
Në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lidhur me konfliktin e tij të hershëm me Ismet Boriçin, duke dhënë detaje mbi plagosjen e tij, motivet e hakmarrjes dhe ngjarjen e armatosur të ndodhur në vitin 2018.
Sipas dëshmisë së Hoxhajt, konfliktet kanë nisur që në vitin 1999, për shkak të problemeve që një shok i tij i fëmijërisë, Vrion Kallanxhiu kishte me vëllezërit Boriçi.
Po ashtu Hoxhaj flet edhe për një konflikt në vitin 2004 ku kishte mbetur i plagosur, duke pretenduar se autor ishte Ismet Boriçi.
“Konflikti ka ndodhur në vitin ’99–2000. Një shok i imi i fëmijërisë ka pasur probleme me vëllezërit Boriçi. Arsyeja ka filluar në vitin 2004, kur unë duke ikur për në shtëpi jam plagosur me 3 plumba. Ismet Boriçi i ka plagosur vëllain Viron Kallanxhiut, shokut tim të fëmijërisë, që tani është në burg. Boriçët janë fis i madh. U krijua një situatë kot, pa lidhje, “pse më sheh”. Ai nxori armën, unë ia kapa armën te tyta. Ai më qëlloi. Unë ika me vrap, aty më mori dikush. Unë rrija me këtë shokun tim, më shkoi mendja mua që kishte lidhje me shokun tim që më qëlloi, se unë me njeri tjetër nuk kisha probleme. E dija historinë e Vironit me Boriçin. Vironi kishte ndërmarrë një veprim ndaj tij, e kishte goditur Ismetin në ’99 në Itali. Unë doja të mbaroja punë me të. Të mbaroja punë, ta vrisja pra… ç’a ta qirasja? Ai më gjuajti mua”, ka thënë ai.
Ndërkohë ai pranoi para trupit gjykues se synimi i tij ishte hakmarrja, duke sqaruar se Viron Kallanxhiu nuk kishte dijeni për planin e tij dhe nuk kishte marrë pjesë në asnjë formë.
Duke iu referuar ngjarjes së vitit 2018, Hoxhaj tregoi se “kishte siguruar një automjet tip Renault të vjedhur dhe një pistoletë Glock, ndërsa bashkëpunëtor kishte një person të quajtur Skerdi, i cili, sipas tij, ishte në dijeni të situatës. Ata kishin vëzhguar disa herë pronën e vëllezërve Boriçi dhe kishin planifikuar goditjen.”
“Skerdi qëlloi nga vendi i pasagjerit, por arma iu bllokua. Mjeti ynë kishte xhama të zinj dhe targa të huaja, ndaj ata na pikasën. Plumbat u ndalën nga xhami dhe ata u gërvishtën lehtë”, dëshmoi Hoxhaj.
Në përgjigje të pyetjeve të prokurorit Behar Dibra, Hoxhaj tregoi se ngjarja kishte ndodhur pranë një lokali në zonën e gjimnazit të ri, ku viktimat ndodheshin të ulur në tavolinë. Ai theksoi se armët i mbanin gjithmonë në automjet dhe se ishin të përgatitur për të goditur sapo t’i shihnin.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Shkurt14:03
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ “Gati të bëjë çdo punë!”, emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare
Një dokument i përfshirë në dosjen hetimore të Jeffrey Epstein, e cila është bërë publike nga autoritetet gjyq&eu...
AKTUALITET
5 Shkurt13:38
EMRAT/ Sarandë, i riu nga Lezha bën për spital 48-vjeçarin!
Një grindje për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në Sarandë.
45-vjeçari Gëzim Pre...
AKTUALITET
5 Shkurt13:28
Etiketa e një vere zbulon mashtrimin?/ 1 herë Rama del krah 'Alehandro Group', gjithë shteti dehet nuk shikon, nuk kontrollon
Një etiketë vere e denoncuar mesa duket fsheh shumë institucione duke nisur nga AKU, drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe K...
AKTUALITET
5 Shkurt13:28
SKANDAL/ Ish-truproja e Ramës me veshje civile, dhunoi dhe arrestoi protestuesit në Rrjoll të Velipojës
Gjatë protestës së djeshme të banorëve të fshatit Rrjoll të Velipojës, kundër ndërtimit të resortit &ld...
AKTUALITET
5 Shkurt13:03
Në SPAK kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kun...
AKTUALITET
5 Shkurt12:50
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK
Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dih...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
5 Shkurt12:24
U aksidentua për vdekje në Itali, familjarët e Saimir Gjokës: Kërkojmë drejtësi!
"Ne thjesht kërkojmë të vërtetën, ne kërkojmë drejtësi. Vëllai im vdiq në një aksident të tmerrsh&...
AKTUALITET
5 Shkurt11:58
Banorët e tre fshatrave protestë para Bashkisë së Beratit: Na thanë protestoni sa të doni, rruga nuk do të bëhet!
Banorët e tre fshatrave në qarkun e Beratit kanë protestuar ditën e sotme (5 shkurt) para Bashkisë.
Shkak është bër&e...
AKTUALITET
5 Shkurt11:59
ODIHR kërkon reformë zgjedhore: Ka probleme me ligjin, nuk është aty ku duhet të jetë
Misioni i ODIHR bën ka bërë thirrje për përmirësimin e ligjit zgjedhor në Shqipëri.
Përfaqësuesi Michel Tar...