentat zyrtare tregojnë se kompeksi turistik do të ndërtohej në një sipërfaqe 133 mijë metra katrorë, në territorin e Himarës.

Një prej dy kompanive që fituan statusin e investitorit strategjike, “Echotek Energy Services” është në pronësi të Gazmend Pajës.

Pas miratimit të këtij vendimi, opozita dhe ekspertë të ndryshëm të fushës së ligjit, ngritën dyshime se Gazmend Paja ishte thjesht një “prestanome” (pra, një emër në mbulim) për llogari të miqve të tij të fuqishëm politikë, Rama e Veliaj. Megjithatë, këto akuza mbetën vetëm në planin e deklarimeve publike.

Paja i dha “gaz” investitorit strategjik

Historia e projektit strategjik “Dhërmi Resort” ka nisur në vitin 2017. Në atë kohë, kompania “Startek” aplikoi e vetme për të marrë statusin e investitorit. Por, aplikimi dështoi.

Komiteti i Investimeve Strategjike, me vendimin nr. 28/2, dt. 20 nëntor 2017, ia ktheu kërkesën aplikuesit, me argumentin se “projekti është i pamaturuar”.

Për rreth 2 vjet, “Startek” shpk, në pronësi të Lulzim Mehmetaj, nuk bëri përpjekje të tjera për të maturuar projektin.

Ndërkohë, në 24 Prill 2019, Gazmend Paja blen nga miku i tij, Alket Cakaj, aksionet e shoqërisë “Echotec Energy Services” për vetëm 100 lekë të reja.

Shoqëria “Echotec…” ishte krijuar në vitin 2017 nga Cakaj dhe kishte si objekt të veprimtarisë “Pastrimi i të gjitha depozitave të hidrokarbureve. Në fushën e ndërtimit të objekteve ushtarake, rikonstruksione të veprave të artit, objekteve industriale, autostrada, në fushën e ndërtimit të veprave hidroenergjitike, etj.”

Gaz Paja tërhiqet nga statusi i “investitorit strategjik”/

Shoqëria, gjatë të gjithë ekzistencës së saj, nuk ka publikuar asnjë bilanc tregtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe nuk dihet nëse ka pasur aktivitet real.

Megjithatë, vetëm 5 muaj pasi Gazmend Paja blen aksionet e “Echotec Energy Services”, kjo e fundit aplikon së bashku me “Startek” për të marrë statusin e “investitorit strategjik”, me projektin e kompleksit turistik në Dhërmi, i cili ishte refuzuar më herët.

Në foto projekti 

Gaz Paja tërhiqet nga statusi i “investitorit strategjik”/

Përfshirja e Gaz Pajës në aplikim rezultoi fatsjellëse për aplikimin. Komiteti i Investimeve Strategjike, me vendimin nr. 2/3, datë 2 shtator 2019, vendosi “Miratimin e statusit të investorit për projektin e investimit me potencial strategjik ‘Dhërmi Resort”.

Përfshirja në investim strategjik me vlerë 14 milionë euro, të kompanisë “Echotek Energy Services”, pa bilance të deklaruara dhe e blerë për vlerën minimale 100 lekë të reja, nuk ngriti asnjë alarm të  kuq tek institucionet ligjzbatuese, për të vlerësuar nëse ishte një skemë klasike pastrimi parash.

Megjithatë, 7 vjet pasi Gazmend Paja fitoi statusin e “investitorit strategjik”, ai vendosi të pezullojë aktivitetin e kompanisë, duke ngritur hije të rënda dyshimi. 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë