Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dërguar në gjyq katër persona për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Moskallzim të krimit’. Sipas hetimeve të kryera rezulton se katër perosnat me inicialet S.M., Z.R., E.S. dhe P.K, kanë krijuar tre subjekte tregtare për të kryer veprime fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
Mësohet se autori S.M përfitonte në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga veprimtaria e subjekteve të ngritura nga vetë ai po të rregjistruara në emër të tre perosnave të tjerë. Ndërkohë tre shtetasit e tjerë, të cilët janë akuzuar për moskallëzim krimi, kanë vepruar fillimisht me mirëbesim dhe më pas kanë pranuar hapjen e kompanive në emër të tyre.
"Krijuan kompani për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm duke i shkaktuar shtetit një dëm 45.5 mln lekë, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 4 persona. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër persona për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Moskallzim të krimit’ të parashikuara nga nenet 143, 180/25 dhe 300 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1695 të vitit 2024, rezultoi se shtetasit S.M., Z.R., E.S. dhe P.K. kanë krijuar tre subjekte tregtare për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe furnizimin me mallra pa faturë tatimore.
Këto subjekte, të cilat kanë funksionuar si të ashtuquajturat “NIPT-e shëtitës”, kanë qenë të regjistruara me të dhënat personale të shtetasve Z.R, E.S. dhe P.K., ndërkohë që veprimet reale janë kryer nga shtetasi S.M, i cili përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo veprimtari.
Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasi S.M. ka përdorur marrëdhënien e tij të besimit me tre individët e tjerë për të ngritur subjekte biznesi në emër të tyre dhe për t’i përdorur si mjete për të realizuar aktivitetin e paligjshëm. Ai ka përdorur metoda të ndryshme për të shmangur tatimet dhe taksat.
Ndërkohë që tre shtetasit e tjerë, të akuzuar për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ fillimisht kanë vepruar në mirëbesim, por më pas kanë pranuar pagesa mujore dhe kanë pranuar hapjen e kompanive në emër të tyre.
Këto subjekte kanë kryer një qarkullim në vlerën 303,781,520 lekë, duke rritur shpenzimet për të ulur normën e tatim fitimit në vlerën 45,567,228 lekë, vlerë e cila konsiderohet si dëm ndaj shtetit.
Në përfundim të hetimeve, është provuar se veprimtaria kriminale përfshin elementët e veprave penale:
“Fshehje të Ardhurash në bashkëpunim” – neni 180/25 i Kodit Penal
“Moskallzim i Krimit” – neni 300 i Kodit Penal
“Mashtrimi”-neni 143 i Kodit Penal.
Organet e drejtësisë mbeten të angazhuara maksimalisht në goditjen e fenomeneve që cenojnë integritetin ekonomik dhe sistemin tatimor të vendit."
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokatrës për shfrytëzim për prostitucion t&e...
TIRANË- Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta ka drejtuar një mesazh urimi në emë...
KAPSHTICË- Pashkët kanë rikthyer në vend shqiptarët që jetojnë në Greqi. Emigrantët shqiparë që je...
TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane janë vënë në pranga në Fushë-Krujë dh...
KORÇË- Tre doganierë në Doganën e Kapshticës janë proceduar penalisht. Mësohet se doganierët kanë shpë...
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Një qytetare nga Tirana ka denoncuar një situatë e cila prej rreth një viti shqetëson bano...
TIRANË- Sektori bankar mbylli një tjetër vit të mirë, me fitime të larta dhe me rritjen më të lartë të kredi...
TIRANË- Orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në...
TIRANË- Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka zbuluar të dhënat e fundit rreth popullatës dhe lindj...
ITALI- Në gusht të vitit 2021, një e moshuar italiane 75-vjeçare u bë viktimë e një sulmi seksual nga një i ri....