Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Një shqiptar, trafikant droge, arriti t’i shpëtonte për momentin deportimit në Sqhipëri, falë pezullimit të vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila kishte vendosur riathesimin e tij në vendlindje.
Në vendimin e Gjykatës, thuhej se marrëdhënia e shqiptarit me gruan e tij do të dëmtohej, nëse ai do të dëbohej nga Mbretëria e Bashkuar.
Roland Matranxhi u dënua me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës së Mançesterit në vitin 2023, për përfshirjen e tij në një fermë të madhe të kanabisit me një bande droge.
Ministria e Brendshme u përpoq ta deportonte atë, por shqiptari apeloi në një gjykatë më të ulët për imigracionin.
Partnerja e tij portugeze i tha gjykatës se nuk do të zhvendosej në Shqipëri, pasi nuk donte të largohej nga motra e saj, e cila jeton me të në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjykatësi tha se kjo do të thoshte që marrëdhënia e tyre “e dashur” do të “ftohej”, dhe vendosi që Matranxhi mund të qëndronte në vend, pasi ai arriti të bindte gjykatën për të mos u deportuar.
Megjithatë, vendimi i shkallës së parë u rrëzua nga gjykata për imigracionin, e cila kishte vendosur se Matranxhi kishte dhënë arsye "qartësisht të pamjaftueshme" dhe ishte e gabuar që ta lejonte të qëndronte.
Matranxhi hyri në Mbretërinë e Bashkuar në rrugë “klandestine” në qershor 2018, përpara se të aplikonte dhe t’i jepej statusi i paracaktuar sipas skemës së vendosjes së BE-së.
Megjithatë, në qershor 2023, ai u dënua për vepra penale që lidhen me drogën, pasi ai dhe të bashkëpandehurit e tjerë u “kapën në flagrancë duke ngritur një fermë kanabisi”, në një pronë në Bolton.
U gjetën çanta të mëdha me kanabis, me një vlerë të vlerësuar midis 100,000 dhe 200,000 paund, së bashku me 11,000 paund para të fshehura brenda një kutie këpucësh dhe disa fletore, që përmbanin lista blerjesh që lidheshin me kultivimin e kanabisit.
Pasi u burgos, atij iu tha se përballej me deportim. Megjithatë, ai apeloi në një gjykatë më të ulët, ku gruaja e tij tha se kishte ndërmend të mbante “një marrëdhënie të dashur” me Matranxhin, pavarësisht sjelljes së tij kriminale.
Gjykata dëgjoi se gruaja e tij ishte e rregulluar financiarisht në Mbretërinë e Bashkuar, me “punësim të rregullt dhe profesional”.
Ajo nuk fliste shqip dhe nuk do të zhvendosej, pasi kjo do të kishte një “ndikim të rëndësishëm” në marrëdhënien e çiftit.
Gjykatësi i shkallës së parë tha: “Ka shumë të ngjarë që, qoftë me qëllime të mira, marrëdhënia të përkeqësohet pa asnjë faj të [gruas së tij]. Ajo nuk ka lidhje të vërteta në Shqipëri përveç [Matranxhit], nuk e flet gjuhën dhe nuk është e integruar kulturorisht apo shoqërisht.”
Gjykatësi tha se do të kishte “pengesa të konsiderueshme,” nëse ajo do të zhvendosej në Shqipëri dhe se kjo do të ishte “jashtëzakonisht e ashpër”.
Gjykatësi Clive Lane tha: “Shkurt, faktet thjesht nuk e justifikuan rezultatin e arritur nga gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë.”
“Nuk e pranoj që [ai] ka treguar ekzistencën e rrethanave shumë bindëse, që tejkalojnë interesin e fortë publik në dëbimin e tij.
“E anuloj vendimin e gjykatës së shkallës së parë. E ripërcaktoj vendimin që rrëzoi apelin [e Matranxhit] për arsye të të drejtave të njeriut.”
Bashkimi Europian ka vendosur të vihet vetë në lëvizje për skandalet me fondet që ata japin për Shqipërinë. Fondet ...
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka shprehur shqetësimin e saj për situatën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit t&eum...
“Arrest me burg” me afat 60-ditor ka vendosur Gjykata e Fierit për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka parlajmëruar qytetarët se po qarkullon një mesazh smishing që mashtr...
Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi me votat e socialisteve projektin për rijetëzimin e kompleksit sportiv “Flamurtari”, pallat...
Gjashtëmbëdhjetë persona dhe katër kompani janë në bankën e të akuzuarve nga SPAK, për skemën kriminale t&eu...
Një person që investoi plot 10 mijë dollarë në skemën piramidale mashtruese XUEX, e goditur së fundmi nga autoritetet n&eum...
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Shqipëri-Kosovë ku janë përfshirë 5 automjete. Pë...
Mbrëmjen e datës 5 shtator, tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dob&eu...
Një drejtues motoçiklete që shërbente në shpërndarjen e ushqimeve nga një fast food ka përfunduar në spitalin e...