Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
AKTUALITET
U dogj brenda BMW-së në Llogara, dalin fotot e ish-policit 32-vjeçar
PiranjatPërditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 22:01
Ky që shihni në foto është ish-efektivi i Policisë në Berat, Artjon Xhelo, i cili vetëdogj pasditen e sotme brenda automjetit të tij në Llogara.
Artjol Xhelo,32-vjeç, banues në fshatin Banaj në bashkinë Dimal, ka punuar disa vite në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”.
Në vitin 2023, Xhelo kishte shfaqur probleme të shumta të depresionit dhe për këtë arsye DVP Berat e largoi nga Forcat Shqiponja dhe e transferoi në Postën e Policisë në Poliçan.
Aty u fol që efektivit të policisë Artjol Xhelo i humbi arma e shërbimit dhe DVP Berat i dha një masë disiplinore dhe e përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet e thelluara për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes dhe dinamikën e ngjarjes.