AKTUALITET

Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament: Do të mbyllet “ishulli” i fundit që na ka mbetur për të bërë pyetje

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2025, 22:01

Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave

“Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre,” shkruan organizata që mbron të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias.

Kryetari i AGSH, Isa Myzyraj, i tha BIRN se sipas informacioneve që ai kishte, plani i kufizimeve është bërë i ditur në një takim informal të thirrur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla me disa gazetarë që mbulojnë punën e parlamentit, takim ku ka marrë pjesë dhe zëdhënësja e kryeministrit Edi Rama, Manjola Hasa. Grupi i PS-së nuk komentoi mbi shqetësimet e AGSH-së.

Ndërkohë, gazetarja e Report-tv dhe nënkryetare e AGSH-së, Esiona Konomi, e pranishme në takim,  i tha BIRN se takimi ishte informal dhe se drejtuesit e lartë të grupit socialist shprehën “shqetësimin” e tyre se kamerat që rrinë në lozhën e seancës plenare dhe bëjnë xhirime që kanë cënuar jetën private të deputetëve, duke bërë filmime të telefonave apo mjeteve të tjera elektronike të ligjvënësve.

“Gjithashtu u artikulua ideja se as gazetarët nuk mund të filmojnë me telefonat e tyre nga lozha dhe na u ofrua si opsion që një kamera e Kuvendit të mundë të na servirë disa xhirime nga seanca që mund të na “ndihmojnë” të montojmë kronikat tona,” tha Konomi.

Sipas Konomit, pjesëmarrës shtetërorë në takim shprehën rezerva për situatat që krijohen në oborrin e Parlamentit, ku gazetarët u dalin përpara deputetëve dhe u bëjnë pyetje pa rënë dakord më herët për një intervistë. Edhe pse nuk ka ende një plan konkret të Kuvendit për të kufizuar lirinë e gazetarëve në raportimin e tyre nga Kuvendi, kjo bisedë krijon shqetësime.

“Pavarësisht se takimi kishte frymën e një bisede bashkëpunuese për të përmirësuar marrëdhënien mes medias dhe Kuvendit, personalisht jam e shqetësuar se PS do të shtyjë fort për të realizuar këtë qëllim, duke eleminuar përfundimisht mundësisë e gazetarëve për të kërkuar llogari dhe filmuar vetë,” theksoi Konomi për BIRN.

Myzyraj këmbëngul se nëse këto kufizime do të bëhen faktike, do të mbyllet dhe “ishulli” i fundit që u ka mbetur mediave për të bërë pyetje dhe për të xhiruar pa regji qendrore të qeverisë.

Marrëdhëniet e medias me Kuvendin rregullohen nëpërmjet një dokumenti të veçantë, ku janë përcaktuar hapësirat fizike nga ku gazetarët mund të raportojnë apo marrin intervista dhe hapësirat ku kamerat kanë akses për të filmuar.

Gazetarët që mbulojnë Kuvendin kanë bërë protesta disa herë për kufizim apo sjellje të padenjë të punonjësve të Gardës së Republikës ndaj tyre duke kërkuar që Kuvendi të lëvizja e tyre në oborrin e Kuvendit dhe prania në llozhë gjatë seancave plenare të mos kufizohet. Një tjetër problematike për mediat vizive mungesa e aksesit të kamerave në mbledhjet e komisioneve parlamentare, për të cilët Kuvendi ofron transmetim live online.

Media në Shqipëri pothuaj nuk ka asnjë akses në aktivitetet dhe godinat e institucioneve qeveritare, pasi kryeministri Edi Rama futi praktikën e transmetimeve me regji qendrore të çdo aktiviteti të qeverisë, duke ndaluar aksesin e drejpërdrejtë dhe raportimin e pavarur të gazetarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë