AKTUALITET

Përdhunimi i 12-vjeçares nga i moshuari në Pogradec, gazetarja: Vajza po kalon traumë

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 19:09

Përdhunimi i 12-vjeçares nga i moshuari në Pogradec, gazetarja:

Disa ditë më parë, më 30 dhjetor një 67-vjeçar në Pogradec u arrestua me akuzën se kishte përdhunuar dhe lënë shtatzënë një 12-vjeçare. E mitura rezultoi 22-javëshe shtatzënë pas një vizite në spitalin e Korçës. Dyshohet se 67-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht vajzën që të mos denonconte ngjarjen e ndodhur në muajin gusht.

I pandehuri nuk e ka pranuar akuzën e abuzimit seksual. Nga fetusi është marrë një kampion ADN-je për të mësuar atësinë dhe pritet që përgjigjja të dalë brenda 2-3 javësh. Gazetarja Daniela Zisi disa detaje lidhur me gjendjen e vajzës dhe të familjarëve, të cilët po përjetojnë një traumë të fortë.

Daniela Zisi: Vajza i është nënshtruar terapive dhe po vazhdon të jetë nën terapi nga një psikologe dhe po mbahet nën vëzhgim e kujdes shëndetësor psikologjik pasi gjendja e saj shëndetësore është e rënduar dhe po kalon një traumë shumë të vështirë.
Rudina Magjistari: Ke pasur mundësi ti vetë personalisht që të kontaktosh me familjarët e saj?

Daniela Zisi: Kam kontaktuar me familjarët të cilët për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes, për shkak të përmasave të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, nuk kanë pranuar të ekspozohen për mediat, ndërkohë që ata janë shumë të shqetësuar për faktin që vajza e tyre që ndihmonte 67-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij për punë të ndryshme, iu kryente shërbime të vogla duke blerë produkte të vogla në dyqan, të abuzohej seksualisht nga fqinji i tyre me të cilin kishin hyrje-dalje familjare dhe tek i cili besonin e nuk u shkonte mendja kurrë që vajza e tyre vetëm 12 vjeç të binte pre e një abuzimi të pamëshirshëm.

Gazetarja sjell në vëmendje se sipas ligjit, e mitura nuk ka jo vetëm kapacitet fizik e psikologjik për fëmijën, por as zotësi juridike për të marrë vendime për të.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan