Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË- Një shtetase ruse dhe një ukrainase janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion. Arrestimi i tyre dhe procedimi i 11 vajzave të tjera u bë në kuadër të operacionit policor "Escort".
Sipas informacioneve policore Anna Tkachenko dhe Elena Maslova, vajzat që shfrytëzonin për prostitucion i reklamonin në faqen "Escort Tirana", dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje. Këta të fundit janë ende të paidentifikuar.
Tkachenko dhe Maslova u arrestuan në flagrancë në rrugën "Naim Frashëri", ndërsa akuzohen për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "Escort", pas një hetimi të kryer me metoda speciale.
Arrestohen në flagrancë një shtetase ruse dhe një shtetase ukrainase, të cilat shfrytëzonin për prostitucion, shtetase të huaja të reklamuara në faqen "Escort Tirana", dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.
Procedohen penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni.
Sekuestrohen shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërive në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë regjistruar një procedim penal të vitit 2023 dhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Escort".
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në rrugën "Naim Frashëri", duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.
Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen "Escort Tirana", dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni. Më parë, gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, është finalizuar operacioni policor i koduar "Foreing". Materialet i kaluan Prokurorisë.
foto ilustruese TIRANË- E premtja shënon ditën e mbylljes së garës për drejtor të përgjithshëm të Policis...
motrat berisha dhe klea prenga TIRANË- Motrat Antonela dhe Mariela Berisha vijojnë ende të lira edhe pse janë shpallur në kër...
foto ilustruese GREQI- Një 36-vjeçar shqiptar ka shpëtuar paq ditën e djeshme nga një atentat me armë, teksa ishte duke pir...
Foto ilustruese TIRANË- Gjatë vitit të ardhëm do të përpilohen të dhënat me pasuritë dhe asetet e 12,800 indiv...
Foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut n&...
Foto ilustruese TIRANË- Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosf...
foto ilustruese BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat në vendin e quajtur “Rruga ...
TIRANA- Mediat turke i kanë dhënë hapësirë në artikujt e tyre deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të krijo...
ROSKOVEC- Një 70-vjeçar është plagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në Roskovec. Mësohet se 70-vjeçari...
GREQI- Identiteti i shqiptarit që mbeti i plagosur mbasditen e sotme në Greqi është zbardhur. Mësohet se i plagosur ka mbetur&nb...