
Rikonstruksioni i Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit ka sjellë problematika dhe konflikte mes reparteve, ku po transferohen materialet dhe dhomat e tij. Prej disa javësh ka filluar transferimi i materialeve kirurgjikale në një nga sallat e operacionit që ndodhet brenda Maternitetit të Beratit, dhe kjo ka sjellë indinjatën e mjekëve gjinekologë dhe stafit të këtij shërbimi, që sot ka pezulluar për rreth 1 orë punën.
Shefi i Maternitetit të Beratit, Gentjan Kusta, ka deklaruar se kjo gjendje është e papranueshme dhe ka krijuar kaos në shërbimin obsetrik-gjinekologjik. Sipas tij, nuk mund të përdoret për emergjencat e Repartit të Kirurgjisë një sallë operacioni që ndodhet përballë sallës abortale dhe dhomave të grave shtatëzëna, pasi kjo jo vetëm që do të ndikonte negativisht në gjendjen e tyre emocionale dhe psikologjike, por edhe është rrezik për përhapjen e infeksioneve të ndryshme.
Drejtori i Spitalit Rajonal Berat, Arben Konomi, ka deklaruar se nuk mund të ndalohet një investim jetik për qytetarët, siç është shërbimi kirurgjikal. Sipas Konomit, rikonstruksioni i Repartit të Kirurgjisë është ndarë në disa faza, ku po shfrytëzohen dhomat e Reparteve të Pediatrisë dhe Patologjisë, dhe në Maternitetin e Beratit do të shfrytëzohet vetëm një sallë operacioni, që nuk e përdor askush prej tre vitesh.
Konomi ka deklaruar se kjo situatë nuk do të zgjasë më shumë se 90 ditë dhe gjithçka do të zhvendoset si më parë, por nuk mund të ndalohet një financim i tillë, mjaft i nevojshëm dhe i rëndësishëm.
Drejtori i Spitalit Rajonal Berat, Arben Konomi, ka pohuar se mjekët gjinekologë që do të ndalojnë pa asnjë arsye shërbimin ndaj grave shtatëzëna do të përballen me masa administrative dhe masa ligjore.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Nëntor17:52
Prej katër ditësh nën ujë, terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”
Prej katër ditësh, terminali i autobuzave të linjave interurbane dhe atyre që lidhin fshatrat me qytetin e Bulqizës është n...
AKTUALITET
12 Nëntor17:40
Burra që vrapojnë të tmerruar dhe makina që largohen me shpejtësi skëterrë! Çfarë nuk u "vu re" nga atentati mafioz në Rinas
Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dh...
AKTUALITET
12 Nëntor17:22
Kullat pushtojnë vendin, valë lejesh për ndërtesa të larta në Tiranë dhe bregdet
Valë ndërtimesh të larta po përfshin Tiranën dhe bregdetin, duke shënuar një fazë të re të urbanizimit në...
AKTUALITET
12 Nëntor17:11
"Veliaj i burgosur pa gjyq"/ Rama: Tirana ka nevojë për drejtim, jepini mundësinë të ushtrojë detyrën
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn. Ai...
AKTUALITET
12 Nëntor17:01
Rama: Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat do të jetë 500 euro
Nga dëgjesa me banorët e njësisë 5 në Tiranë, për projektbuxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama është ndalu...
AKTUALITET
12 Nëntor16:48
Ndihmuan Shaljanin të bëhet pjesë e AMP, arrestohen dy punonjësit e policisë në Tiranë (EMRAT)
Dy punonjës të policisë janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, nën dyshimet se ndihmuan, Muçi Shaljanin të...
AKTUALITET
12 Nëntor16:34
Florjan Binaj denoncon: As për të vdekurit s’ka më respekt – Varrezat e Tufinës mes plehrave
Aktori dhe moderatori i njohur Florjan Binaj ka ngritur alarmin për një situatë shqetësuese në varrezat e Tufinës, përmes n...
AKTUALITET
12 Nëntor16:26
VIDEO nga atentati në Rinas/ Momenti kur autorët i zënë pritë dhe qëllojnë me 3 kallashnikovë makinën e Danit
Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmand...
AKTUALITET
12 Nëntor16:12
Makina doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, policia jep detaje: Humbën jetën dy persona
Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit, në periferi të Tiran&e...
AKTUALITET
12 Nëntor15:56
BIRN: Belinda Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të m&e...