
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas rastit të helmimit në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, 31 kursantë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi shfaqën simptoma si temperaturë dhe diarre.
Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm, edhe 29 kursantë të tjerë janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë me simptoma të ngjashme dhe janë transportuar drejt Repartit Infektiv për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së.
Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.
Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate.
Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë bërë analizat dhe pritet dalja e përgjigjeve për të përcaktuar shkakun.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Qershor11:31
Vdekja e policit italian, flet shqiptari i arestuar: Kisha disa gramë hashash dhe nuk doja të kisha probleme
Autoritete italiane kanë zbardhur detaje të tjera rreth aksidentit të rëndë që i mori jetën policit italian Francesco Impre...
AKTUALITET
25 Qershor11:23
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit, 4 persona përfundojnë te Trauma
Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në supe...
AKTUALITET
25 Qershor11:12
Helmohen kursantët e Policisë, Kristuli: Pa gjurmueshmëri nuk mund të zbulohet shkaku i helmimit!
Rasti i përsëritur i helmimit të kursantëve të Policisë ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi sigurinë ushqimore dh...
AKTUALITET
25 Qershor10:55
Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi
Një konflikt i hershëm për çështje pronësie mes dy vëllezërve dyshohet se ka çuar në ngjarjen tragjike t...
AKTUALITET
25 Qershor10:51
'Të fundit në Europë'/ Muço: Turizmi i Ramës është propagandë, Shqipëria po mbytet nga ndotja dhe vilat
Ndërsa qeveria reklamon Shqipërinë si historinë më të madhe të suksesit turistik në rajon, ekspertët paralajm&eum...
AKTUALITET
25 Qershor10:41
‘Po na zhdukin prodhimin shqiptar’, Zeka: Qeveria fle, bizneset po mbyllen njëri pas tjetrit
Ekonomia shqiptare po përballet me një krizë të thellë e cila po çon drejt zhdukjes së prodhimit vendas dhe mbylljes masi...
AKTUALITET
25 Qershor10:04
Frikë nga arratisja, FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos
Një trupë shërbimi e repartit RENEA dhe Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ka marrë në ruajtje, Ilir Se...
AKTUALITET
25 Qershor09:39
Zyrtarët e BE zbarkojnë në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane pritet të marrë pjesë në protestën kundër Ramës
Protestat që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, prej më shumë se tre javësh kanë tërhequr edhe vëmendjen ...
AKTUALITET
25 Qershor09:10
Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë, ja pse ndodhi vrasja e 74-vjeçarit
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kav...
AKTUALITET
25 Qershor08:56
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria r...