
Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person u gjet i pajetë brenda një automjeti të djegur. Sipas njoftimit, më 15 dhjetor 2025, rreth orës 14:00, policia u njoftua se në këtë zonë po digjej një automjet. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMW, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.
Gjatë këqyrjes së mjetit, në sediljen e drejtuesit u gjet trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht dhe fillimisht i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë
Sot, më datë 15.12.2025, rreth orës 14:00, është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, Vlorë, po digjej një automjet.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMW, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht. Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para hetimore. Gjatë këqyrjes së automjetit, në sediljen e drejtuesit të mjetit u gjet trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht dhe ende i paidentifikuar.Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.
Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit Artjon Isa Xhelo, datëlindja 22.02.1998, lindur dhe banues në Berat. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas rreth orës 11:00 ka dalë nga banesa e tij me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin dhe nuk është kthyer më. Po sipas familjarëve, shtetasi vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni, për të cilat ishte në trajtim mjekësor.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN). Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, ndërsa, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Dhjetor22:22
DETAJE/ Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, shkatërrohet tërësisht banesa
Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 5 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë por fatmirës...
AKTUALITET
15 Dhjetor22:01
U dogj brenda BMW-së në Llogara, dalin fotot e ish-policit 32-vjeçar
Ky që shihni në foto është ish-efektivi i Policisë në Berat, Artjon Xhelo, i cili vetëdogj pasditen e sotme brenda automjet...
AKTUALITET
15 Dhjetor21:38
I zhdukur prej më shumë se një muaji, zbulohet fati tragjik i të riut shqiptar në Gjermani (EMRI)
Një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Valentin Volaj, është gjetur pa shenja jete këtë të hënë n&eu...
AKTUALITET
15 Dhjetor21:19
FOTO-LAJM nga aksidenti në Kombinat/ Makina përfundon në kancelari
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tj...
AKTUALITET
15 Dhjetor20:53
Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës. Si shfrytëzohen manovrat procedurale për të vijuar punimet
Për më shumë se tre vjet, gjykatat shqiptare me në krye Gjykatën e Lartë mbajnë peng procesin e hetimit gjyqësor n&eum...
AKTUALITET
15 Dhjetor20:09
VIDEO/ Përfitimet 200,000 euro në muaj, shqiptari rol kyç në organizatë. Pamje se si vepronin anëtarët e rrjetit të kokainës
Karabinierët e Foggias, si pjesë e një hetimi kompleks të koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik vendas, ekzekutuan një urdhër ...
AKTUALITET
15 Dhjetor20:00
Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti
Një zjarr u regjistrua rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në lagjen “Granic”, të Gjirokastrës.
Menjë...
AKTUALITET
15 Dhjetor19:52
Aksident i rëndë në Kombinat, një makinë përfundon në dyqan, një tjetër përmbyset
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Kombinat në Tiranë, konkretisht në ...
AKTUALITET
15 Dhjetor19:49
U largua nga policia në 2023 dhe sot u dogj brenda makinës, deklarata shokuese e 32-vjeçarit para familjarëve
Personi qe u dogj në makinën në Llogara është një ish-punonjës policie, i identifikuar si Artjol Xhelo 32 vjeç.
Ai &e...