Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka ndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa foto të njërit prej personazheve më të njohura të botës së krimit, Nuredin Dumanit. Fotot e publikuara nga Vezaj janë të shkrepura kur Dumani ishte 23 vjeç.
Sipas Vezaj, asokohe Dumani njihej si grabitës pulash ose ndonjë shtëpie, ndërsa thotë se ende "nuk kishte filluar karrierën e tij si vrasës".
Më tej në postimin e gazetarit, thuhet se vetëm pak vite pas shkrepjes së këtyre fotove, Dumani u rekrutua si vrasës nga Talo Çela. "Më pas rezultoi, edhe nga bisedat e ndryshme në SkyEcc, se vrasësi i 12 personave nuk bënte pazare më me lekë, por vetëm me euro dhe shuma të mëdha! ", thuhet ndër të tjera në postim.
POSTIMI I PLOTË:
“Vrasësi” Dumani para se të bëhet “VIP”
Ky që shikoni është Nuredin Dumani, 14 vite më parë, në fillim të “karrierës” së tij kriminale! Siç duket në këto foto, ai është 23 vjeç dhe duket i lumtur me tetë tufat e parave, të siguruara ndoshta nga ndonjë “kotec” i vjedhur! Në atë kohë, në kartelën e policisë, Dumani njihej si grabitës pulash, i ndonjë shtëpie fshati ku kishte të moshuar, apo shtepi të ndonjë tregtari, biznesi ose kambisti të zonës! Ende nuk kishte filluar “karrierën” si vrasës, pasi në atë kohë ishte thjesht një “çerr” i Talo Çelës nga Sinaballaj e Rrogozhinës!
Nga fotot duket qartë se Dumani, sot i akuzuar për 12 vrasje dhe i dyshuar gjithashtu për vrasjen me tritol të të pafajshmit Enea Thomallari, mburret me tufat e parave që, me shumë mundësi, në atë kohë ka grabitur ndonjë kambisti ose shtëpi të ndonjë tregtari. Duket qartë që katër nga tetë tufat e lekëve janë të mbështjellë me shiritin e bankës dhe të firmosura nga një punonjës bankar.
Këto foto janë shkrepur më 22 shtator 2010, mes orës 18:21 dhe 18:22 minuta, siç duket brenda ambienteve të një shtëpie modeste, ndryshe nga kushtet që sot vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ka brenda ambienteve të qelisë!
Nëse shikon me kujdes këto foto, ato tregojnë shumë për gjendjen e tij psikologjike! Ai duket i eksituar që ka siguruar tufat e parave, me të cilat pozon për t’i ruajtur si kujtim fitimet e krimeve të para të tij! Në foton nr. 1, përveç fotografimit të vetes, ai është kujdesur të shkrepë aparatin edhe në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët. Në foton nr. 2, Nuredin Dumani duket se ndan tufën e parave me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit. Ndërsa në foton nr. 3, Nuredin Dumani shfaqet duke dorovitur një person tjetër, që duket se është “punëtor” i tij në planet kriminale.
Pra, 14 vite më parë, bashkëpunëtori i drejtësisë sot siguronte tufa me lekë, pasi ishte vetëm një hajdut i rëndomtë dhe i pa kuotuar ende në “bursat” kriminale të vrasjeve me pagesë! Ndërkohë, vetëm pak vite pas shkrepjes së këtyre fotove, Dumani u rekrutua si vrasës nga shefi i tij, Talo Çela. Më pas rezultoi, edhe nga bisedat e ndryshme në SkyEcc, se vrasësi i 12 personave nuk bënte pazare më me lekë, por vetëm me euro dhe shuma të mëdha! Ai arriti deri në atë pikë sa, nga delitantizmi i tij, pretendonte në bisedat e SkyEcc se do i vendoste gjobë specialistit të gjobëvënies, Emiljano Shullazi, etj!
Nga ana tjetër, nuk dihet nëse i penduari i drejtësisë, Dumani, që tregon për SPAK-un vetëm ato që i interesojnë, ka rrëfyer për origjinën e këtyre parave! Apo nëse dy “super” prokurorët, Altin Dumani dhe Behar Dibra, i kanë kërkuar llogari të penduarit të tyre se për çfarë krimi bëhej fjalë në atë kohë! Dyshoj që e kanë bërë, siç dyshoj që dy prokurorët nuk do e zbardhin vrasjen me tritol të të pafajshmit Thomallari, pasi porositësi i dyshuar i këtij atentati është pikërisht i penduari i tyre, i cili vazhdon të kryejë aktivitet kriminal edhe nën mbrojtjen e shtetit!
P.S. Mos harroni të citoni fotot ku i gjetët, në SPAK dmth.
Fotot e publikuara nga Vezaj:
foto ilustruese SARANDË- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Sara...
foto ilustruese ITALI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Piacenza të Italisë, ku nj&eum...
foto ilustruese TIRANË- Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua...
foto ilustruese TIRANË- Një sondazh i “Monitor”, që nisi më 11 shtator të këtij viti dhe zgjati rreth një mu...
foto ilustruese TIRANË- Afërsia me BE-në, fuqia punëtore e kualifikuar dhe kostot e ulëta të punës po tërheqin gjit...
ITALI- Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Itali. Corriere shkruan se shqiptari i vr...
SHKODËR- Konferenca shkencore “Frati i Kujtesës”, kushtuar 100 vjetorit të lindjes së françeskanit At Zef Pllumi, u org...
KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, ku protagonist është vëllai i ish-deputetit soci...
ANGLI- Një 22-vjeçar shqiptar me emrin Kozma Papa ka rrëfyer se ka vrarë një burrë në një goditje me thikë pas ...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në GJKKO dosjen për Luis Çelën i akuzuar si pjes...