UEFA dhe FIFA ulin tensionet/ Drejtuesit europianë tërhiqen nga bojkoti ndaj Infantinos
UEFA pritet të tërhiqet nga kërcënimi për bojkot të Kupës së Botës U20 për femra, duke zbutur përplasje...
UEFA pritet të tërhiqet nga kërcënimi për bojkot të Kupës së Botës U20 për femra, duke zbutur përplasje...
Qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në shesh, në kuadër të protestës së 89-të kundër qeverisë ...
Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, nive...
Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit të publikuar nga Shë...
Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e...
DASHI Mund të ndjeni nevojën për t’u përqendruar përsëri në një situatë që e keni lënë pak ...
Ky është ish-efektivi i policisë Uljan Shpataraku, i arrestuar këtë të mërkurë në Durrës bashkë me Ergy...
SPAK reagoi zyrtarisht për arrestimin e Ergys Agasit, duke theksuar se prangosja e tij erdhi pas një pune disa javore mes Policisë dhe agjent&eum...
Ky është momenti kur Ergys Agasi ndodhet në ambientet e brendshme të drejtorisë së Policisë së Tiranës duke u mar...
Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi shfaqet me një orë “Richard Mille” në dorë, një prej markave më ekskluzive ...

Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, niveli më i lartë në vend. Pas Korçës renditen Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7%, duke treguar shkallën e lartë të përqendrimit të popullsisë në një pjesë të kufizuar të territorit.
Të dhënat publikohen në Raportin Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0 dhe bazohen në Censin 2023 dhe në shpërndarjen e popullsisë në rrjetin standard europian 1×1 km.
Në Qarkun e Shkodrës, 67,2% e territorit rezulton pa banorë, në Dibër 62,3% dhe në Berat 60,8%. Lezha dhe Elbasani janë pranë mesatares kombëtare, me përkatësisht 54,3% dhe 53,6%.
Në kahun tjetër, përqendrimi më i madh i popullsisë në territor vërehet në Durrës, ku vetëm 20,6% e sipërfaqes rezulton pa banorë. Fieri ka 39,9% territor bosh, ndërsa Qarku i Tiranës 43,7%.
Raporti vlerëson se mesatarisht rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi në qelizat 1 km katror. Kjo tregon se popullsia e vendit nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, por është e përqendruar në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi.
Dallimi është veçanërisht i fortë në qarqet malore dhe në juglindje. Korça, megjithëse ka një nga qendrat urbane më të konsoliduara të vendit, ka një territor të gjerë ku popullsia është e rrallë ose mungon.
E njëjta dukuri shihet në Gjirokastër, Kukës dhe në pjesë të Qarkut të Vlorës.
Kjo strukturë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për reformën territoriale. Një bashki ose qark mund të ketë një qendër urbane relativisht të dendur, por njëkohësisht të administrojë sipërfaqe të mëdha me shumë pak banorë.
Në këto zona, kostot për rrugët, transportin, shërbimet sociale, emergjencat dhe administrimin për banor mund të jenë dukshëm më të larta.
Raporti nënvizon pikërisht këtë problem kur shpjegon se dendësia tradicionale popullsi për kilometër katror nuk mjafton për të kuptuar mënyrën se si banohet realisht territori.
Për këtë arsye, analiza plotësohet me dendësinë e perceptuar dhe me tregues të përqendrimit hapësinor të popullsisë./ Monitor

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit të publikuar nga Shë...
Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e...
Ky është ish-efektivi i policisë Uljan Shpataraku, i arrestuar këtë të mërkurë në Durrës bashkë me Ergy...
SPAK reagoi zyrtarisht për arrestimin e Ergys Agasit, duke theksuar se prangosja e tij erdhi pas një pune disa javore mes Policisë dhe agjent&eum...
Pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku, veprimet hetimore po vijojnë me shpejt&e...
Kontrolle të shtuara policore janë zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit të Vlorës, ku for...
Ky është momenti kur Ergys Agasi ndodhet në ambientet e brendshme të drejtorisë së Policisë së Tiranës duke u mar...
Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi shfaqet me një orë “Richard Mille” në dorë, një prej markave më ekskluzive ...
Ergys Agasi, i shumëkërkuar nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t, është arrestuar ditën e sotme në Durr&eum...
Publikohen pamjet e momentit të arrestimit të Ergys Agasit, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Në video shihet momenti kur Agas...