Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në zonën e aeroportit të Rinasit në Tiranë, ku u ekzekutua me armë zjarri krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, Mustafa Sheqeri (Muçi).
Pamjet filmike, të dy trupave në makinë tronditën vendin ndërsa situata hetimore deri në këto momente është e vakët për sa i përket identifikimit dhe lokalizimit të autorëve të krimit të rëndë.
Hetuesit e çështjes kanë provuar se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri në datën 7 Nëntor 2025, kanë udhëtuar së bashku me avion nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Barcelonës.
Policia kriminale e Tiranës, ka zbuluar agjencinë e udhëtimit ku janë prerë biletat e avjonit për Gilmando Danin dhe Mustafa Sheqerin.
Pikërisht kjo agjenci udhëtimi dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacionin tek anëtarët e grupeve kriminale për planifikimin e udhëtimit vajtje-ardhje, të cilët më pas janë mobilizuar për të kryer vrasjen pikërisht ditën e sotme.
Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri kanë qëndruar tre ditë në Spanjë dhe ditën e katërt, të dy së bashku kanë udhëtuar në drejtim të Rinasit në Shqipëri.
Sapo kanë zbritur në terminalin e aeroportit dhe kanë kryer verifikimin e pasaportave dhe më pas tërhoqën bagazhet, Muçi dhe Gilmando, janë drejtuar tek parkimi i aeroportit, ku kishin lënë makinën tip Benz-Mercedez ngjyrë e bardhë në pronësi të Ervis Kosovës.
Teksa kanë marë makinën, Mustafa Sheqeri ka hipur në timon ndërsa Gilmando Dani në vendin e parë të pasagjerit. Ata sapo kanë dalë në rreth-rrotullimin e Rinasit, janë sulmuar me armë zjarri automatike nga një distancë e shkurtër.
Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kanë dëgjuar dy herë breshëri automatiku. Makina tip “Toyota” me targa Greke është pozicionuar në rrugë paralelisht me makinën ku qëndronin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, të cilët janë goditur nga një distancë thuajse gjysmë metra.
Gilmando Dani, ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa Mustafa Sheqeri vijon të ketë ende shenja jete dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës për kurim.
Një zyrtar i lartë i Policisë, i tha gazetarit Elton Qyno se dy viktimat e këtij atentati nuk ishin të armatosur dhe në momentin e sulmit nuk kanë mundur të bëjnë asnjë reagim për tju kundërpërgjigjur.
Sipas zyrtarit atentati mafioz i kryer mesditën e sotme është thuajse i njëjtë me dinamikën e atentatit të datës 13 nëntor 2021 i kryer në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku mbeti i vrarë Erigers Mihasi dhe Armand Dumani.
Në të dyja atentatet, autorët e krimit kanë përdorur automjet tip “Toyota” dhe autori që ka hapur zjarr është i pozicionuar nga brenda makinës. Në sulmin me armë të sotëm ndaj Danit besohet se janë përdorur dy armë automatike.
E njëjta skemë në dy atentate të ndryshme dhe në të dyja rastet makina e autorëve të krimit është larguar në drejtim të Fushë-Krujës, aty ku dhe është djegur më pas.
Ndërkohë fakti që Dani udhëtonte në automjet me Sheqerin, punonjës i AMP-së nxit debate të forta mbi marrëdhëniet mes botës së krimit dhe strukturave të policisë, si dhe mbi rrezikun e infiltrimeve të mundshme brenda institucioneve ligjzbatuese.
Ironikisht, ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi publikisht se “Shqipëria është ndër vendet më të sigurta të rajonit”.
Por atentati në mes të ditës, në një nga zonat më të mbrojtura të Tiranës, e vë në pikëpyetje këtë imazh të sigurisë që ministrja përpiqet të përcjellë.
gilmando dani rinas
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Nëntor19:58
“Nuk ka ndarje polici-krim”/ Abilekaj: Dani i njohur për policinë, efektivi i plagosur i dyshuar për pjesëmarrje në trafiqe
Ekzekutimi i fundit mafioz, i ndodhur në një nga akset rrugore më të ruajtura në vend, ka nxjerrë në pah lidhje tronditë...
AKTUALITET
11 Nëntor19:32
Vrasja në Rinas/ Dërgohet për ekspertizë “Benz-i” luksoz i “Visit të garave”
Makina ndaj të cilës u qëllua me breshri plumbash në zonën e Rrethrrotullimit të Rinasit është larguar me karrotrec ng...
AKTUALITET
11 Nëntor19:24
Apeli lë në fuqi dënimin e ish-kryebashkiakut të Pogradecit
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të martën më 11 nëntor lënien në fuqi t&e...
AKTUALITET
11 Nëntor19:13
Pas afro 5 orësh nga atentati në Rinas, policia zhvendos me karotrec makinën ku ndodheshin viktima dhe i plagosuri
Pas afro 5 orësh nga atentati afër Aeroportit të Rinasit, policia ka larguar me karotrec nga vendngjarja makinën luksoze me të cil&eu...
AKTUALITET
11 Nëntor18:55
KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata
Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të S...
AKTUALITET
11 Nëntor18:53
Atentati mafioz në Rinas/ Gazetari zbulon detaje nga e shkuara e errët e Gilmando Danit, lidhjet me Shullazin dhe polici i AMP-së që e shoqëronte
Një atentat i mirëfilltë mafioz, ka ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, që konsiderohet si zona më e sigurt në vend. Gi...
AKTUALITET
11 Nëntor18:41
Probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e prokurores Miranda Bushi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokuroren e Tiranës, Miranda Bushi, duke lënë në...
AKTUALITET
11 Nëntor18:32
U plagos sot në atentatin e Rinasit, Muçi Shaljani 14 vite më parë përplasej me Sajmir Tahirin: E kujt i ha...se je deputet
42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 është bër&e...
AKTUALITET
11 Nëntor18:27
Hap pas hapi, çfarë regjistruan kamerat e sigurisë gjatë atentatit në Rinas. Autori me uniformë u sigurua që Dani të ekzekutohej
Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur zonën pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilman Dani dhe u plagos rënd&e...
AKTUALITET
11 Nëntor18:20
Atentati në Rinas, dalin detaje të reja/ 4 persona dhe 2 automjete për të vrarë Gilmando Danin
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheq...