Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

KOSOVË- Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e rasteve të dyshimta me këtë sëmundje ngjitëse, kanë bërë që të tejkalohet pragu epidemik, ka paralajmëruar të enjten Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Pragu epidemik është parametër që përcakton nëse një sëmundje ngjitëse mund të përhapet tek popullata. Ai përdoret për të vlerësuar rreziqet e mundshme të një epidemie dhe për të filluar me zbatimin e masave të duhura kontrolli.
Sipas institutit, në Kosovë pragu kalohet kur regjistrohen 5.000, apo më shumë raste me grip.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, instituti tha se nga 6 deri më 12 janar është raportuar një numër prej 7.826 rastesh të dyshimta me sëmundje të ngjashme me gripin.
Ndërsa, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes, i moshës 79-vjeçare.
“Çdo sezon, institucionet shëndetësore kosovare regjistrojnë raste te vdekjeve dhe atë kryesisht te moshat mbi 65-vjeçare dhe rastet me sëmundje kronike përcjellëse, me trend të ngjashëm sikurse edhe në shtetet evropiane”, tha IKSHPK.
Çdo vit, kryesisht gjatë sezonit të dimrit, gripi sezonal prek rreth 1 miliard njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
OBSH-ja vlerëson se ka rreth 3 deri në 5 milionë raste të rënda me grip sezonal në botë, dhe mes 290.000 dhe 650.000 vdekje në vit në botë.
Gripi sezonal është sëmundje akute infektive, e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.
Simptomat e gripit zakonisht fillojnë rreth dy ditë pas infektimit dhe zgjasin zakonisht një javë. Simptomat përfshijnë: ethe papritmas, kollë (zakonisht e thatë), dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, dhimbje të fytit dhe rrjedhje e hundës.
Shumica e njerëzve e shërohen vetë nga gripi. Megjithatë, njerëzit me simptoma të rënda apo me sëmundje të tjera përcjellëse, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.
Vaksina është mënyra më e mirë për ta parandaluar gripin sezonal. Imuniteti nga vaksina venitet me kalimin e kohës, prandaj këshillohet vaksinim vjetor për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
Instituti tha se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon 85.000 doza të vaksinës dhe qytetarët mund të vaksinohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.
Ai i përsëriti thirrjet për qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen./REL
Familja Idrizaj TIRANË - Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u zhvillua këtë t&eum...
TIRANA- GJKKO ka caktuar masën "arrest me burg" për Ervin Demën, Igli Dervishin e Shkëlqim Pashjan të arrestuar në Elbasan ...
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 17 vite burg Erjon Llapushin për vrasjen e kryekamarierit Gazment Kurmaku më 2 tetor 2021. ...
Ardian Nikulaj TIRANË - Gjykata e ekstradimeve në Londër i dha dritën jeshile drejtësisë shqiptare për të ekstradua...
Foto ilustruese TIRANË - Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 16-vje&...
TIRANË - Një 46-vjeçare me profesion edukatore është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar një ...
GREQIA- Gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa vijon të qëndrojë i sh...
KOSOVA- Brenda 21 ditëve të janarit, konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë ka arritur në 26 mijë megavat&eu...
TIRANË- ‘Prej disa vitesh kam hapur profilin tim në internet në platformën profesionale ‘LinkedIn’ e cila t&e...
Dëborë SHKODËR - Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë qarkun e Korçës edhe këtë të en...