AKTUALITET

Hodhi gruan me makinë në det, 45-vjeçari shqiptar ‘fajëson’ shapkën! Çfarë tha para gjykatës

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Gusht 2026, 18:20
Hodhi gruan me makinë në det, 45-vjeçari shqiptar

Shqiptari 45-vjeçar Ismail Picari, banues në San Giovanni in Marignano, në zonën e Riminit, është lënë në burg, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ndodhi më 19 gusht në portin e Cattolicës. Burri pretendoi se bëhej fjalë për një aksident, duke deklaruar se shapka i ishte ngecur te pedali i gazit. Megjithatë, hetimet e autoriteteve italiane kanë ngritur dyshime se ai e kishte drejtuar qëllimisht automjetin drejt detit.

Sipas rindërtimit të bërë nga karabinierët, 45-vjeçari i kishte propozuar gruas të dilnin me makinë, me pretekstin se do të shkonin për të bërë pazar. Pasi mbërritën në zonën e portit, ai dyshohet se rriti shpejtësinë dhe e drejtoi automjetin qëllimisht drejt detit.

Makina goditi një shtyllë dhe përfundoi në ujë, duke u ndalur në një thellësi prej rreth tre metrash.

Burri arriti të dilte i pari nga automjeti, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila nuk di të notojë, u detyrua të dilte përmes xhamit të pasmë. Për fat të mirë, dy kalimtarë që u hodhën në det arritën ta shpëtonin me ndihmën e një litari.

Gruaja u transportua më pas në spitalin e Pesaro-s për kontrolle mjekësore, ku u tregoi karabinierëve versionin e saj të ngjarjes. Ndërkohë, 45-vjeçari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte fshehur. Pas disa orësh kërkimesh, ai u gjet nga karabinierët pranë një zone pyjore, jo shumë larg banesës së tij. Arrestimi u krye më 20 gusht.

Gjykatësi i hetimeve paraprake (GIP) i Riminit vlerësoi se nga hetimet kishte dalë një rrezik konkret i përsëritjes së veprës penale dhe vendosi masën e paraburgimit në burg.

Në vendimin e gjykatës ndikoi edhe një incident i mëparshëm, i ndodhur vetëm disa ditë para ngjarjes në port. Karabinierët kishin ndërhyrë në banesën e çiftit pas një konflikti. Sipas autoriteteve, 45-vjeçari kishte reaguar në mënyrë të dhunshme dhe kërcënuese ndaj efektivëve, duke kundërshtuar me forcë arrestimin, duke plagosur lehtë dy karabinierë dhe duke dëmtuar një automjet të shërbimit.

Në atë rast ai ishte arrestuar për rezistencë ndaj një zyrtari publik. Arrestimi ishte konfirmuar nga Gjykata e Riminit, e cila pas gjykimit të menjëhershëm kishte vendosur ndaj tij detyrimin për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore.

Pas arrestimit të ri për tentativë vrasjeje, 45-vjeçari do të qëndrojë në burg në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të çështjes. /PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës