“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...

KOSOVA- Brenda 21 ditëve të janarit, konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë ka arritur në 26 mijë megavatë-orë, ose mesatarisht mbi 1000 megavat brenda një ore. Vlera e saj energjie është 28 milionë euro. Zyrtarë të KESCO-së, kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë, kanë treguar se brenda 21 ditëve të janarit për nevojat e konsumit të Kosovës janë importuar 28 milionë euro energji elektrike.
Brenda kësaj periudhe, konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë ka arritur në 26 mijë megavat-orë, ose mesatarisht mbi 1000 megavat brenda një ore. Ndërsa brenda orëve të pikut, gjatë kësaj periudhe, kosovarët kanë shpenzuar saktësisht deri në 1,330 megavat orë energji elektrike.
Këto shifra të energjisë elektrike të shënuara si konsum gjatë ditëve të kaluara të janarit, tregojnë se Kosova me kapacitetet ekzistuese të prodhimit (rëndom janë në operim dy blloqe të termocentraleve Kosova A dhe dy të tjera të Kosovës B, me gjithsej dikur rreth 780 megavatë-orë), nuk ka gjasë reale për të përmbushur nevojat e konsumit në rritje si rrjedhojë e ditëve të acarta të dimrit.
Kosova, qëkur është aktivizuar linja 400 kV me Shqipërinë, ka pasur në dispozicion linja transmetimi të energjisë elektrike me katër vendet fqinje – Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Linja me Serbinë, për shkaqe politike dhe vendime të njëanshme nga pala serbe, ndër vite ka pasur periudha të pasivizimit të pjesshëm, por edhe të tërësishëm të funksionimit. Edhe tani, kjo linjë ka kohë që është e bllokuar dhe jashtë funksionit normal të saj.
Ditë më parë media e njohur Reuters, i ka kushtuar një artikull rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Evropë, në mesin e tyre edhe Kosova. Në këtë artikull thuhet se tranzicioni energjetik i Kosovës, për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050, do t’i kushtojë Kosovës jo më pak se 4.5 miliardë euro, një shifër kjo tepër e lartë për ekonominë e vendit.
Aty theksohet se Kosova po mundohet që ta arrijë hapin me pjesën tjetër të Europës, duke instaluar shumë burime të rinovueshme. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë. Termocentrali Kosova A – i cili gjeneron rrymë me thëngjill, është i vjetër me dekada dhe i ka dy blloqe jashtë funksionit – ka qenë e paraparë të mbyllej deri në vitin 2017 me Marrëveshjen e Komunitetit të Energjisë së Evropës Juglindore.
Aktualisht, mbi 20 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga burimet alternative, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell. Në vitin 2020, Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, përmes së cilës janë zotuar se, deri në vitin 2050, do t’i japin fund prodhimit të energjisë nga thëngjilli dhe do të kalojnë në burime të rinovueshme.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku Kosova përfaqësohet me hapësirën e saj dhe një vizion për zhvillimin ekonomik dhe energjinë e qëndrueshme theksoi arritjet gjatë mandatit aktual dhe planet ambicioze për transformimin e sektorit energjetik në Kosovë.
“Gjatë mandatit tonë kemi dyfishuar eksportet dhe investimet e tyre. Kemi gjeneruar 33 për qind më shumë të ardhura tatimore, pa rritur tatimet, por duke harmonizuar administratën dhe duke digjitalizuar mbi 100 shërbime administrative”, tha Rizvanolli.
Ajo foli edhe për sfidat në sektorin e energjisë, duke theksuar varësinë aktuale nga linjiti dhe nevojën për të kaluar drejt burimeve të ripërtërishme të energjisë.
“Tema e këtij paneli, shfrytëzimi i energjisë së pastër për një të ardhme të qëndrueshme, është një prej fushave ku Kosova ka vizion dhe demonstron ambicie të madhe. Aktualisht, mbi 90 për qind e energjisë elektrike përdoret nga linjiti. Këto resurse, që kanë shtyrë përpara rritjen ekonomike, nuk përputhen më me aspiratat tona për një ambient më të shëndetshëm dhe një planet më të pastër”, deklaroi ajo.
Ministrja Rizvanolli njoftoi për objektivat konkrete të Kosovës në këtë drejtim.
“Synojmë të ulim emetimin e gazrave serë për 30 për qind dhe të rrisim energjinë e ripërtërishme për 25 për qind. Planifikojmë të ndërtojmë 1300 megavatë kapacitete të reja për energji të ripërtërishme, duke përfshirë energjinë diellore”. / Monitor
TIRANË- ‘Prej disa vitesh kam hapur profilin tim në internet në platformën profesionale ‘LinkedIn’ e cila t&e...
Dëborë SHKODËR - Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë qarkun e Korçës edhe këtë të en...
Ariel Rraja TIRANË - 24-vjeçari Ariel Rraja, nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja është arrestuar këtë të enj...
TIRANA- Kredia e sektorit bankar për sektorin e hotelerisë u rrit me ritme të shpejta vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së...
Foto ilustruese FIER - Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në autostradën Vlorë-Fie...
Kanabis TIRANË - Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë ...
Masivi i gurëve SHKODËR - Moti i keq me reshje të dendura shiu që pushtoi vendin një ditë më parë ka shkaktuar prob...
Pamje nga sulmi KOSOVË - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Shirok, në Suharekë, ku një qen ësht&eu...
Parashqevi Simaku TIRANË - Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë së fundmi më tepër detaje në lidhje me gjendjen ...
Foto ilustruese TIRANË - Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë vi...