Qëlloi dy herë Vladimir Bruçin pranë shtëpisë së tij/ Ky është Pjerin Bitani, autori i ngjarjes në Shkodër
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës kanë rikthyer në vëmendje një konflikt të hershë...
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës kanë rikthyer në vëmendje një konflikt të hershë...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posaçme për drejtuesit dhe ish-drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku janë vënë nën akuzë dhjetëra persona, punonjës shtetërorë dhe pronarë të firmave të ndryshme, ishte edhe një tender për mirëmbajtjen e një sistemi për Policinë e Shtetit. Madje, kjo procedurë ka qenë “molla e sherrit” midis biznesmenëve Ermal Beqiri dhe Gerond Meçe, ku ky i fundit u pretendua se u mor peng, me qellim që të tërhiqej nga disa tendera, për t’i hapur rrugë firmës tjetër.
Tenderi në fjalë ka qenë një nga të kontestuarit në atë dosje, ku është ngritur akuzë ndaj disa zyrtarëve, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e gjithsecilit, pasi edhe Meçe ka disa “njolla”, pasi për një kohë të gjatë ka bashkëpunuar me ish-zëvendës drejtorin e AKSHI-t, Daniel Shima, duke ndarë shumëçka. Ndryshimi i drejtimit të kësaj Agjencie ka sjellë përmbysje të interesave, ku vendin e Karçanajt e ka zënë Igli Tafa, edhe ai me probleme gjatë kohës që ka drejtuar AKSK-në, edhe ajo një Agjenci për Sigurinë Kibernetike, ndërsa tashmë po mbron disa interesa të tjera.
Sipas dokumenteve që disponon Vox News, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka anuluar procedurën e hapur mbi kufirin e lartë monetar, me objekt të kontratës “mirëmbajtje e sistemit FER për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.
Fondi limit i kësaj procedure ka qenë 34,992,000 lekë, ndërkohë që shpjegimi i anulimit ka qenë për shkak se AKSHI “konstaton se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme”. Tafa nuk ka dhënë shumë shpjegime se çfarë gabimesh apo mangësish ka në tender, po fakti se kjo procedurë del në dosjen e SPAK-ut flet shumë.
Vox News shfletoi dosjen e SPAK-ut për abuzimet e AKSHI-t, ku rezulton se tenderi në fjalë që ka anuluar Igli Tafa ndodhet edhe në atë akt-akuzë. Në dokumente citohet se “një nga procedurat që lidhen me tërheqjen nga ankimet pranë KPP, nga subjekti ‘ABS’ në pronësi të shtetasit Gerond Meçe, janë si më poshtë vijon: Procedura e prokurimit me objekt ‘mirëmbajtje e sistemit FER për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit’”.
“Në zbatim të vendimit të këqyrjes dhe marrjes së dokumenteve, nëpërmjet procesverbalit të këqyrjes së datës 03.11.2025 janë administruar disa praktika të procedurave të prokurimit publik. Këto prokurorime për qëllime të hetimit janë ndarë në tre kategori ... (ii) prokurime të lidhura me subjektin ‘ABS’ sh.p.k ku përfshihen tërheqjet nga ankimimet por jo vetëm”, thuhet në dosje.
Më tej citohet se një nga tërheqjet më të bujshme të Gerond Meçes në KPP ka qenë edhe tenderi për mirëmbajtjen e sistemit FER për Policinë e Shtetit, ku janë disa veprime nga drejtuesit e AKSHI-t, si memo e gushtit të vitit 2024 për përfundimin e kontratës, apo edhe një relacion për argumentimin e fondit limit dhe hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit për procedurën e prokurimit./Vox/
Zjarret në vend, Ministria përditëson të dhënat: 4 vatra zjarri mbeten aktive në vend, informon Ministria e Mbrojtjes. Sipas bilan...
Protestuesit kanë përmbyllur ditën e 80-të të tubimit para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tira...
Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim, teksa deri në orën 20:00 janë regjistruar 7 vatra, prej të cilave 4 ...
I është vendosur mbrëmjen e kësaj të marte një lëndë plasëse, eksploziv, një mjeti në qytetin e e Vlor&eu...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur r&eu...
Mazhoranca socialiste ka miratuar në 23 korrik rezolutën ndaj SPAK-ut të ku ndër të tjera e udhëzon për shmangien e paraburgi...
Protesta kundër qeverisë ka shënuar ditën e 80-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë me...
Këta janë emrat e personave të cilët kanë përfunduar në pranga në lidhje me vrasjen e turistit portugez, që u masak...
Një i Burgosur në Qendrën e Burgjeve Ponent, në Spanjë u gjet i vdekur këtë të martë, sipas raportimeve të med...
Në orën 09:00 të 15 korrikut 2026, një kolonë automjetesh të blinduara priste jashtë ambienteve të IEVP Reç. Pr...