91 protesta kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh të vendosur: Rama jep dorëheqjen!
Revolta qytetare kundër keqqeverisjes vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e 91-të të protestave kundër qeverisë dhe kry...
Revolta qytetare kundër keqqeverisjes vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e 91-të të protestave kundër qeverisë dhe kry...
Ergys Agasi do të transferohet në paraburgimin e Bradasheshit, ku do të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me...
Vijojnë ende vatrat e zjarrit në zonën e Vajkalit dhe Qafë-Helmës, në Fushë-Bulqizë. Flakët kanë përfsh...
RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi në qytetin e Korçës, në...
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, dhjetra punonjës policie po finalizonin nj&eu...
Ish-zyrtari i lartë i policisë, Uljan Shpataraku, do të dalë sot në orën 11:00 para GJKKO-së për masë sigurie. S...
Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar hyrjen në radën e portit të një tankeri të listuar nga Inteligjenca e Mbrojtjes...
Dy efektivë policie kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme, 28 gusht, në Kamëz, ku a...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së shtunë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrues...
DASHI Një shtysë pozitive e shoqëron Dashin këtë të shtunë, duke e bërë ditën të përshtatshme p&e...

Dy efektivë policie kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme, 28 gusht, në Kamëz, ku automjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur me një tjetër.
Pas ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar për të sqaruar rrethanat e aksidentit, duke mohuar zërat se përplasja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore.
Sipas Policisë, automjeti i efektivëve ishte duke patrulluar në zonë kur është goditur nga një automjet me drejtues 26-vjeçarin me inicialet R. T., i cili teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke shkaktuar përplasjen.
Si pasojë e aksidentit, dy punonjësit e Policisë kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor në spital, janë jashtë rrezikut për jetën.
26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për të kryer veprimet procedurale, ndërsa blutë e Tiranës kanë theksuar se pretendimi se automjeti i policëve ishte përfshirë në një ndjekje policore në momentin e përplasjes është i pavërtetë.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një përplasje të një automjeti të Policisë me një automjet tjetër, në Kamëz, sqarojmë se pretendimi se përplasja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore është i pavërtetë.
Automjeti i Policisë, i cili ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, është goditur nga një automjet me drejtues shtetasin R. T., 26 vjeç, i cili, teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.
26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së shtunë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrues...
Në episodin më të fundit të “On The Case”, drejtuesi Alex Matthews i bashkohet ish-redaktori i krimeve të Daily Mail, Ste...
Një avari teknike e papritur pasditen e kësaj të premteje, 'paralizoi' për rreth 30 minuta hapësirën ajrore të Shqipëris...
Prej disa orësh, zjarre masive kanë përfshirë pyllin mbi fshatin Dragot në Tepelenë. Flakët po përhapen me shpejtës...
Aeroporti i Rinasit ka reaguar lidhur me problemin e shfaqur në sistemet e trafikut ajror në vendin tonë. TIA ka bërë të ditur se...
Ministria e Mbrojtjes informoi mbi situatën e zjarreve në territorin e vendit, ku deri në orën 20:00 të 28 gushtit janë raportuar ...
Ambientalisti Sazan Guri ka marrë fjalën në protestën e 90-të para Kryeministrisë, duke e cilësuar lëvizjen qytetare si ...
Aktivisti Arben Kola ka denoncuar nga protesta para Kryeministrisë ndalimin e një protestuesi, duke pretenduar se ai është shoqëruar ng...
“U fshehën se kishin frikë nga vezët”. Kështu është ironizuar nga protesta qytetare zhvendosja e mbledhjes së Par...
Miliarda lekë më shumë, tendera për mjete e mijëra kazanë të rinj, por i njëjti realitet në rrugët e kryeqytet...