U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Hetimi për vrasjen e dyfishtë në Finikounda ka hyrë në fazën më intensive, ndërsa të dhëna të reja po ndryshojnë drejtimin e hetimeve. Sipas burimeve hetimore, prokurorja e çështjes ka tashmë në dispozicion analizat e komunikimeve nga shtatë telefona celularë, që lidhen në kohë me natën e ngjarjes, si edhe me ditët para dhe pas vrasjes, midis Mesinisë dhe Athinës. Sipas raportimit të Kostas Gazoulis në emisionin Newsroom të ERT News, zbulimet e reja nga heqja e sekretit telefonik pritet të hedhin dritë mbi kontradiktat që janë vërejtur në dëshmitë e dy 22-vjeçarëve që ndodhen në paraburgim.
Autoritetet po përqendrojnë tani vëmendjen te mundësia e ekzistencës së një nxitësi, që mund të ketë udhëhequr ngjarjen.
Avokatja Katerina Fragaki, e cila ka qenë për vite me radhë përfaqësuese ligjore e biznesmenit 68-vjeçar dhe tashmë përfaqëson mbesën e tij, theksoi se prioriteti i familjes është zbulimi i plotë i të gjithë personave të përfshirë.
“Klientja ime nuk beson se autorët janë vetëm dy 22-vjeçarët. Motivi, sipas vlerësimit tonë, është thjesht financiar, për shkak të pasurisë së madhe të viktimës,” deklaroi ajo. Znj. Fragaki la të kuptohet për përfshirjen e mundshme të personave nga rrethi familjar, duke theksuar:
“Ka indikacione se nxitësi mund të vijë nga vetë familja.” Ndërkohë, disa pyetje kyçe mbeten ende pa përgjigje: kush shtypi këmbëzën dhe ku ndodhet arma e krimit, e cila nuk është gjetur ende.
“Shpresoj që arma të gjendet, sepse mund të çojë në prova thelbësore. Jam e bindur se në fund asgjë nuk do të mbetet pa zbuluar,” tha avokatja.
Hetimet po vijojnë gjithashtu për skuterin që autorët përdorën për t’u arratisur, i cili po ashtu nuk është gjetur. Autoritetet janë në posedim të një videoje që tregon njërin nga të dyshuarit në stacionin e autobusëve të Kifissos, disa orë pas ngjarjes. Sipas burimeve të fundit, policia tashmë ka një pasqyrë më të qartë të motiveve dhe personave të përfshirë, por hetimi mbetet i hapur. Pjesë pas pjese, mozaiku i kësaj ngjarjeje tragjike po plotësohet, ndërsa hetuesit përpiqen të zbulojnë kush qëndron realisht pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Mesininë.
GJKKO ka vendosur masën e 'arrestit në burg' për 31-vjeçarin Juxhin Koka, i cili u ekstradua nga Spanja pas akuzave për korrupsion ...
Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë futur në grevë uri...
Qeveria shqiptare ka pranuar zyrtarisht se vendi ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara, një shifër...
Një 41-vjeçar shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për një vjedhje prej 130 mijë eurosh të kryer në vitin 2...
SPAK i ka dërguar fletë-thirrje për t'u paraqitur dhe marrë në pyetje, zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Burime jozyrt...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë vendimin për të pezulluar bojkotin kombëtar të seancave gjyqësore, duke njoftuar ...
Strukturat doganore në Portin e Durrësit kanë bllokuar një sasi veshjesh të dyshuara për shkelje të të drejtave të...
Një aksion policor, ka çuar në arrestimin e një grupi gjuetarësh që ishin përfshirë në vrasjen e kafshëve ...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia, lidhur me dënimin p&...
Një 61-vjeçar i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe i dënuar me burg me formë të prerë të Apelit të GJK...