10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin për korruspion ndaj ish-gjytarës së Elbasanit, Zamira Vyshka. Shkalla e parë kishte dhënë dënimin me 2 vite në shërbim prove, për akuzën e korrupsionit ndaj ish-magjistrates. Dënimi i shkallës së parë mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit.
Vyshka u dënua nga Apeli Antikorrupsion me 2 vite burg për korrupsion pasiv. Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që sipas prokurorisë do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, Apeli vendosoi përfundimisht dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj. Gjyqtarja u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pa
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 07.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 08.01.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 02, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga Z.V. dhe I.P., ndaj vendimit nr. nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Z.V. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Z.V. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Z.V. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr.64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.P. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
Deklarimin fajtor të të pandehurit T.R. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit T.R. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit T.R. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale telefonat e sekuestruar të pandehurve t’i kthehen personave që u takojnë, ndërsa sendet e tjera të përshkruara në urdhrin “Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit”, datë 11.01.2023 të prokurorit, mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe të pandehurit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.” Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet procedurale për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve ankues solidarisht.
FIER- Fermerët në Fier këtë të hënë kanë dalë në protestë në lidhje me prodhimin e tyre të lu...
TIRANË- Të paktën 62 për qind e ankimimeve të paraqitura në Komisionin e Prokurimit Publik gjatë vitit të shkuar kisht...
ITALI- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari, Ilia Ndoka. Ndoka u ekstradua ditën e sotme nga Italia në vendin ...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Bandat shqiptare kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës gjatë dy dekadave t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Më 5 prill 2025 hyri në fuqi tarifa bazë prej 10% mbi të gjitha importet në SHBA, duke përfshir...
HAS- Banorë të Hasit kanë dalë në protestë ditën e sotme, për shkak të rrugës së keqe. Mësohe...
TIRANË- Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, bashkë me disa drejtorë janë pas hekurave nëpër procese gjyq&...
HAS- Një 26-vjeçar nga Hasi është zhdukur në malin e Pashtrikut. Raportohet se i riu kishte dalë për të gjuajtu...
aku TIRANË- Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi...
Nga dhjetori deri më tani skandali zë skandalin sa i përket sigurisë ushqimore. Pas mandarinave të kthyera nga Kroacia, salmonelë...