
Pas shoqërimit të 6 personave, të cilët u morën më pyetje lidhur me ngjarjen ende misterioze te kenianes, 22-vjeçares Joy Ayoko, e cila me 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit në rrugën Pandeli Evangjeli.
Burime nga grupi hetimor thanë për Syri TV se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodin Barçi, shoferi i kazinosë dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë. Ndërkohë që u janë sekuestruar telefonat celuarë.
Përveç vëllait të Rodin Barçit të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinosë. Sa i përket dëshmisë së Barçit, ai ka mbajtur të njëjtën me atë të parën ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje dhe se kishin pasur një marrëdhënie intime, por që i kishin dhënë fund pak para ngjarjes.
Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër-porosi lidhur me autopsinë e kenianes dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjes. Ndonëse telefonat janë sekuestruar, grupi hetimor ka hasur vështirësi në telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte numër kenian dhe gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar.
Sa i përket komunikimeve, edhe ato janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht, kështu që pritet edhe të përkthehen. Ndërkohe një ndër pikëpyetjet e mëdha është edhe deklarata e mikeshave të Joy-t. Burimet thanë se në deklarimet e para që u janë marrë Emilit dhe Joy-t, dy shoqeve të 22-vjeçares keniane, përkthyes i deklaratave ka qene Rodin Barçi.
Grupi hetimor ka dyshime të forta se dëshmia e vajzave mund të jetë tjetërsuar pasi Rodin Barçi ka qenë i dyshuar që në fillim të ngjarjes.
Ndonëse hetimet vijojnë pritet që zbërthimi i telefonave celularë të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Teksa natën e ngjarjes nga pamjet filmike është parë një person i cili është afruar pranë hostelit ku jetonte 22-vjeçarja Joy Ayoko. Grupi hetimor ka dyshime të forta se pozicioni se si është gjetur vajza, kokën e ka pasur nga muri dhe ka ngritur dyshime që nuk është hedhur, por mund të jetë lënë aty pasi fillimisht është thirrur të zbresë poshtë hostelit dhe aty është dhunuar dhe lënë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është drejt zbardhjes.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Maj09:19
Harta e re gjyqësore, nga sot “shkrihen” 9 gjykata e prokurori
TIRANË-Sot nis faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, ku nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shka...
AKTUALITET
1 Maj09:18
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Prokuroria shqiptare plotëson dosjen për të ekstraduar britanikët drejt Tiranës
TIRANË- Dy persona janë në arrati nga grupi i Edmond Haxhisë, i formuar për të vrarë biznesmenin Ardian Nikulajn. Auto...
AKTUALITET
30 Prill22:37
Prisnin të deportoheshin, shqiptarët arratisen nga kampi në Angli
13 kriminelë të huaj, mes tyre 7 shqiptarë janë arratisur nga një kamp emigracioni në Angli.
Mediat angleze bëjnë me ...
AKTUALITET
30 Prill19:41
Arrestimi i shqiptarit bën “bujë” në mediat e huaja! Dailymail: Shqiptarët, kontingjenti më i madh i të burgosurve të huaj në Britani
BRITANI E MADHE- Arrestimi i Fatmir Limanit ështe bërë sërisht kryefjalë në mediat britanike. Ashtu si Dosja.al raportoi, L...
AKTUALITET
30 Prill16:00
VIDEO- Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në lokal, dy të plagosur
VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në nj&...
AKTUALITET
30 Prill10:00
Shqiptarja “e pafuqishme” përballë ligjeve britanike, 45-vjeçarja: Fëmijët nuk hanë ushqimin që na ofrohet, s'na lejohet të hapim dritaret
BRITANI E MADHE- Shqiptarja e quajtur Hyrje, që jeton në hotel thotë se dy fëmijët e saj nuk duan të hanë, sepse ushqimi nu...
AKTUALITET
30 Prill08:00
Prodhimi vendas në rrezik nga rritja e kostove, pagave, konkurrencës nga importi dhe emigracionit
Prodhuesit përsërisin shqetësimin se nga rritja e kostove, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para, që ...
AKTUALITET
29 Prill22:00
Detajet, e shkuara kriminale e Harry Simpson. Vëzhgoi Ardian Nikulajn
Vijon të mbetet në arrati Harry Simpson, një prej pesë anglezëve të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt. Simpson kis...
AKTUALITET
29 Prill18:13
U kapën në “shtëpi bari”, vihen në pranga 4 shqiptarë në Gjermani
4 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi u kapën në një ‘shtëpi bari’. Mediat shkruajnë se shqipt...
AKTUALITET
29 Prill17:00
Ishte duke hapur lokalin e tij, plagoset me thikë 42-vjeçari shqiptar në Itali. Rëndë në spital
Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi në Monteçhio Maggiore këtë t&eum...