“Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe rolin që ka pasur si n...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe rolin që ka pasur si n...
Gjashtë muaj pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit, lufta që Presidenti Donald Trump e ka quajtur një "e...
Gjatë protestës së paralajmëruar në Maliq kundër shkrirjes dhe bashkimit me Korçën, në momentin kur gazetar&eum...
Një 35-vjeçar është arrestuar menjëherë pas krimit, pasi plagosi rëndë me mjete prerëse administratorin 74-vje&...
Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit, të arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ka dhënë një deklaratë për mediat...
Autoritetet kanë nisur kontrollet me qen, nëse në ambientet e institucioneve ku janë dërguar email-e kërcënuese dhe terrori...
Në mënyrën e tij të zakonshme, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka postuar një video të re në rrjetet socia...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit, mbrëmjen e djeshme në Durrës. Raportohet se sipas burimeve,...
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i 26 gushtit, që çoi në arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi dhe ish-punonjësit t&...
Një email i dërguar në disa nga institucionet e vendit ka ngritur në këmbë policinë e shëtit. “Përshë...

Më 7 nëntor 1975, nga Tetova, Dushan Manevski u ul t’i shkruante një letër Enver Hoxhës. Nuk kërkonte asgjë për veten dhe as për ndonjë të afërm. I kërkonte udhëheqësit komunist të lironte nga burgu një grua franceze rreth 70 vjeçe, Sharlota Deringer, e cila vuante dënimin në repartin nr. 318 në Qytetin Stalin, Kuçovën e sotme. Manevski kishte vetëm një arsye për t’u përpjekur ta shpëtonte: vite më parë, Sharlota kishte ndihmuar motrën e tij, Borka, kur ajo ishte gjendur në vështirësi. Tani ishte radha e tij të mos e harronte.
Letra është e shkruar me dorë, me një gjuhë të kujdesshme dhe respektin që në Shqipërinë e asaj kohe ishte pothuajse i detyrueshëm kur i drejtoheshe njeriut që kishte në dorë fatin e gjithkujt. Manevski nuk kundërshton dënimin e Sharlotës dhe nuk hyn në akuzat ndaj saj. Ai thotë se nuk ka pasur lidhje me francezen, por kujton të mirën që ajo i kishte bërë motrës së tij dhe kërkon që një gruaje tashmë të moshuar t’i falej pjesa e mbetur e dënimit. Shpresën e lidh me 29 Nëntorin, festën më të rëndësishme të regjimit, duke besuar se ajo ditë mund të sillte edhe lirinë e Sharlotës.
Ai i shkruante Enver Hoxhës:
“I dashuni shoku Enver! Po ju drejtohem me lutje dhe besoj se do të më bani një të mirë në lidhje me lirimin nga burgu të Sharlota Deringer, plakë 70 vjeçare franceze që gjindet tue vuejtë dënimin në repartin 318 në Qytetin Stalin. Në Shqipni ka për më vuejtë edhe tri vjet tjera. Kjo franceze ka ndihmue motrën time Borka Poshka në çdo pikëpamje kur ajo si refugjate e mjeruar, ndaj saj ju lut ta përkrahni të dalë nga burgu në liri. Besoj se propozimi im gjen mirëkuptimin e Republikës Popullore të Shqipërisë. Unë jam maqedonas, por dëshiroj përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë – dy vendeve socialiste fqinje. Pres ta lironi Sharlotën me rastin e ditës së çlirimit të Shqipërisë – 29 Nandori. Shqipnija rroftë përgjithmonë në Ballkan!”
Në fund të dy faqeve Manevski vendosi emrin, adresën e tij në Tetovë dhe datën. Ndoshta mendonte se kishte ende kohë. Deri më 29 Nëntor kishin mbetur tri javë dhe ai shpresonte se një kërkesë për mëshirë, e bërë në emër të një gruaje rreth të shtatëdhjetave, mund të gjente një përgjigje.
Por historia e Sharlota Deringer mori një tjetër fund. Burime për fatin e saj tregojnë se francezja ishte dënuar në Shqipërinë komuniste nën akuzën se ishte spiune e shërbimit sekret francez. Ajo nuk e fitoi lirinë që Manevski kërkonte për të. Sharlota vdiq në burgun e grave po në vitin 1975 dhe u varros në Kuçovë, në një varr pa emër.
Kështu, dy faqet e shkruara në Tetovë marrin sot një kuptim tjetër. Ato nuk janë vetëm një kërkesë drejtuar Enver Hoxhës, por gjurma e një përpjekjeje të fundit për të shpëtuar një njeri që dikur kishte bërë mirë dhe që, kur vetë u gjend në nevojë, kishte dikë që ende e kujtonte. Dushan Manevski nuk mund t’i ofronte Sharlotës as avokat, as liri dhe as rrugën për t’u kthyer në Francë. Mund të bënte vetëm atë që bëri: t’i shkruante njeriut që vendoste mbi fatet e njerëzve dhe t’i kujtonte se pas numrit të një reparti burgu ndodhej një grua e moshuar.
Nuk dihet nëse Sharlota e mori vesh ndonjëherë se nga Tetova dikush kishte shkruar për të, se kishte kujtuar të mirën që ajo i kishte bërë motrës së tij dhe se kishte kërkuar që 29 Nëntori t’i sillte lirinë. Ajo që mbeti ishte letra, ndërsa gruaja për të cilën u shkrua nuk arriti të dilte e gjallë nga burgu. Francezja rreth 70 vjeçe, e dënuar si spiune, vdiq larg vendit të saj dhe u varros në Kuçovë, në një varr pa emër.
Historia e saj është vetëm një prej mijëra historive njerëzore që fshihen pas statistikave të persekutimit komunist në Shqipëri. Pas çdo dënimi, burgu, internimi apo ekzekutimi kishte një emër, një familje, njerëz që prisnin dhe letra që kërkonin mëshirë. Regjimi nuk u mjaftua gjithmonë me marrjen e lirisë; shumë prej viktimave të tij u privuan edhe nga e drejta për një varr ku familjarët të mund t’i qanin.
Prandaj dy faqet e Dushan Manevskit janë më shumë se një dokument i vjetër arkivi. Ato janë një dëshmi e vogël, por therëse, e mënyrës se si funksiononte një diktaturë ku për lirinë e një gruaje të moshuar duhej t’i luteshe udhëheqësit dhe ku mëshira mund të mos vinte kurrë. Krimet e komunizmit nuk janë vetëm numra dhe dosje të mbyllura në arkiva. Ato janë edhe histori si kjo e Sharlota Deringer: një grua që humbi lirinë, humbi jetën dhe në fund mbeti edhe pa emër mbi varr.
Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, nive...
Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit të publikuar nga Shë...
Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e...
Ky është ish-efektivi i policisë Uljan Shpataraku, i arrestuar këtë të mërkurë në Durrës bashkë me Ergy...
SPAK reagoi zyrtarisht për arrestimin e Ergys Agasit, duke theksuar se prangosja e tij erdhi pas një pune disa javore mes Policisë dhe agjent&eum...
Pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku, veprimet hetimore po vijojnë me shpejt&e...
Kontrolle të shtuara policore janë zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit të Vlorës, ku for...
Ky është momenti kur Ergys Agasi ndodhet në ambientet e brendshme të drejtorisë së Policisë së Tiranës duke u mar...
Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi shfaqet me një orë “Richard Mille” në dorë, një prej markave më ekskluzive ...
Ergys Agasi, i shumëkërkuar nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t, është arrestuar ditën e sotme në Durr&eum...